Fredi Beleri dërgon në Athinë dy Vangjelët, Dulen dhe Tavon. Ankohen për Ramën tek ministri i Jashtëm: Të bllokohen negociatat me BE

22 Maj 2019, 19:02Politika TEMA

Ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrougalos ka pritur në një takim përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ish deputetin e LSI Vangjel Tavo dhe kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.

Sipas qeverisë greke pa u respektuar të drejtat e minoritetit në Shqipëri nuk ka çelje në negociatave.

Ministri i Jashtëm i Greqisë bëri të qartë edhe një herë se respektimi i të drejtave të Pakicave Kombëtare Greke është e lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë, si një pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore të Shqipërisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Mospranimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kandidaturës së Fredi Belerit për kryetar të Bashkisë së Himarës sipas Athinës zyrtare, është i pabazuar në ligj.

Çështja e zgjedhjeve vendore në Shqipëri u diskutua gjithashtu në kuadër të zhvillimeve politike në Shqipëri. Vendimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë nuk ka bazë ligjore dhe se duhet të sigurojë përfaqësimin politik të minoritetit grek në zgjedhjet vendore në Himarë.

Ndërkohë Greqia prêt zgjidhje edhe për çështjen e regjistrimit të pronave në jug.

Ministri i Jashtëm theksoi gjithashtu mbështetjen aktive të Greqisë për të mbrojtur të drejtat pronësore të grekëve në Shqipëri, sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst dhe pas publikimit të vendimeve të fundit të Qeverisë Shqiptare, Greqia pret diçka të shpejtë dhe efikase për të lejuar minoritarët të regjistrojnë pronat e tyre, pasi shumë prej tyre janë duke u përpjekur pa sukses për dekada të tëra.

Theksi i veçantë nga ana e kryediplomatit grek u vu në regjistrimin e popullsisë ne vitin 2020, i cili duhet të garantojë të drejtën për vetëdeklarim. Athina zyrtare mbështet të drejtën e vetëdeklarimit të lirë të anëtarëve të minoritetit grek në të gjithë territorit e Republikës së Shqipërisë.

8 komente në “Fredi Beleri dërgon në Athinë dy Vangjelët, Dulen dhe Tavon. Ankohen për Ramën tek ministri i Jashtëm: Të bllokohen negociatat me BE”

  1. Tanaj says:

    Te gjitha keto vijne nga nje shtet robqir qe nuk njeh asnje minoritet ne vendin e vet , minoritete qe ne fakt jane shumice sepse neo greket jane ne fakt bastarde dhe u krijuan ne 1831.

    Vllehet e Dropullit dhe Vurgut qe ja e sjell aty nga bejleret shqiptare nuk kane oas ndoniehere prona.

    Sa per Himariotet nuk jane pjese e minoritetit.

    Edhe partine e jevgut Dule as 10% e himarioteve nuk e votuan.

    Tek vetullshi Beleri eshte nen hetim dhe nuk kandidon dot.

    1. Titi says:

      Pse jane kaq te sigurt neogreket se shqiptaret do te vetdeklarohen greke kur mund te jene amerikane, gjermane dhe francez!?

    2. Titi says:

      Vetdeklarimin nuk e ka asnje vend i botes sepse kombesia merret simbas origjines.

  2. shqiptari i ilirise says:

    Dy Vangjelë,
    në një derë,
    Njëri pjerdh,
    tjetri mban erë.

    Popullor shqiptare.

  3. janullaqis says:

    tope ttope o palikari janullen mu ne prapanic sic e kan qef greket

  4. Flm says:

    O Zot cfar titulli idjot, titull tamam per komentues me mllef dhe antikapat.

  5. o tourkalvanos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    VETO ndaj te pabeseve tourkalvanoi…………………

  6. Ervi says:

    CAMIN IDRIZIN SE KANE MARE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje