Aty ku shalqini shartohet me kungull për t’u pjekur më shpejt

30 Prill 2019, 19:05Sociale TEMA

Fermerët në Divjakë kanë kohë që nuk mbjellin më fara apo fidanë autoktonë të shalqinit. Por të gjitha serat janë mbjellë me shartime. Fermerët tregojnë pse ata prodhojnë shlaqi të shartuar me kungull.

Shijes së shalqinit  nga fidani autokton i thoni lamtumirë.  Ky frut më tepër i ngjan një kungulli.  Në Divjakë shalqini është shartuar jo vetëm me kungull, por edhe me Poç, një derivat i së njëjtës familje.

Në formë tynelësh, serrat diellore janë mbjellë që prej muajit dhjetor me këto fidanë dhe prodhimi i parë del në fillim të majit. Një teknologji e tillë, sipas prodhuesve kryhet për të luftuar sëmundjet tek bima, dhe për të rritur rendimentin.

“Bëhet për të luftuar sëmundjet dhe jep prodhim më shumë, është dhe rezistent ndaj mikroorganizmave”, thotë një nga fermerët e kësaj zone.

Ky del në 20-25 maj, sepse është vetëm me pleh organik, këtu pothuajse të gjithë i hedhin shalqinit pleh organik sepse e bën bimën më të bukur dhe më të fuqishme, gjithashtu nuk shpenzon shumë te kimikatet”, shprehet një tjetër.

Përpara viteve 90- të, në treg shalqinin e gjeje në muajin korrik.  Sot tregjet mbushen që në 15 Maj.  Për specialistët e bujqësisë në Lushnje teknologjia shikohet avantazh për rendimentin.

Pra nëse konsumojmë shalqinj jo shume të ëmbël dhe me ngjyrën e kuqe të fortë, kjo nuk do të thotë se, është një produkt i rritur me stimulantë, por vjen i tille nga shartimi.

Specialisti i Bujqësisë në QTTB Lushnje na tregon se:

Një shalqi i pashartuar kërkon 5 ose 6 ndërhyrje me spërkatje, për dëmtuesit dhe për sëmundjet, ndërsa një shalqi që kultivohet me shartim, kërkon maksimumi dy ndërhyrje. Nuk kërkon ndërhyrje me pesticide për sëmundjet e rrënjëve, dhe siguron rendiment të bollshëm”.

1070 ha tokë në Divjakë është mbjellë në 2019 vetëm me fidanë të shartuar.  Në këtë mënyrë jo vetëm tregu vendas mbushet shpejt por edhe ai në Ballkan përmes eksportit. (ABC News)

3 komente në “Aty ku shalqini shartohet me kungull për t’u pjekur më shpejt”

  1. Moni says:

    Sigurisht qe frutat dhe perimet kane humbur shijen, por ka dhe nje histeri masive qe ka kapur shqiptaret. Rrofshin rrjetet sociale dhe poston cdo lloj idioti cdo frut apo perime qe i duket jo normale dhe me dhjetra idiote te tjere e mbeshtesin me komente po aq idiote.
    Njeri kishte postuar foton e nje veze te zjere me 2 te verdha, dhe nje tufe injorantesh i mbeshteste idene qe nuk ishte normale.

  2. Kuq e zi says:

    Abc news na paska be artikull per hilet e bujqesise
    Beni mire te studioni abc e alfabetit nuk eshte hile te shartosh shalqirin me rrenjen e kungullit sepse nuk humb aspak vlerat dhe perkunder ka rrenje me rezistuese pra me pak pesticide me mire per ne
    Po mire a e din ky kungulli i artikullit sa i perket hardhise? Qe ka 200 vjet qe shartohet me rrenje te nje rrushi te eger
    Nqs doni te dini cfare hani filloni e hetoni pse futen farna te modifikuara gjenetikisht sepse ky eshte problemi modifikimi i gjenetikes qe trupi yne nuk perballon
    Psh misri kush e fut ne shqiperi faren e tij te modifikuar po faren e shalqirit te modifikuar kush e fut dhe pse qeveria i lejon pse ska nje ligj per keto farna qe hyjne pa kriter?
    Shartimi ne vetvete nuk eshte manipulim sepse nderlidh dy bime te njejtes familje armiku yne jane farnat gjenetikisht te modifikuara dhe stimuluesit e rritjes qe ne nuk prodhojme por i importojme pa kriter…

    Ne keni bythe shkoni e hetoni se kush i fut ne shqiperi kush i mbron ne politike dhe pse nuk miratohen ligje qe te ndalohen?
    Sepse ky popull po ha me shume ilace se ushqim

  3. Agronomi says:

    Ca thua o bole gazetare evropa komplet e sharton shalqirir jo me kungull po eshte kungullishte i themi ne na zona jone, kjo behet per sistemin rrenjore se kungullishtja eshte ne nje familje me shalqirin dhe ka sistem rrenjore shum te fuqishem, dhe ne divjake dhe zonat e fjerit i shartojn me kungullishte ata qe prodhojn per eksport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje