Një gur smeraldi me peshë 1.6 kg, më i madhi në 30 vitet e fundit, është gjetur në Rusi. Vlera e gurit të çmuar në treg mund të arrijë në 500 000 dollarë.
Kristali i rrallë u gjet në një thellësi 260 metra, bëri të ditur në një njoftim për shtyp korporata shtetërore ruse “Rostec”, e cila ka nën administrim minierën në Malyshevsky.
Vitin e kaluar në të njëjtin vend u gjet një gur i tillë me peshë 1.5 kg në të njëjtën minierë, ndërsa smeraldi më i madh i gjetur ndonjëherë aty është ai i vitit 1990, me peshë më shumë se dy kilogramë.
Smeraldët renditen të tretët në listën e gurëve të çmuar, pas diamanteve dhe rubinëve. Miniera Malyshevsky në Rusi është depozita më e madhe e smeraldëve në Europë.
Aty përpunohen 94 000 tonë minerale në vit, përfshirë gurët e çmuar: 150 kg smerald, 15 kg aleksandrit që ndryshon ngjyrën dhe më shumë se pesë tonë beril. (TemA TV)