Nëpërmjet dramës ka një kurë...!

6 Maj 2019, 11:17Sociale TEMA

Nga Enida Përlala

Një fenomen shumë i përhapur të cilin e kam quajtur “Nevojë për dramë”. Kemi të bëjmë konkretisht me nevojën e pashpjegueshme të një pjese të madhe njerëzve për të qënë në kontakt me nje ngjarje dramatike. E kam hasur këtë fenomen në punën time si psikologe dhe gjatë kësaj kohe më është dashur të përballem shpesh herë. Cfarë ndodh realisht, ku konsiston ky fakt?

Përditshmëria e punës që bëj më ka njohur me shumë aspekte interesante të natyrës dhe mendjes njerëzore. Aspekti që kam zgjedhur të analizoj sot, ka të bëjë pikërisht me pyetjet:

A e ka kaq të nevojshme njeriu që për të vlerësuar një ngjarje pozitive duhet ta vendosim njëkohësisht përballë një ngjarjeje negative? Çfarë roli të dukshëm ka “drama “ në jetën dhe funksionimin tonë?

Në jetën e përditshme dhe në biseda të ndryshme dëgjoj pohime si ; “Nuk i dua dramat”, “E urrej dramën”, “Nuk kam nevojë për dramë në jetën time” dhe më pas gjej individë shumë të interesuar në ngjarje dramatike, në emisione televizive ose filma me përmbajtje të tillë. Kjo për faktin se traumat janë më bindëse se përmirësimet. Nëse vëmë re mediat, shikojmë që shumica e lajmeve kryesore nisin me ngjarje të rënda dhe fatale.

Ky fenomen është shumë i përhapur dhe ngjan me një nevojë të pashmangshme të individit për të vlerësuar gjendjen e tij aktuale nëse bazohet pikërisht në një ngjarje dramatike të përjetuar ose edhe në një ngjarje dramatike të dëgjuar.

Uni është shumë më i motivuar të shmangë përcaktimet “e këqia” se sa të kërkojë përcaktime “të mira” dhe automatikisht vlerëson fuqinë e shmangies së pasojave negative në krahasim me kërkimin e rezultateve pozitive.

Atëherë, mund ta quajmë ndryshe “Impresionim dramatik”?

Pra nuk mund të tregojmë rezultate pozitive të një qasjeje apo edhe të një pikëpamjeje të caktuar nëse nuk prekim anën negative të tyre fillimisht.

Truri njerëzor përmban një mekanizëm që është i ndërtuar për tu dhënë përparësi emocioneve negative. Shumë eksperimente kanë treguar që një fytyrë e egërsuar del në pah në një mori fytyrash të lumtura por një fytyrë e lumtur nuk del në pah mes fytyrave të egërsuara.

E nëse do të bënim një analizë të mirëfiilltë të gjithë kësaj do të gjendeshim në dilemën:

Të përdorim të gjitha teknikat e mundshme me përmbajtje fillimisht dramatike për të impresionuar mendjet e njerëzve, për të fituar interesin e tyre dhe në këtë mënyrë për të qënë më të pranuar dhe bindës tek ata?

Në auditor gjithashtu jam hasur me fenomenin në fjalë. Një teknikë e mirfilltë bindëse. Përdorimi i një ngjarje me përmbajtje dramatike në lidhje me diskutimin, do ta bënte më të besueshëm atë, do të fitonte vëmendjen e pjesës më të madhe të dëgjuesve dhe mbi të gjitha do ndikonte në rritjen e shkallës së vlerësimit të temës së diskutuar, dhe automatikisht do të konsiderohej si një diskutim, temë, apo qasje e suksesshme.

Ne jemi prezantues të ideve, mendimeve dhe besimeve tona në çdo mjedis social ku bëjmë pjesë dhe sigurisht të gjithë kemi disa teknika performuese që na ndihmojnë në të qënit të suksesshëm dhe bindës në atë që mendojmë dhe themi dhe gjithashtu duam që performanca jonë të pranohet nga të tjerët.

Nga ana tjetër jemi edhe dëgjues, gjykues analizues dhe interpretues për atë çfarë na serviret në një mjedis social. Në pamundësi për të lexuar mendjen e folësit na mbetet të mbështetemi në forcën e fjalës dhe sjelljes për të patur ndikim në përqëndrimin dhe impresionimin tonë.

Atëherë si mund të influencojmë tek dëgjuesit?

Duke patur një aparencë dramatike sociale? Kjo është mënyra e vetme që dëgjuesi të besojë në idetë, mendimet dhe qasjet që zgjedhim të tregojmë? E nëse kjo shfaqje dramatike jepet dukshëm, atëherë do të kemi impakt më të madh në vëmendjen e dëgjuesit?

Të punosh si vlerësues dhe këshillues, është një sfidë e madhe pasi jam hasur me klientë të shumtë mosbesues në punën e Psikologut dhe të ndërtosh një raport besimi është hapi i parë i punës tonë në funksion të ecurisë pozitive të seancave pasardhëse. Gjatë këtyre evidencave jam njohur me atë që vërtetë unë dua tu ofroj këtyre klientëve. ZGJIDHJE!

Por çfarë vërtetë duan klientët? Si e duan ata një zgjidhje? Si u është prezantuar atyre zgjidhja?

Nuk jam mjaftuar asnjëherë me atë çfarë u ofroja klientëve të mi. Ne si këshillues, psikologë ose terapistë të tyre, çfarë duam tu ofrojmë këtyre klientëve? Parandalimin e një humbjeje apo fitoren? Te kush duhet të fokusohemi më tepër. E nëse lexojmë mbi impaktin e një ngjarje dramatike, duhet medoemos që në këtë formë të ofrojmë zgjidhje?

Pikëpyetjet nga eksperienca ime e punës më intriguan të bëj kërkime rreth gjetjes së një terapie që vërtetë do të bënte diferencën. U njoha me BWRT, duke u informuar paraprakisht mbi të e cila cilësohet si një nga Terapitë më të shpejta dhe më efikase për trajtimin e shumë problematikave. Ajo çfarë unë gjeta interesante tek kjo terapi është pikërisht ajo çfarë kam konstatuar më lart.

Terapia BWRT (BRAIN WORKING RECURSIVE THERAPY), punon shpejt, nuk rikujton ngjarje traumatike të klientit dhe nuk i nevojiten detaje të historikut. Punon me problemin aktual pa u kthyer pas në kohë, pa bërë regres dhe fokusohet pikërisht në atë çfarë vërtet duan klientët “Zgjidhje”: Zgjidhje pa dramw

*Psikologe Shkollore, Specialiste në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, Tiranë, Psikoterapiste në formim BWRT (Brain Working Recursive Therapy)

1 komente në “Nëpërmjet dramës ka një kurë…!”

  1. Tonny says:

    Kjo eshte reklame? Apo tema eshte bere reviste “shkencore”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje