Krekosja e Haradinajt përballë Ramës, pas Berlinit!

2 Maj 2019, 09:03Politika TEMA

Mbi polemikat shqiptare pas Samitit të Berlinit: përse më shumë duhet besuar Edi Ramës se shefit të qeverisë së Kosovës me 99 zëvendësministra?

Nga Enver Robelli

Edhe në kryeqytetin e Gjermanisë Ramush Haradinaj bëri politikë të brendshme. Fillimisht iu ngërmua një konsulli për shkak se disa qytetarë të Kosovës po prisnin në rend për të kryer ndonjë punë. Para çdo konsullate shpesh ka njerëz që presin. Sidomos presin para konsullatave të atyre vendeve me diasporë numerikisht të madhe. Kështu është para konsullatave të Kroacisë në Gjermani dhe konsullatave të Bosnjës në Austri apo Zvicër.

Padurimi i shqiptarëve para sporteleve është epokal. Secili e njeh «dikë» dhe do të kryejë punë pa rend, duke u shtyrë e duke mallkuar shtetin. Skena të njohura këto. Rrjedhimisht, ngërdheshja e Haradinajt në Berlin ishte një përpjekje për të treguar muskujt në drejtim të përkrahësve të tij në Kosovë: pa shihni, pa shihni, çfarë mangupi jam unë! Shihni si ju bërtas unë! Mentalitet odash, ku flet ai që është ulur në krye të vendit. Nganjëherë shqiptarëve u bëjnë përshtypje këto gjeste mujshare, fundja po të mos kishin një afinitet për të parë këso gjestesh, shqiptarët nuk do të përfundonin të sunduar nga autokrati në autokrat.

Edhe më skandaloze ishte krekosja tjetër e Haradinajt se në Berlin qëndroi si dragua kundër armiqve të shqiptarëve siç janë Edi Rama e Hashim Thaçi, të cilët i paskëshin bërë presion ta heq tarifën ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe. Madje Rama e Thaçi i paskëshin bërë presion më shumë se ish-sekretari i Vojislav Sheshelit. Për ta bërë situatën edhe më dramatike, Haradinaj tha se në Berlin i paskësh bërë ballë edhe Angela Merkelit, gruas më të pushtetshme të politikës botërore, dhe Emmanuel Macronit, presidentit të Republikës Franceze. Mungonte vetëm edhe tingulli i lahutës bridashe për të marrë formën e legjendës beteja heroike e Ramush Haradinajt në Berlin.

Versioni që Haradinaj po e përhap në opinion është larg, shumë larg të së vërtetës. Së pari ka një kod etik që bisedat joformale nuk nxirren në shesh – së paku jo pa miratimin e pjesëmarrësve. Shkelja e parimit të mirëbesimit ka pasoja për atë që krekoset në publik. Së dyti – mënyra si komunikon Haradinaj nuk ka të bëjë me Samitin e Berlinit, ka të bëjë me fushatën e tij populliste për të zgjeruar bazën e votuesve në Kosovë. Së treti – në asnjë prononcim publik Angela Merkel nuk i ka përmendur tarifat ndaj Serbisë në mënyrë eksplicite. Kush e ka përcjellë punën politike të Angela Merkelit, kush e njeh stilin politik të saj dhe sidomos biografinë e saj – e di se Merkel nuk kërcënon, madje edhe tensionet e mëdha me Vladimir Putinin, Rexhep Taip Erdoanin dhe Donald Trumpin ajo i kalon me një qetësi olimpike dhe me nerva të hekurta. Për Merkelin Ramush Haradinaj është thjeshtë një politikan ballkanik të cilit mund t’ia ngatërrojë edhe emrin.

Ramush Haradinaj ka nevojë të bëjë heroin e vetmuar në Berlin gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat politike në Kosovë. Nga frika se PDK mund të fundoset në zgjedhje, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi po i bëjnë sehir Haradinajt. Ky i fundit duket se po e shijon këtë moment të karrierës së tij politike. Por kur shijimi i pushtetit stoliset edhe me të pavërteta, gjysmë të vërteta, të vërteta të lakuara sipas qejfit, me rrahje gjoksi, atëherë kjo qasje i ngjan karnavalit. Politika nuk është ring boksi.

Në polemikat rreth Samitit të Berlinit larg më i besueshëm është Edi Rama se kryeministri i Kosovës. Edhe nëse e injorojmë tërësisht sqarimin që bëri Rama, mjafton të shikohet «Pressemitteilung 142», deklarata për shtyp numër 142, e lëshuar nga qeveria gjermane pas Samitit të kryesuar nga Merkel dhe Macron. Aty nuk përmenden fare tarifat ndëshkuese ndaj Serbisë. Njëkohësisht nënvizohet se të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe si pjesë të këtij procesi numërohen: konektiviteti, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi në çështjet e sigurisë, shkëmbimi i të rinjve dhe pajtimi. Përse Haradinaj nuk shprehu mospajtim ndaj kësaj deklarate për shtyp, ku përmendet tregtia e lirë, e cila nënkupton tregti pa tarifa ndëshkuese? Përse nuk kundërshtoi atë pjesë të deklaratës, ku thuhet se Serbia dhe Kosova janë pajtuar që «me ndërmjetësimin e BE-së» të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare?

Nuk është kurrfarë sekreti që shumë shtete perëndimore kërkojnë heqjen e tarifave ndëshkuese. E kanë bërë këtë SHBA-të, Gjermania, Franca. Do të vazhdojnë ta bëjnë. Me siguri një kërkesë të tillë ia kanë bërë Haradinajt joformalisht edhe në Berlin. Edhe Thaçi mund të jetë rreshtuar në anën e Merkelit dhe Macronit, po ashtu edhe Rama. Megjithatë, në dy fjalime të mbajtura në Berlin që i shpërndau sot presidenti i Kosovës, heqja e tarifave nuk kërkohej, përkundrazi!

Kosova mund të kundërshtojë kërkesat për heqjen e tarifave, por kjo herët apo vonë ka një kosto. A e paguan Haradinaj apo populli – kjo shihet dikur. Në të kaluarën Kosova ka pasur aventurierë politikë që ia mbyllnin telefonin Madeleine Albrightit, duke rrezikuar shumë procese. Haradinaj mund të sillet si azgan nëpër mëhallë, por vetëm sa për të argëtuar opinionin shqiptar apo për t’u ngrefosur në ndonjë restorant në Detroit. Kjo s’mjafton për politikë të mençur. Do të ishte mirë sikur tarifat ndëshkuese të mbesnin në fuqi deri në ditën kur Serbia e pranon Kosovën, por bota nuk është e tillë siç mund të paramendohet nga ndonjë odë kosovare. Sigurisht që vendimi për të ndëshkuar pak Serbinë me tarifa ka qenë i domosdoshëm dhe tepër i vonshëm përballë aksioneve të sabotimit nga ana e Beogradit viteve të fundit. Por vendimet e tilla nuk duhet të personalizohen dhe komercializohen për fushata para-elektorale. Edi Rama e Hashim Thaçi meritojnë kritikat më të ashpra për sjelljen e tyre në nëntë muajt e fundit prej se filloi saga e «korrigjimit të kufijve», por kjo më së miri bëhet me fakte dhe jo me sajime nga korridoret e Berlinit. Kur politika e brendshme bëhet politikë e jashtme, gjasat janë të mëdha që ai shtet të humb edhe jashtë, edhe brenda.

