Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur për gazetën më të madhe Holandeze Het Financieele Dagblad (web – https://fd.nl/) .
Cakaj thekson për median holandeze se Shqipëria dëshiron të nisë negociatat me Brukselin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian sot dhe jo nesër.
Duke vene theksin tek reforma ne drejtesi, Cakaj thekson se “Ne jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që ka krijuar një trupë të tillë ndërkombëtare”
“Ministri shqiptar duke u ndalur tek reforma në drejtësi, si maja e sukseseve të Shqipërisë. Katër vite më parë Shqipëria filloi një rinovim të plotë të sistemit të saj gjyqësor. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët po testohen për të parë nëse ata punojnë me integritet.
Kjo po bëhet nën mbikëqyrjen e një institucioni të ri, të përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë nga vendet anëtare të BE, përfshirë dy avokatë nga Holanda. “Ne jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që ka krijuar një trupë të tillë ndërkombëtare”, thekson ndër të tjera gazeta holandeze.”, thekson media holandeze.
Artikulli i plotë:
Shqipëria dëshiron të nisë negociatat me Brukselin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian sot dhe jo nesër, thotë ministri i Jashtëm Gent Cakaj në FD.
Për këtë qëllim, vendi ballkanik ka punuar shumë që prej disa vitesh për reformimin e sundimit të ligjit dhe parandalimin e korrupsionit të përhapur dhe krimit të organizuar.
Javën e kaluar, Komisioni Europian e konsideroi ‘’mbresëlënës’’ progresin e bërë nga Tirana dhe vendi fqinj, Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e tyre të paduruar në BE.
Kështu që Brukseli këshillon vendet anëtare të hapin bisedimet e pranimit me të dy vendet. Do të duhen shumë vite për bisedimet. Vendet e BE-së duhet të japin miratimin e tyre më 18 qershor.
Holanda me siguri do të krijojë shqetësime, ashtu si vitin e kaluar. Në atë kohë ministri i Jashtëm Stef Blok, së bashku me Francën dhe Danimarkën, ndërprenë fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Shkupin.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, Blok tha të enjten se Tirana ka ende ‘’një rrugë të gjatë për të bërë’’ përpara hapjes së një perspektive për integrimin e mëtejshëm europian. Ministri ishte pak më pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Ky vend ka bërë hapa të mira, por sipas tij, edhe Shkupi nuk është ende gati.
Të enjten, ministri shqiptar Cakaj ndërmori një detyrë të vështirë për të bindur Blok dhe Dhomën e Përfaqësuesve për angazhimin dhe vullnetin e mirë të vendit të tij.
Ai shpreson të hedhë poshtë me ‘fakte objektive’ perceptimin subjektiv të vendeve kritike të BE-së si Holanda. Faktet nuk vijnë prej tij, thekson ai, por nga Komisioni Europian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.
Holandezët janë gjithashtu të përfaqësuar në këtë. “Nëse njerëzit nuk më besojnë, ata mund të pyesin bashkatdhetarët e tyre”.
Katër vite më parë Shqipëria filloi një rinovim të plotë të sistemit të saj gjyqësor. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët po testohen për të parë nëse ata punojnë me integritet.
Kjo po bëhet nën mbikëqyrjen e një institucioni të ri, të përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë nga vendet anëtare të BE, përfshirë dy avokatë nga Holanda. “Ne jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që ka krijuar një trupë të tillë ndërkombëtare”, thotë Cakaj me krenari.
Në të njëjtën kohë, 88 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dale nga sistemi, përfshirë tetë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. “Një prokuror i rangut të lartë u largua vetë, sepse ai nuk donte të vetohej”, tha Cakaj. Sipas tij, kjo dëshmon suksesin e kësaj procedure: “Nëse reformoni sundimin e ligjit, ju transformoni të gjithë vendin”.
Thembra tjetër tradicionale e Akilit për Shqipërinë është korrupsioni i përhapur dhe krimi i organizuar, por Cakaj thotë se Tirana mbetet entuziaste. Për shembull, qeveria ka ngritur një grup pune për të frenuar korrupsionin. Përveç kësaj, një agjenci e re kombëtare kërkimore do të shqyrtojë se cilët liderë politikë shqiptarë, sipërmarrës apo drejtues kanë lidhje me mafian.
Problemi është se këto dy organe nuk janë ende funksionale, por sipas Cakajt kjo është një çështje kohe. “Ne kemi gjetur tashmë emrat e njerëzve që do të punojnë atje. Por ata, së pari, duhet të kalojnë testin e vlerësimit”, thotë ministri. “Ne gjithashtu kemi ndërmarrë hapa në këtë fushë, i kemi mbajtur të gjitha premtimet ndaj Komisionit Europian”.
Pyetja është se deri në çfarë mase Holanda i konsideron të besueshme deklaratat e Cakajt. Javën e kaluar – pjesërisht me këmbënguljen e Dhomës – qeveria i kërkoi Brukselit që të rivendoste përkohësisht kërkesën për viza për shqiptarët.
Vizat u hoqën në vitin 2010, por sipas Holandës, përfshirja e qytetarëve shqiptarë, ndër të tjera, në trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Disa vende të tjera europiane gjithashtu ankohen për rolin e shqiptarëve në trafikimin e kokainës dhe kanabisit.
Cakaj thekson se Holanda dhe Shqipëria kanë punuar mirë së bashku në luftën kundër krimit që prej një viti. Ai premton ta zgjerojë këtë më tej, edhe pse Haga ende nuk sheh ‘’suksese konkrete’’.
“Sinqerisht, unë nuk dua të pohoj se Shqipëria nuk ka më probleme me krimin. Por, gjatë intervistave të pranimit me Brukselin, kërkesat për ne po rriten më tej. Ato janë një instrument për vazhdimin e reformës. Ne kemi nevojë për këtë momentum për t’u afruar më shumë me vlerat europiane. Një sondazh tregon se 92% e popullsisë sonë e dëshiron këtë. Ne jemi një komb europian”.
Brukseli gjithashtu ka paralajmëruar më herët se ‘’perspektiva europiane’’ është një motivim për të ruajtur ndryshimin, sidomos për të rinjtë, që do të zhgënjeheshin nga vende si Shqipëria, që mund të komandohen lehtësisht.
Blok thotë se, edhe pas bisedës së tij ‘’të mirë’’ me Cakajn, ai është i vendosur.
shqiperia i nderuar vogelush , qe me kujton gjinon tek filmi perrale nga e kaluara , dhe ty buzqumesht te moren me qafe , te rri shtrenguar vendi i misitrit, sa per dijeni o vacrrak shqiperia pengohet qellimisht nga ju sot, dhe nga ata qe ishin dje , jeni ju politika qe e pengoni qellimisht , nuk na e ka fajin as hollanda e as dreqi neve , na e ka fajin politika 30 vjecare e juaja , qe doni te vidhni , te plackisni trojet nga pronaret e vertete , te deboni me papunesi shqiptaret nga shqiperia , dhe te denoni vetem hajdutet e domateve , keta jeni ju qelbesira politikane , nese shqiperia e meriton celjen e negociatave , sigurisht qe ato do hapen , por nese ju nuk keni bere detyrat sic ju takojne , atehere mos luani me lojra fjalesh o genti prej kosove , thuaji faleminderit domates shamsha te goces se lida rama , qe te dhuruan ate vend , e leri pordhet se ke bythet e vogla per ate vend , nuk e meriton o koqevaro pike.
Mos u lodh kot z. Caka. Fashistet hollandeze i kane te gjitha faktet per Shqiperine sepse ata jane pjese e procesit transformativ qe po ndodh ne Shqiperi, por ata jane zgjedhur nga establishmenti i dyerve te mbyllura te BE-se qe te luajne rolin e policit te keq. Dhe ata e kane pranuar kete rol me kenaqesi. Hej, Europa eshte krijuar nga organizata kristiane te nentokes; dhe lufta e kryqezoreve me islamin vazhdon edhe sot e kesaj dite. Kane me shume se dy mije vjet qe luftojne me islamin se kush do te marre Jerusalemin dhe kush do te marre Kishen dhe tokat e “shenjta” atje! Eshte vetem nje cope toke qe ka perpire me miljona njerez ne keto dy mije vjet. Dhe saga e krishterimit ne lufte me islamin vazhdon! Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Por nuk ka rendesi. Mjafton qe te kesh edhe 3-4% myslimane qe pine raki dhe qe vajzat nxjerrin shalet neper rruget e Shqiperise, ti prape je mysliman sepse ke eera myslimanesh. Dhe sigurisht dikush vendosi qe ne Shqiperi te ndertohen 600 xhami. Kot na si koti, nen drejtimin e esadistit Sali Pashe Toptani dhe udhezimeve te UDB-se e KGB-se. Dhe Shqiperia na listohet si vend mysliman me 600 xhami. Ky eshte tmerr per katoliket hollandeze. Edhe sikur Shqiperia te filloje te leshoje xhevahire apo diamente nga bregdeti apo qielli i saj asnjehere nuk mund te pranohet si pjese e Establishmentit Kryqetar te Kaloresve te Kryqit te Kuq (Rossicrucian Order) te Europes. Nese nuk e keni kutpuar akoma kete loje te ndyre ore shqiptare atehere ne djall te veni! Shqiperise i duan vetem kaloresit me shpata (ose me mire mish per top), djemte dhe vajzat e saj per te bere punet e NATO-s, por nuk i duan si pjese e establishmentit benelux. Shqiperia shihet me perbuzje si nje vend i mbushur me trafikante, njerez te korruptuar dhe te pa denje, si nje abis mysliman. Nderkohe qe keto zanate qe na akuzojne lulezojne bash mu ne mes te ketyre shteteve te degjeneruara europiane. Qe Britania po ju largohet me percmim ketijn establishmenti ka nje kuptim per ne shqiptaret. Jane vertete per tu percmuar dhe jo per tu lakmuar. Shqiptare thirrini mendjes dhe bejeni Shqiperine vet. Behuni te mencur dhe mos u beni lypsaqar, sepse Europa nuk do tju sjelle pjata te florinjta dhe as mireqenien qe ju meritoni. Keto do ti beni vete. Me njerez te mencur. Duke punuar se bashku. Largojuni kompleksitv te lypsit qe del ne rruge me doren te shtrire per nje lemoshe hollandeze apo franceze apo alla-nazi. Nderkohe qe keni tokat dhe qiejte me te bukur qe Perendia mund ti kete dhene ndokujt ne Bote. Keni me shume se 300 dite me diell dhe dete te mrekullueshme. Keni klime dhe bukuri natyrore per tu admiruar. Nuk e shikoni si po vijne me miliona kryqetare, si qente pas bushtrave, sapo kane zbuluar bukurite tuaja. Nuk keni nevoje per kete establishment qe do t’ju vjedhe dhe rrase 7 pashe nen dhe. Gezoni ate qe ju ka dhene Perendia! Konsiderojeni veten me fat per cka keni dhe mos bridhni neper dyert e pista te Berlinit, Parisit, apo Roterdamit (edhe emeri bie era kalbesire; ne anglisht: rotten – i kalbur) dhe bejeni vete Shqiperine. Ju mundeni ta beni, mund ta bejme bashke. I kemi mundesite. Ashtu sic edhe Iliro-Epirotet tane trima i mbrojten keto toka te bukura me gjokset e tyre ashtu edhe ju mund ta beni. Keni besim dhe mos shkoni pas te shiturve dhe te blereve nga bodrumet e Moskes, Beogradit dhe Athines. JU MUNDENI!
Nje nga aresyet qe dhe kjo kerkese minimale per te hapur negociatat (jo pranim…) nuk po perfillet nga Brukseli eshte se individet qe po ndermjetesojne nga pala shqiptare jane te “paperfillshem”, si ministri i jashtem, e disa te tjere. Ky eshte problem kombetar, dhe ne te tilla negociata, burrat me te afte e me eksperience te kombit duhet te marrin kete pergjegjesi. Ndonese pak ne numer, i kemi dhe ne disa individe qe mundet me dinjitet dhe kulture te negociojne nje hap kaq te rendesishem. Kryeministri yne ka vene kete Cakajn, qe normalisht duhet te ishte ne nje pozicion “junior’ ne mistri si ndihmes i dikujt me eksperience. Dhe ai para tij ishte po ashtu nje voccerrak, pa eksperience e pa ekspozim ne ate pozicion. A eshte per tu habitur pastaj qe as kerkesen per “hapje negociatash” nuk na pranojne?? Kjo pune u be per te qeshur vertet, por shakaja po behet e hidhur, se vendi eshte ne krize te madhe. Po boshatiset nga dita ne dite!!! Numrat e censusit jane alarmante. Vendi nuk po i jep brezave te rinj mundesi apo shprese per te krijuar familje dhe per te planifikuar jeten.