Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për të refuzuar shkarkimin e rektorit Mynyr Koni.
Përmes një postimi në facebook, Shahini argumenton se është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit.
Ndër të tjera Besa Shahini shkruan:
“Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit!
Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç absurd që e ka kthyer universitetin në shembullin e mosfunksionimit ligjor e demokratik, përjetuan një moment normaliteti ligjor dhe demokratik.
Konkretisht, brenda vetëm dy javëve nga pezullimi i rektorit, u zgjidhën disa nga çeshtjet që ai refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të këtij universiteti:
– U normalizua marrëdhënia mes rektoratit, dekanëve dhe administratës së universitetit;
– U sigurua qasja në arkivë dhe protokoll për administratorin dhe bordin e universitetit, gjë që rektori e kishte pamundësuar për shumë kohë;
– U hoq sekuestro nga prokuroria mbi sistemin e teknologjisë informative të universitetit dhe u sigurua përfshirja e adresave digjitale të pedagogëve dhe studentëve për qasje në Bibliotekën e sapoçelur Digjitale, për të cilën Universiteti i Tiranës kishte mbetur i vetmi jashtë kësaj qasjeje dhe studentët e pedagogët e këtij universiteti, që protestuan edhe për të pasur një Bibliotekë Digjitale, ishin të perjashtuar prej saj për shkak të bllokadës groteske të Z. Koni;
– U vendos data për zgjedhjen e një anëtari të bordit të administrimit nga studentët;
– U themeluan komisionet institucionale të universitetit, të domosdoshme për hartimin e rregullores së brendshme të universitetit, e cila i hap rrugë mirë-funksionimit normal dhe demokratik të universitetit;
– U krijuan po ashtu komisionet për titujt akademikë dhe komisioni i kurrikulave.
Këto u arritën jo sepse rektori i komanduar ishte një magjistar në menaxhim, por vetëm sepse ai i pezulluari nuk e kishte vullnetin për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës në Universitetin e Tiranës!
Presidenti i Republikës, në dekretin e tij shpjegon se vendimi im për pezullimin e rektorit cënon autonominë universitare. Po të ishte kështu, nuk do të më lejohej me Ligjin e Arsimit të Lartë të pezulloj rektorin në raste të shkeljeve të rënda ligjore, të cilat janë dokumentuar jo me një, por me dy raporte të grupeve të inspektimit në terren.
Autonomia universitare, patjetër do të thotë që vendimet për universitetin merren në mënyrë të pavarur dhe nuk influencohen nga institucionet e tjera! Por, autonomia kurrsesi nuk do të thotë që organet apo drejtuesit e universitetit kanë të drejtën të shkelin ligjin dhe të bllokojnë funksionimin e universitetit! Dhe pikërisht për këtë arsye – për të parandaluar shkeljet e ligjit nga autoriteti më i lartë në universitet, që është rektori – është vendosur në ligj e drejta e pezullimit të rektorit nga ministri dhe e shkarkimit të tij nga Presidenti i Republikës me kërkesë të ministrit.
Presidenti në dekretin e tij nënvizon se paska pasur vonesë nga ana e ministrisë për të komunikuar qëndrimin tonë mbi gjetjet e raportit të inspektimit. Kjo është e vërtetë dhe e kam sqaruar pse: Protesta e studentëve, e cila filloi në dhjetor 2018 na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe të marrim masa të reja. Qeveria vendosi përmes “Paktit për Universitetin” të mbështesë me buxhet bursat e studentëve dhe përjashtimin/përgjysmimin nga tarifat sipas kategorive; të shkarkojë anëtarët e bordeve dhe t’i zëvendësojë me të zgjedhurit nga studentët; të krijojë Bibliotekën Digjitale dhe të financojë plane për investime në kampuset universitare e me radhë.
Në vend se të çoja dokumentin e inspektimit tek Presidenti për të shkarkuar Konin, unë shpresova shumë dhe u përpoqa me sa munda që edhe rektori Koni, të përfshihej si të gjithë në sfidën e madhe të jetësimit të “Paktit”; të merrte masa për zbatimin e ligjit në Universitetin e Tiranës, duke zbatuar rekomandimet e lëna nga grupet e inspektimit dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit në institucion. Por fatkeqësisht, jo vetëm që rektori mbeti në të njëjtën kënetë që ka krijuar në rektorat, por ndërkohë që të tjerët u përfshinë dhe bashkërisht bëmë progres, Universiteti i Tiranës u penalizua nga mungesa e plotë e vizionit dhe vullnetit të Konit.
Presidenti nënvizon se nuk qenkam konsultuar me të përpara së të marr vendimin për pezullimin e rektorit. Unë kam bërë disa përpjekje për takim me Presidentin, por ato kanë rezultuar të pasuksesshme. Megjithatë, duke marrë parasysh që paraardhësja ime kishte biseduar me Presidentin gjerësisht dhe jo vetëm e kishte informuar atë, madje edhe kishte dëgjuar këshillën e tij për t’i dhënë kohë Konit të reflektojë, unë vendosa të veproj. Sepse unë nuk e kam nisur punën nga zero dhe vazhdimësinë institucionale në çdo aspekt e kam konsideruar gjithnjë avantazh dhe domosdoshmëri. Prandaj Presidenti, çështjen e pezullimit të rektorit s’ka pse e sheh si çështje që duhet folur medoemos me çdo individ, por si çështje të diskutuar mes institucionit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe atij të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti thekson gjithashtu se vonesat në nxjerrjen e akteve nënligjore kanë penguar funksionimin e Universitetit të Tiranës. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe fatkeqësisht tingëllon keq në gojën e Presidentit, sepse është një varg kënga e vjetër e korit të një minorance të zhurmshme që ka qenë dhe mbetet kundër Reformës së Arsimit të Lartë.
Aktet nënligjore që plotësojnë Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, nuk kanë penguar në asnjë moment funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, pasi në ligj nominohet qartë se të gjitha aktet nënligjore të dala para hyrjes në fuqi të ligjit që nuk bien ndesh me të, do të zbatohen deri në miratimin e akteve të reja. Prova për këtë është se të gjitha IAL-të e tjera publike dhe jo-publike nuk kanë shfaqur asnjë nga problematikat e UT-së edhe pse kanë punuar më të njëjtin kuadër ligjor!
Sidoqoftë, Presidenti me vendimin e tij, me apo pa vetëdije, i keq-orientuar apo i keq-këshilluar, aprovoi shkeljet ligjore të rektorit Koni dhe i dha një porosi të gabuar qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe studentëve e pedagogëve të UT-së në veçanti.
Porosia se ai nuk do të luajë asnjë rol pozitiv në zgjidhjen e ngërçit absurd në Universitetin e Tiranës, por përkundrazi do të qëndrojë në anën e krijuesit të ngërçit, është një lajm i keq për të gjithë. Përveçse për rektorin e kthyer në detyrë edhe pse shkeli ligjin dhe bllokoi universitetin! Sa keq!”, përfundon Shahini. (TemA)
He me te lumte Besa Shahini. Per intelektuale te tille ka pasur nevoje Shqiperia. Pres(h)sidenti eshte futur ne nje lemsh kaq te madh te sajuar nga ai vete e “keshilltaret’ e tij, sa s’po di te dali qe andej. Turp vertete per kete sjellje, aq me teper kur te gjithe e dine cfare plehre eshte Mynyri e qe duhet nxjerre jashte me shkelma jo me shkresa… Ju zonje vazhdoni sic e keni nisur, se me ju, Cakajn e te tjere Rama po e transformon Shqiperine ne pergjithese e kulturen administrative e shteterore ne vecanti.
Bravo!!!
Pse habiteni me Like floririn, eshte normale qe hajduti te mbeshtes hajdutin?!
O zonjushe na cate trapin me shkarkime politike…
Pse e filloni punen nga bishti ju e pushoni vini njeriun tuaj ne vend te tij pastaj ne si popull demshperblejme mynyrin ashtu si fullanin e te tjere
Pse nuk e denonconi gjykata vulos shkeljet e ligjit pastaj e shkarkoni dhe populli nuk paguan
Shqiperia paguan sa per tre administrata ne vit fale ksaj politike
Nuk po i jap te drejte metes por …
hiqja lenes dhe venja prenes na ropet e kuptoni ju si qeveri (qe gjoja jeni ndryshe nga tjetra) nqs nuk do kishte nje politike te ndyre me vendet e punes pagat dhe pensionet do ishin 300%?
O Besa, ti mire qe je idiote dhe kete e dine te gjithe, por ti qenke edhe si bicim kurve nga ato qe shpif. Mgjs ti e di mire qe te gjithe kete e ben Dhori Kule me ate prokurorin e komunizmit qe keni per Dekan te juridiku dhe ai debili i shkencave sociale prap se prap ti ngul kembe se Rektori ka bere shkelje. Sikur ta njihje sado pak do te ishte e vetmja gje qe nuk do thoje sepse si e njeh ai adiministraten dhe universitetin nuk e njeh gjithe adiministrata jote.. Ah se harrova te te them pse je idiote, ministrja para teje nuk e beri propozimin mgjs me me shume eksperience se ty, ti e bere me vrap se je jo vetem idiote, por edhe ushtare shembullore e edit mgjs je martuar tani……
O stydent. Qenke rritur ne bordello.
´student´´=taliban,je nje ndyresire qe ke rrjedhur nga shpellat.
ZONJA Besa,eshte nje zonje e vertete ne te gjitha germat.
Forca zonja ministre shqiptaret jane me ty!
Like Floriri e ka bere Borxh Sikterisjen e Tij nga Funksionet Shteterore.Marja ne mbrojtje te nje Pizevengu si Koni ,qe merr padrejtsisht 11 Rroga ,duke u futur ne seren e Grabitseve te sojit te Like Floririt ,eshte e pashembellte dhe e Denueshme.Si behet tashti? A duhet te nderhyje Qeveria si per Dekretet e tjera te lancuara se prapthi???
PRESIDENT…..HAHAHA BASTARDI I BERISHES….HAJDUTI DHE KRIMINELI….FUCK LIKE..
president hajdut, por edhe trap fare…
Mai.2018 – Edi Rama: Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.Por per çudi,ky”njeri”qe e
vleresoi me superlativa Presidentin Meta,nuk akcepton vendimet e tij,vendimet e Presidences,qe konstatoi,se per rastin ne fjale
ka shkelje ligjore.Presidenti Meta e cilësoi kërkesën e Ministres Shahini antikushtetuese,”Bazuar në nenin 57 të Kushtetutës,
sipas të cilit “autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.Por,per banden e
“rilindjes” dhe drogaxhiun pevers D’Rama,ligjet kan vleren e letre higjenike,Partia dhe drogaxhiu jan ato qe vendosin per gjitjshka.
Rasti i shkarkimit te Rektorit Mynyr Koni eshte nje shkelje flagrante e rregullave te Demokracise.Kur shikon se shumica e militanteve
aprovojn kesisoj akte antiligjore,tregon qarte,se Shqiperia nuk eshte pergatitur per ne BE.O jashtqitje te kombit,Edvin D’Rama
u bashkua me kriminelin Emiljano Shullazi,vetem per te ndaluar Z.Mynyr Koni te mos kandidonte,dhe ju akoma i mbani anen!
Banda e “rilindjes” i bëri presion Mynyr Konit,me ane te Emiliano Shullazit,per tu terhequr nga kandidatimi Rektorit,sepse frikoheshin
se humbet e zgjedhura e tyre,Klodeta Dibra.Ishte denoncimi i opozites per kete skandal te mirepergatitur nga kryezagari i “rilindjes”,
drogaxhiu Edvin D’Rama,qe deytyroi Z.Mynyr Koni te terhiqet perkohesisht.Zgjedhja e Rektorit ne Universitetin e Tiranes,ku tensionet
ishin te medha,pati nje pjesmarrje te larte ne votim,98%!!!Mynyr Koni fiton 460 vota,ndersa militantja e PS-s Klodeta Dibra,mori 242
vota.Nje fitore e dukshme,qe nuk pertypej dot nga halabaku drogaxhi Edvin D’Rama,qe nuk la mjet pa perdorur per ta denigruar dhe
perbaltur Rektorin Mynyr Koni,i zgjedhur ne menyre Demokratike,vetem se ja ka thene ne sy,se fajtor per gjendjen e Universiteteve
eshte Ministria e Arsimit dhe Kryeministri D’Rame drogaxhiu.Dhe gjuetia e shtrigave vazhdon me zagaren Besa Shahini,qe natyrisht
eshte ndersyer nga drogaxhiu D’Rama,qe ka akoma kurajon te flasi per vlerat e Demokracise Perendimore!Drogaxhiut,hajdutit,
delirantit delinkuent,qe ka asfiksuar Shtetin shqiptare,duke shperdoruar ne menyren me flagrante pushttetin per te lare hesape me
ata qe nuk i shkojn pas fijes,po i vjen fundi.
Si ja paska zene gjithe at postim ne FB kesaj ministres se importuar per te kryer detyrat e ketij KD.
Me gjase at tekst te tille ia ka shkruar Alban Dega nga New Yorku!!!!!
Me kete vend eshte normale qe hajdutet te mbrojne njeri tjetrin. Ndersa presidenti, si kryehajdut, I takon te mbroje gjithe hajdutet e ketij vendi. Fatkeqesia e Beses? Nuk ben pjese ne shoqaten e hajdutve.
O student e ngatron me motren tende mbase shife njehere mire kte pune .se kurvat i ke ne shpi te dyja maman dhe motren .ok studenti i karit se turperon emrin student me ate shkrim .
BRAVO MINISTRE.SI KOSOVARE QE JE,MOZ U MERZIT.PRESIDENTI LSI+PD(JO I POPULLIT) KA DISA ARSYE TE FORTA QE NUK E SHKARKOI KONEZIUN:
1-KONIA KA PAISUR ME SHUME DIPLOMA PLAGJIATURE DISA NGA LSI,LRI,PD,RPD,DEPUTET,ETJ, DHE KJO NUK I SHKON PER SHTAT LIKEFLORIRIT.
2-KONIA ESHTE EMRUAR NGA SALIU DORA-VETE.NE KTO KUSHTE I DUHET MARR LEJE SALIUT…
3-THEMBRA E ARKILIT ESHTE SABOTIMI I LIGJIT TE ARSIMIT TE LARTE.DHE KTE MUND TA BEJE VETEM MYNYRZIU.
4-PROTESTAT E STUDENTEVE U ORGANIZUAN NGA VRENDA UT,KU DORA E KONIT ISHTE E FSHEHTE PRO PD+LSI.
5-ÇUDIA NDODHI SE STUDENTET NUK DONIN TI SHFNIN BOJEN PD+LSI.KJO BERI QE SALIU+LIKJA U INDINJUAN NGA KONI PER MOS KRYERJE DETYRE..DHE
6-KETE DETYRE KONI DO E KRYEJ NE VIJIMSI ME KTHIMIN NE DETYRE.
-KTO GJERA NDODHIN NE SHQIPERI,NDAJ NUK DUHET NERZITUR ME LIKEFLORIRIN.AI AQ DI E AQ BEN.
-MUA ME SHQETSOJ NJE MESAZH I NJE “STUDENTI” ANONIM QE JU U OFENDON NE DINJITET.KY TIP DUHET DENONCUAR NE GJYQ,PASI TEMA E KA NR.E TIJ.EL-FIER.
Z President e di mir ate shprehjen popullore
Qe njera dore lan tjetren
Keshtu qe ai nuk i shkel disa parime te tijat
Krye hajduti nuk penalizon shoket e vet
Po te ishte no nje figur e paster per shkarkim e kish firmosur qe ate dit dekretin .
Ty t’lumt mi goce pri kosove, ai krylopa do i boj t’gjitha qi t’prishi car t’mrrij ti zej dora. Hapsonja tu e prit osht, i ka hik fqija megjith ate çatahenin e modh qi u ka bo plak mo keq se un….Ti ke p’t’rrojt ene ke p’t’a pa me syt e tuj vecse boj gajret ene içik….
Na duhen edhe disa te tjere ministra, nga Kosova.
Tani u takon studenteve t’i tregojne vendin Like hajdutit. Ne te kundert protesta e tyre ka qene e motivuar politikisht.
shtepija do zot…kur zhduket macja te han syt mit.
O Besa Shahini,ju jeni një vajzë e mirë shqiptare.Por NAIVE.Së bashku me Kryeministrin tënd..Mënyr Koni; Ngritja intelektuale shkencore e vajtushme,po i tillë dhe aktiviteti drejtues në krye të Fakultetit tl shkencave.Një dekan që tentonte të përfitonte para edje nga tenderi i solucioneve latëse që përdornin pastrueset e fakultetit.Vëllai siamez i tij,por në politikë nuk mundet të marë.vendime kundër vehtes dë ti.