Në Berlin mund t’i jetë ndalur hovi idesë për copëtimin e Kosovës, por drama do të vazhdojë. Dhe këtu nuk duhet pasur iluzione se Gjermania do të bëjë mrekulli, as nuk duhet idealizuar Angela Merkelin. Debati mes Kosovës dhe Serbisë ka dalë nga binarët edhe për shkak të rolit pasiv të Gjermanisë. Që nga viti 2011 Gjermania – e sidomos kancelarja Merkel – nuk i ka bërë fare presion Serbisë. Një ambasador gjerman në Prishtinë e lartësonte në qiell marrëveshjen «historike» të Brukselit. Tash pas Samitit të Berlinit Gjermania prapë nuk e tha atë që duhet thënë: Serbia duhet ta pranojë Kosovën! Recitimet se «duhet dialog» tingëllojnë absurde. Nuk po mungon dialogu qe sa vjet, por po mungojnë konsekuencat ndaj Serbisë, madje ajo po shpërblehet e Kosova po mbahet e izoluar! Kjo nuk është politikë e zgjidhjes së problemeve. Për këto gjëra duhet të shqetësohet kryeministri i Kosovës. Jo të merret me poza bajate.

28 komente në “Krekosja e Haradinajt përballë Ramës, pas Berlinit!”

  1. Deep State says:

    Po mundoheni te hidhni balte mbi Kryeministrin e Kosoves pasi ky i fundit i corri masken e tradhetise Kryeministrit te Shqiperise Edvin Ram UTI.

    I pa shkolle dhe sdi shqip mire prape Haradinaj i kosoves nuk ka tradhetuar kombin sic ka tradhetuar Edvin Rama me shitjen e detit dhe mbeshtetjen qe i jep Vucic.

    1. u dhime duke qesh says:

      Efdhe Skenderbeu e ka tradhetuar Shqiperine, keshtu thone tyrcelinjte e sotem ? ? ?

      1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

        kjo quhet PAFYTYRESI TURKOSHAKESH,pordhe me rigon e lepirje te [te gjatit] evropianeve ne rast nevoje [sa te hedhin hallin].
        kjo rrace bastarde sunite verteton fabulen e akrepit………..pabesi arabi,kete bene turqit Pasa Ali,Zogu Ahmed,Hoxha Laver ,Shehi Memed apo se fundmi Berisha Zali………!
        corapekuqi duhet e mendohet mire kur kakaris per bashkim me muslimon brothers se pas tij,nuk ka cudi te perfundoi ne qeli nga vet dora sunite.

        1. " ... nese gervish sadopak nje grekoman shqipfoles, do zbulosh turko-jevgjitin qe ai fsheh mes veti ...! says:

          Mos i qa hallin kaloresit se i varen kembet, o ti Pisoglend cobani!
          Shiko andej nga Graqia qe u lesh muhabeti, ate bej ? ? ?

    2. Dh. Frengu says:

      O Robedh me siguri te ka mbetur qejfi se s te ka emeruar ambasador, por ti je aq i cekte sa ambasador ne Burundi s’meriton te jesh.
      Sa per Ramushin them se eshte i vetmi me koqe.

    3. emigranti says:

      mos ja fut kote se detin e shiti berisha edi rama akoma nuk e ka futur ne axhend te presim pastaj te shprehemi REALITETI

    4. Malcori says:

      Detin e shiti Sala e Basha or magjar, mashtrues. Nuk kishte dale problem deti me greket, qe nga koha Enverit derisa doli fotografi Basha duke firmos shitjen me greken dhe duke pas Salen mbrapa qe bekonte shitjen. Po ju Pede-istet e mutit keni surrat thiu e hani veq mut.

      1. Delimitacion Jonian says:

        Malcoret mbahen per burra te qut por duket se kjo nuk a e vertet ma.

        Meqe jeni dhe pak tholle, Sala e shiti, Ram uti e vulosi.

        Tradhetari Rama tash a baras me Esatin e Ahmet Zogun.

        1. Billy says:

          Kur ka ndodh kjo qe e paska shit Rama detin dhe na s’po e dime. Deri tash, Gjykata kushtetuese ka pezullu vendimin e Berishes dhe te Bashes per shitjen e detit Greqise.
          – Pastaj, kush i shiti nafte Milosheviqit, per me furnizu me nafte tanket Serbe, qe te vras disa kosovare ma shume? Sigurisht Edi Rama.
          – Kush e ka quajt UCK, organizate terroriste dhe marksiste? Edi Rama?
          – Kush ju bante thirrje kosovareve per mos me shku ne Rambuje, ne vitin 1999 ku po vendosej per clirimin dhe pavaresine e Kosoves? Prape Edi Rama? Jo or mec, jo e ka ba SRB-i. (Sali Ram Berisha)
          – Hape gazeten e PD te asaj periudhe dhe ke me pa kto siper, bile edhe kunder bombardimeve te NATO-s mbi Beograd, sepse sipas SRB-it ( Sali Ram Berishes), po vritet populli i pafajshem serb.
          – Megjithata kur kane mu hap arkivat serbe, ka me pa populli shqiptar se kush a kane SRB-i (Sali Ram Berisha).

    5. e verteta says:

      O Deep Statuja qenke korra e naivit ose i punesuar i pd-s me nje byrek e dhalle .Ore rrush akoma nuk e di ti qe marrveshjen per faljen e detit e bene babe e bir Sala me Lulin ,apo je ne kategorine e ballisteve qe bashkepunuan me gjermanet ,u arratisen bashkme me ta neper makina e krociera dhe fajin e kane partizanet qe luftuan gjermanet.Ju skeni kokrren e trurit pasi ja u ka bere vaksinen qysh ne 90-ten ideologu i pd-s rahmetliu Gramoz Pashko.Kerko ta rrisin dozen te japin dy byrek te pakten per rrenat e peshtira qe thua pamvarsisht se ste beson askush

  2. Detari says:

    serbia nuk e njeh kosoven ath nuk mund te bej tregti, kaq mos e zgjat kot.

    1. Tanguli says:

      Greqia e njeh Kosoven praktikisht dhe se shpejti do ta njohe edhe zyrtarisht o Pisoglendi Dekari:P

  3. ¬ says:

    I duhet OKB, NATO dhe BE., Kosovës. (kryeministër kollaj është, dhe ti mund ta bësh)

  4. Bes Brani says:

    Nga i gjithè artikulli duhet tè veçoj njè frazè shumè e goditur : – Recitimet se “duhet dialog” tingèllojnè absurde ! Dialogu nuk ka munguar por kanè munguar koseguencat ndaj Serbisè e cila po shpèrblehet e Kosova vazhdon tè jetè e izoluar ! Ndaj dhe gjèndja èshtè e tillè dèshpèruese pèr tè gjithè ne shqipètarèt. Vetè fakti qè disa shtete tè Gadishullit Tonè nèpèrmjet njè letere kèrkuan nga KE pèrshpejtimin e antarèsimit tè serbisè, èshtè njè tjetèr dèshpèrim se nga jemi tè rrethuar ne shqipètarèt ! Po tè pèrmendim edhe veprimet antishqiptare tè ashtuquajturès opozitè, tè vjen nè mèndje veprimtaria e Esat Toptanit me Qeverinè e Durrèsit. Shqipètarèt me dy shtete dhe tre qeveri ?! Miqtè tanè tè vèrtetè janè pèrtej oqeanit dhe Kongresi i tyre bèri njè ligjeratè pèr krimet shnjerzore tè serbisè ndaj Shqipètarève tè Kosovès ! Po europa kur do tè bèjè njè tè tillè ? Shqipètarèt duan drejtèsi, dèmshpèrblim e tè jetojnè tè qetè nè trojet e tyre. Gjermana dhe mè tepèr Franca nuk kanè pèrse tè vazhdojnè tè kalojnè sipèr problemeve, por ti afrontojnè ato, me politika tè Drejta, nèse vèrtetè duan njè europè tè fortè ku drejtèsia sundon !

