FOTOT/ Madonna tregon marrëdhënien me Lady Gagan: E vërteta e armiqësisë

5 Maj 2019, 20:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Madonna tregon marrëdhënien me Lady Gagan: E vërteta e

Madonna ëhstë rrëfyer për marrëdhënien e saj me Lady Gagan pas shumë vitesh grindje mes tyre.

Këngëtarja u shpreh se ajo dhe Gaga nuk kanë qenë kurrë armike.

Dy këngëtaret raportohet se u përplasën me njëra-tjetrën pasi Gaga publikoi hitin e saj “Born This Way” në vitin 2011 që u krahasua me këngën e Madonnës të vitit 1989 “Express Yourself”.

Për vite ato janë pyetur në lidhje me ngjarjen nga mediat dhe çfarë mendonin për njëra-tjetrën. Ikona e popit vazhdimisht ka hedhur poshtë thashethemet për armiqësi mes tyre dhe kritikoi tendecën e njerëzve për të vendosur dy gra, veçanërisht të famshmet kundër njëra-tjetrës.

“Njerëzit u gëzuan shumë për mendimin se Lady Gaga dhe unë ishim armike, por nuk kemi qenë kurrë,”-tha ajo për British Vogue.

1 komente në “FOTOT/ Madonna tregon marrëdhënien me Lady Gagan: E vërteta e armiqësisë”

  1. ¬ says:

    Ka mënyra të ndryshme për tu bërë i njohur. Jo vetëm politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje