Lajmi se Tit Vasilit i kanë ndaluar vizën për në SHBA, e tronditi Jarin.
Pas asaj që i bënë Doktorit, kjo me Tit Vasilin duket se është thellimi i padrejtësisë.
Ndaj vendosi të mos heshtë:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Pikë së pari, “Je suis Tit Vasili”.
Kjo që i kanë bërë Tit Vasilit dhe më parë Doktorit, është një urrejtje që segmente të caktuara në SHBA kanë ndaj mjekëve në Shqipëri.
Kjo nuk ka lidhje me politikën, por me profesionin e mjekëve.
Fakti që kjo gjë i ka ndodhur vetëm Doktorit dhe Tit Vasilit, po ashtu doktor, tregon se SHBA ka marrë frikë nga mjekët në politikë dhe kërkon t’i eleminojë ata me mjete të pandershme.
Tit Vasili po e ha se është mjek si Doktori.
Unë sot solidarizohem me Tit Vasilin, pasi e konsideroj goditje nën brez, sulmin ndaj tij.
Politikën e LSI e bën Monika Kryemadhi dhe të PD e bën Lul Basha.
Por SHBA nuk ja mban të merret me Lulin dhe Monikën, po merret me Doktorin dhe Tit Vasilin.
Nga ana tjetër, është provokative që kjo gjë u tha në emisionin e “Zërit të Amerikës”, pasi Tit Vasili ka qenë i vetmi që ka mbrojtur “Zërin e Amerikës” dhe ka theksuar se kur flet “Zëri i Amerikës”, ka folur Departamenti i Shtetit.
Fakti që ata ja bëjnë qëllimisht lajmin tek “Zëri i Amerikës”, tregon se këtu ka një djallëzi ndaj tij, për të zhvlerësuar dhe vlerësimet e mira që ai ka pasur për “Zërin e Amerikës”
Persekutimi që po i bëhet Titit Vasilit dhe Doktorit në këtë pikë, duhet të na shërbejë si kambanë alarmi.
Se nuk është puna që ndalin vetëm ata.
Doktorit nuk i japin as vizë studimesh për mbesën, ndërkohë kanë ndaluar dhe Karminën të shkojë në një hotel me 7 yje në Londër, ftuar nga Instagrami.
Pra sulmi po zgjerohet, ndaj duhet të jemi vigjilentë.
E vetmja fjali që më del nga zemra është “Je suis Tit Vasili”.
I juaji, Jari!”
Mero ku i ke gjetur.Njëri më FANUA se tjetri.Nuk e di ju lebërit i thoni.JANË.SI BAKKA ME ZEKËN Jari me titin.Njëri më i.bukur se tjetri.Kush nga këta e mer Çmimin Misster “Tema ” 2019?