  5. xhimi says:

    Ramushi te pakten e ka bere nje lufte per atdheun e vet..po ky kallami i gjate ca k.. ka bere . E ndreqi shqiperin me mafiozet e vet e tani i del per zot kosoves…Po kur serbet ti bjen kosoves perseri ca do bej ky apo do filloj te pikturoj nga zyra e vete maksimumi nese nuk i ka mbath atletet e bardh e ka ik jashte shtetit .. Rama ben mire te rregulloj shqiperin njeher se per ate paguhet apo kur i thane ramushit nuk e duam nje shqiperi te dyte rama i futi nje ngardheshje drogaxhiu e kaq..

  6. z.Robeli Ramush Haradinaj i është bërë fobi,si duket ai mjaftohet vetëm ti përmendet emri ose ti shohë pamjen diku dhe lemeriset,se qfarë tharmi e ka zënë këtë zotëri vetëm ai e di,qenka trazuar mendja intelektuale e Robelit përse kryeministri Haradinaj është ankuar në kryeministrin Rama për sjelljet e tij gjatë samitit dhe nuk shqetësohet fare për pozicionimin e hapur të Rames për copëtimin e Kosovës,tharmi që e ka pllakosur ndërgjegjen e këtij mjerani si duket ka filluar të fermentoj.

    1. Ndoka says:

      Xhevat Salihu mere me Gajret këtë punë. Ramushi ka luftuar dhe në saje të asaj lufte ka fituar Respektin e të gjithëve. Në saje të asaj lufte edhe pse është pasuruar me miliona ka ozurpuar e grabitur pasuri, Njerzit bëjnë përpjekje dhe ja falin i mbyllin sytë. Dhe e gjitha kjo ndodhë pse shumica nuk Lufthansa. Mirëpo kjo puna e politikës tahmina kërkon çasje të tjera. Medemek gjërat tirren e përdridhen ndryshe. Tani me i bërë Karshillak dhe me i trajtue me mospërfillje Merkelin dhe Macronin lind pyetja: Mos po koritemi bre? Se ani ani. Humbja e terenit politik karshi Serbisë ka filluar menjëhere pas çlirimit. Atëhere kur kasta politike e Kosovës pa përjashtim në vend se të merej me plagët e Kosovës dhe të hartonte projekte e plane për vendin dhe ballafaqimet e ardhshme e filluan luftën për dominim të mbrendshëm. Krijuan shërbime informative, Përpiluan dosje për të paditur palën tjetër te ndërkombëtarët vriteshin kundërshtarët, Ozurpohej e vidhej pronë e tundëshme dhe e padundshme. Edhe Ramushi ishte dhe është pjesë e asaj mizaskene. Dikur ka qitur pushkë tani po qet ca shqelma. Është kryeministër i shtetit nga më vegjlit në Europë por gjitsesi më i varfuri. Këtij para se me shitë pordhë e trimni i takon me u ulë në bythë dhe me gjetur sëpaku tani mirkuptim dhe konsensus me Edi Ramën Hashimin etj. Me koordinue dhe jo Me u ankue se Rama po i bënë Pression. Përplasjet dhe debatet duhej ti bënte në debat të mbrendshëm me Ramën. Jo të më treegoj mua.

  7. Lek Dragobia says:

    ‘Krekosje’ e quan Robelli polemikat e Haradinaj pèr çèshtjen e taksès dhe mè pas Ai beson mè shumè Ramèn se Haradinaj me 99 zv ministra. Ndoshta situatat nuk na lejojnè tè fusim ‘spica’ midis atyre qè drejtojnè shtetet shqipètare. Ramushi èshtè i drejtèpèrdrejtè ( e ka qafèn e shkurtèrt dhe fjalèt dalin mè shpejt ) ose italianèt thonè ( senza peli sulla lingua ) Ai ka vendosmèrinè, besèn dhe qèndresèn ! Eshtè ndoshta personi i duhur nè vendin e duhur, ndaj Robelli ndoshta jeni nxituar me mosbesimin ndaj tijè. Rama e lakon fjalèn i pèlqen ta ngasè atè, ndoshta èshtè nga mè tè shquarit nè politikèn shqipètare, por nuk ngjall aq besim tè verbèrt, nuk èshtè mirè qè tè shikosh gjithmonè nga lart gjèrat. Po tè ulen e tè bisedojnè gjèrat ‘rrafsh’ duke u parè sy pèr sy, mund tè ecet pèrpara…..

  8. Ndoka says:

    Kot mundohi të hidhni baltë mbi kryeministrin e Kosovës Dragonin Ramush Haradinaj. Ky nuk është politikan që shitet e blehet sikur Edi Rama e Hashim Thaqi. Por është burr zakoni që për një plesht e djeg jorganin. Në Berlin ka treguar Staturë të burrshtetit bile ja ka kaluar edhe Isa Boletinit. Sjellja e Ramushit kunderejt atij Konsullit faqezi që i len me prit njerzit në radhë e sillet posht e lart ishte shum e butë. E pakta që është dashur të bëjë Ramushi duhej të ishte nja 20 grushta atij dhe me e tërheq zvarrë para njerzve. Pastaj kush është Angela Merkel dhe Emanuel Macron kanë ardhur në pushtet me vota duke u lutur derë më derë aman voto për mua!! Ramushi ka ardhur nga gryka e pushkës o Zotëri ‘ende i ka plagët e pashëruara nga morrat që e kanë ngrenë istikameve se ky me muaj pa la. Andaj lajeni gojën kur flisni për Ramushin. Jeton në Kulla guri Ramushi sikur dikur Oso Kuka në kullë të Vraninës. Dhe Kullat e Ramushit janë të bëra më gur që janë marë nga çdo katund i Kosovës ne Desivojca ja kem dërguar dy Traktora gur me Firgusan. Desivojcë Gllogjan 7 ditë rrugë kemi bërë nëpër shi e borë traktori pa kabinë hiq, Dhe për këtë Dai do i bënim. Bundeshaus e Zvicrës thuhet dhe ashtu duhet të jetë është bërë me gur nga gjitha pjësët e Zvicrës sigurisht që edhe të simbolizoj unitetin e Helveticëve. Ç’far koincidence e ngjajshmërie, Ashtu janë bërë edhe kullat e Ramushit. Jo se Ramushi është inspiruar nga Historia e Bundeshausit Helvetica s‘ka pasur se si! Ky nuk ka lexuar librin për fëmijë „Posta e Porositur“ nga Mark Krasniqi jo më t ket lexuar Historinë E Bundeshasit Zviceran. Por duke qen krejt origjinal por në ngjajshmëri të plot.

  9. Te veme Atdheun mbi veten dhe karrieren e politikanit says:

    Ne kete konflikt une dalloj dy gjera:
    Se pari , kembengulja e Ramush Haradinajt per te mos hequr taksen eshte presioni me i mire qe mund t’i bejne shqiptaret Serbise per t’u ulur ne tryezen e bisedimeve per njohjen e Kospves nga Serbia.
    Se dyti, kjo kembengulje nuk demton aspak (ka me shume te gjare qe iforcon edhe me shume) marredheniet e Kosoves (dhe te Shqiperise si atdheu meme) me SHBA dhe me Gjermanine, sepse Francen ne cdo rrethane do ta kemi kundra per arsye gjeopolitike afatgjata e afatshkurtra.
    Jo intuita politikanit, por shpirti i atdhetarit e shtyn Haradinajn ne anen e duhur te historise.
    Haradinaj po ve ATDHEUNt mbi interesat e tij personale.

  10. Te veme Atdheun mbi veten dhe karrieren e politikanit says:

    Ne kete konflikt une dalloj dy gjera:
    Se pari , kembengulja e Ramush Haradinajt per te mos hequr taksen eshte presioni me i mire qe mund t’i bejne shqiptaret Serbise per t’u ulur ne tryezen e bisedimeve per njohjen e Kospves nga Serbia.
    Se dyti, kjo kembengulje nuk demton aspak (ka me shume te gjare qe i forcon me shume) marredheniet e Kosoves (dhe te Shqiperise si atdheu meme) me SHBA dhe me Gjermanine, sepse Francen ne cdo rrethane do ta kemi kundra per arsye gjeopolitike afatgjata e afatshkurtra.
    Jo intuita politikanit, por shpirti i atdhetarit e shtyn Haradinajn ne anen e duhur te historise.
    Haradinaj po ve ATDHEUNt mbi interesat e tij personale.

  11. Doktori, Prishtinë says:

    Mjere, ai popull qe ka si kryeminister te sojit Ramush Haradinaj: injorant, kriminel, hajdut. Thuhet se ka luftuar. Shume ka njerez qe per para jane ne gjendje te luftojne tere jeten. Kaq.

  12. Pajdhany says:

    Rrambushi osht rrot kaori.
    Kujto se t frysh muskujt dhe qafen bohesh me pesh n politik…..
    Tipave si rrambushi duhet ti dali para nanji politikan dy meyrosh me muskuj dhe t ja trashi zonin,ateher shifni sesi zbythet rrambush karush bythush pidhushaj..
    Epo s na lejn pordht na shqypkarvet me u bo njers.
    Edhe morracak edhe pordhak
    Edhe pisanjos edhe pidhanjos
    Edhe ngordhar edhe muskular
    Gje a gjez
    Kush esht?
    Shqiptarqiqi…

  13. vari karin says:

    politikani duhet te shikoi large ky nuk eshte politikan ky eshte i ngujuar ne kullen e vet. politikani duhet te jete elastik ky eshte gozhda.

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    Enver te kam menduar qe je nje gazetar serioz por me kete shkrim sot e ke dh… fare. Nuk duhet parè problemi kaq ceket. Ketu po perpiqet te luhet me territor.Pikè. Haradinaj ka kuptuar se rrzeiku per coptim eshte i madh,dhe ketu ai duhet mbeshtetur pa rezerva.

  15. 17nentori says:

    Ata qe jane kunder Ramushit duhet te zgjedhin se perse qenkan kunder:
    1) ose ka qene bisede informale (qe sduhet demek te dale ne shesh)
    2) ose nuk i kane bere presion fare
    Po qe se i zgjedhin qe te dyja atehere kuptohet qe i kane bere lesh qe te dyja!!!

  16. Arjan says:

    Ja ke fut kot o Rubell ,pa drejtim si te gjithe anal-istet e pas shiut qe per nevoja personale kane nxjerre ne treg kete toke shumevjecare dhe Po e cojne kete komb ne humnere.Nuk mund te hyj ne luften ndermjet disa plehrave politikane si jashte dhe brenda Shqiperise qe per interesa vazhdojne te bejne cte duan me kete popull,vetem nje pyetje kam per ty ,kujt I sherben ti zoteri ?kombit Shqiptar nuk besoj,,eshte detyra e cdo Shqiptari qe ka gjak Shqiptari te reagoje me cdo mjet per mbrojtjen e Shqiptareve kudo ku ata ndodhen .Sa per ate Se kush nga keta politikane eshte hero dhe kush tradhtar dua te them njeri mut dhe tjetri kak.1000 here Me mire dulla se keta bythelepiresa qe tjeter thone e tjeter bejne.

  17. Jimi says:

    Mendoja se edhe ne kete analize, si ne shum te tjera qe kam lexuar prej teje, do te ishje i njeaneshem, por sot me ke pelqyer. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje