Nga Plarent Ndreca
Çfarë ndodhi dje? Juridikisht asgjë. U deklarua për mediat një paçavure juridike, si disa të tilla, të bëra ka do kohë, nga bujtësi i pallatit presidencial.
Politikisht? Po, kishte një të re. Dje protestës iu bashkua edhe Ilir Meta dhe hodhi “molotovin” e tij në fushën politike. Dje, bujtësi i presidencës hoqi maskën, zhveshi mantelin presidencial dhe tentoi me “molotovin” e tij t’u djegë mundësinë shqiptarëve të votojnë.
Juridikisht ky akt nuk thotë asgjë. Është një akt nul, që nuk prodhon e nuk mund të prodhojë asnjë pasojë. Presidenti nuk ka në dorë të drejtën sovrane të qytetarëve për të zgjedhur. Ai thjesht përcakton datën e zgjedhjeve, kompetencë të cilën e ka ezauruar e nuk mund ta ushtrojë më.
Është pikërisht kjo date që percakton momentin se kur fillon periudha zgjedhore, se kur organet e administrimit zgjedhor e marrin në dorë administrimin e të drejtës së votës të qytetarëve. Çdo akt juridik, përfshirë edhe “molotovin” presidencial, gjatë kësaj periudhe, vlerësohet si ndërhyrje në procesin zgjedhor e për rrjedhojë vlerësohet e shqyrtohet nga organet e administrimit zgjedhor.
Mjafton një seancë plenare e KQZ-së, që vlerëson pamundësinë e aktit të presidentit të ndërhyjë në zgjedhje, dhe gjithçka juridikisht mbyllet këtu. Procesi zgjedhor është i pandalshëm juridikisht, pasi ai tashmë është në duart e administratorëve dhe të qytetarëve, askujt tjetër.
Por, dje, sigurisht lajmi ishte politik. Dje ndodhi rreshtimi në ballë të protestës edhe i bujtësit presidencial. Jo me banderola, jo me blic telefoni apo kangjella burgu, por me dekret presidencial.
Nuk ka dyshim, që një akt i tillë i tij ka shkelur të paktën 4 dispozita kushtetuese në mënyrë flagrante, ashtu siç nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha kushtet që Presidentit të Republikës t’i fillojë një procedurë shkarkimi.
Por, unë mendoj se bujtësi i presidencës duhet të marrë nga kjo mazhorancë përgjigjen që ai meriton. Ilir Meta bëri një akt të pastër politik, aspak juridik apo kushtetues, mazhoranca duhet t’i përgjigjet po me një akt politik. E akti më i fortë politik i një mazhorance është mëshirimi.
Kjo mazhorancë nuk duhet ta shkarkojë por thjesht duhet ta mëshirojë bujtësin e pallatit presidencial, pasi ai nuk di se ç’bën. Duhet t’i vendosë në ballë vulën e injorimit e të moskonsiderimit. Ai duhet lënë aty ku është e ashtu siç është, si një dëshmi e kristaltë e faktit sesa i shëmtuar ngjan në sytë e qytetarëve një bujtës i atij pallati të shenjtë, kur vesh fustanin e partisë e zhvesh frakun e shtetarit.
Ai duhet të mos ngacmohet e më pas të harrohet në lundrimin e tij të qetë në barkën opozitare. Ai duhet të marrë, ashtu si edhe Luli e Mona, përgjigjen më 30 qershor. Ai duhet ta marrë përgjigjen të fortë e të qartë nga zgjedhësit e këtij vendi, që duan të ushtrojnë përgjësitë e tyre kushtetuese.
Qytetarët e dinë shumë mirë se çfarë po bën bujtësi presidencial, e kanë shumë të qartë që presidenca nuk ka më president, por ka thjesht një banor të saj. Lëreni të shijojë salltanetet e atij pallati e bashkë me të të marrë vulën e turpit të shqiptarëve, të cilëve po tenton t’ua pengojë rrugën drejt kutive të votimit.
Ne e dimë që ai është i bezdisur me detyrën e tij, atij ajo detyrë e lartë nuk i thotë asgjë, nuk e frymëzon më, madje ai ka filluar ta urrejë atë (aktet e tij e dëshmojnë këtë).
Mos ia jepni kënaqësinë e të shpallurit viktima e radhës opozitare. Mos ia jepni kënaqësinë e marrjes së këtij titulli nga dollapët e sirtarët e tjerë opozitarë. Mos e bëni Allende kur ai është thjesht një banor i mërzitur e I dëshpëruar me madhesinë e banesës së tij hijerëndë, jo komode dhe të parehatshme, pasi ajo godinë shpreh madhesinë e shtetit e kombi tonë. Ilir Meta përditë e më shumë humbet në madhësinë e pallatit tone presidencial, ai nuk është më presidenti ynë, uniteti ynë jo e jo.
Lëreni, injorojeni, harrojeni. Ai do dalë vetë nga ajo godinë, pasi më shumë se këdo tjetër ajo bezdis bujtësin e saj, të mësuar të shikojë nga të çarat e frëngjive të LSI-së e jo nga madhësia e dritareve plot dritë të shtetit e kombit të tij.
Këshilla më e mençur. Ilir Meta thjesht duhet mëshiruar…
TE LUMTE PLARENT ….SHKRIM FANTASTIK
Me këta palaço doni të shkoni në Evrope ju ?
Këta ndyrësira e konsiderojnë kombin si objekt zhvatje dhe asgjë më shumë.
Nuk njohin as ligje as kushtetutë as dipllomaci dhe as dinjitet.
Rëndësi ka interesi i ngushte i momentit.
Kurre nuk ka shtet zerioz me shqiptarë.
I ke thene te gjitha …..sa qe nuk ka me vend per koment!!! BRAVO!
Shkrim shume i mire. Kqz duhet te shpalle dekretin nul e te vazhdoje me zgjedhjet. Floriri do dale vete nga presidenca por Jo si hero, por si qen me bishtin nder shale. Historia do ta gjykoje.
Nje bravo e madhe ,nuk ka me mire se kaq ,juridikisht, politikisht, moralisht Ai ka per te ikur vete se do te shpetoje Lsl, por nuk do munde te shpetoje as koken e ti
Një ligavec nuk mund të bëhet kurrë pëllumb që të fluturojë ,ai mbetet rob i errësirës ,zgëqeve dhe jargëve të pista
Me shume fjale do ta prishnin.Tamam lereni nevetmine e tij.
Kjo foto eshte sa 100 fjale.Shikoni Moniken,fshatare nga Kazakistani,ose nga Korea e Veriut.Kjo na perfaqeson ne si politikane bashke me Liken.
Ore mire dakort me sa parashtron, por perseri e paqarte duhet marre ne konsiderate faktori nderkombetar, cfare qendrimi do kete mbi zgjedhjet a do te mbeahtes perseri kete proces . Uroj qe qendrimi brilant i zotit Palmer dije te vijoje vetem US mund ta mbajne ne kembe kete vend te lodh.
mendim i pjekur.deri tani dhe si une ka shume te tjere,ka menduar vec te tjerave ,edhe shkarkimin.me vjenkeq vetem per pervehtesiin e nje rroge te majme nga y dallkauko pras.,jo president.por ruaj mendimin per nje miting proteste ne shkalle kombetare perpara selive te opozito presidences.te mesoje se cdo te thote popull.ta shohin edhe europianet cthote populli nete vertete,se mlotovistet qe kane pare jane ca funderrina te paguar.te shohin klanin e vertete antieuropian dhe kriminal.dhe ne miting jo me stola e karrike ,por 2 persona per meter katrorteshesheve,rrugeve dhe gjithe bulevardit.le te behenedhe 500 mije.me ne organizim te mire dojete nje feste madheshtore.
PO CBRAVO I THONI NJE BYTHELEPIRESI TE RAMES QE ME NDIHMEN E EDVINIT KA QENE NE ADMINISTRATEN E LARTE. KY VETEM SHKRIM OBJEKTIV NUK ESHTE SEPSE NUK MUND TE BEJNE TE TILLA NJEREZIT E MENDER RILINDJES QE PO E VDESIN SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NJESOJ SI ATA DELENXHILERET E SALI RAM BERISHES. KY NDRECA ESHTE NJE VELLA BINJAK I KATOLIKUT TJETER PJERIN NDREU QE PER SERVILIZEM JA KALOJNE CDO RELIGJIONI TJETER. KATOLIK MIRDITE NE VECANTI NUK KA ME TE PABESE DHE ME INTERESAXHINJ. KESHTU QE JU KOMENTUES ENTUZIASTE MOS E MERRNI ME KAQ PASION DHE DUARTROKITJE TE SHKRUAJTUREN E PLARENTIT EDHE PSE E KUPTOJ QE JENI BRIMA TE FYELLIT TE RILINDJES.
Te lumte zt. Ndreca, nje shkrim per tu admiruar. Te tille njerez ka shume ne vendin tone, ata boll kane heshtur, tani eshte rradha e tyre per te folur dhe vepruar, pasina mbyten kadrinjte ne kazanin e stetrosur te mediave shqiptare. Boll me me sahan lepires, te cilet shesin veten dhe familjat e tyre per lek.
PO CBRAVO I THONI NJE BYTHELEPIRESI TE RAMES QE ME NDIHMEN E EDVINIT KA QENE NE ADMINISTRATEN E LARTE. KY VETEM SHKRIM OBJEKTIV NUK ESHTE SEPSE NUK MUND TE BEJNE TE TILLA NJEREZIT E MENDER RILINDJES QE PO E VDESIN SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NJESOJ SI ATA DELENXHILERET E SALI RAM BERISHES.
KY NDRECA EDHE NE SHKRIM FLET ME FJALORIN E EDVINIT, ME “NUL” ME “MOLOTOV” ETJ. SEPSE NDRECE PLARENTI ESHTE NJE VELLA BINJAK I KATOLIKUT TJETER PJERIN NDREU QE PER SERVILIZEM JA KALOJNE CDO RELIGJIONI TJETER. KATOLIK MIRDITE NE VECANTI NUK KA ME TE PABESE DHE ME INTERESAXHINJ. KESHTU QE JU KOMENTUES ENTUZIASTE MOS E MERRNI ME KAQ PASION DHE DUARTROKITJE TE SHKRUAJTUREN E PLARENTIT EDHE PSE E KUPTOJ QE JENI BRIMA TE FYELLIT TE RILINDJES.
Te lumte zt. Ndreca, nje shkrim per tu admiruar. Te tille njerez ka shume ne vendin tone, ata boll kane heshtur, tani eshte rradha e tyre per te folur dhe vepruar, pasina mbyten kadrinjte ne kazanin e stetrosur te mediave shqiptare. Boll me me sahan lepires, te cilet shesin veten dhe familjat e tyre per lek. Njerezit duhet te zbresin, boll me kafshet e pyllit te cilet mezi presin si ujqerit vetem mjegull. Tung
Bravo….me mire lereni aty …ne ate pallat …injorojeni….ashte keshtu ai ska bere asgje
???
E vertete. ILIR Meta eshte njeri I vogel dhe me vese, I padenje e I paafte per president I vendit. I zhvleftesuar para popullit te vet dhe para botes, nje kufome.
po kush je ti o plarent ndreca ! po nje hajdut je ! ke bo namin ke ministria e arsimit ! o lepires i sajmir tahirit! po te keni byth thuaj shefit ta shkarkoje ilir meten ! po vetem me vjedh e keni mendjen ! surrat i shtremet o katunar se ma mytet !
Po institucionin e Presidences si do t’a mbrojme prej molotovit permanent ,brenda tij ?Ky eshte institucioni i larte i shtetit te shqiptarve,,,jo i bllokut te like-floririt.
Të lumtë, më qartë se kaq nuk ka. Faleminderit që e ndan me ne dhe na bën të besojmë se ka akoma njerëz qe¨shohin dritë në Shqipëri.
Dritë dhe jo errësirë që bubullon, sa herë që opozita destruktive dëshiron të protestojë me dhunë për të marrë pushtetin.
Pushtet të cilin e humbi me votë në 2017-ën dhe me vetëvrasje në 2019-ën. Ky është fat i madh për Shqipërinë, Brez tjetër dhe opozitë tjetër konstruktive do bëjë të mundur që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, pa qënë nevoja ti japë leje Europa.
Mender president Hajditi mbron ish hajdut preidentin këta janë politikanët e Shqiprisë post socialiste unë ty ti mua këte politikë kanë
Komentuesi Tafe,emnin e vertet e ka Tuaf.Por ne dashuri e therrasin Tafe.
Bana kete skjarim per te mos i marre ne konsiderat komentet e tije.Sepse duhet ta kuptoni per cdo komentues kur perserit komentin ingje per ingje me pike e presje pa kurrfare ndryshimit disahere rradhazi ka manin per tu dukur dhe imponue te tjerve si i ditun i madh.
Pershendetje.
+Nje shpjgim shume i sakt dhe shume thjeshte.
Like Floriri e ka humbur torruan dhe s’di cfar flet!
Paska qene e thjeshte , nje PRESIDENT (pronar) partie ne minorance, mund te anulloje zgjedhjet . Kot u ropat rrugeve TENOR UDHEHEQESI Lul , me mercenarovandalet , dhe hallexhinjte e bashkive aty rrotull , duke djegur e shkateruar e duke u rahur me njeri tjetrin !
Cingi kostum
Ska se si te ndodhe ndryshe, kjo dihej. Ne kete katrahure presidenciale dy njerez fituan,, Meta & Berisha, dy siameze te betuar per njeri tjetrin. Qesharak pa yndyre burri, i pa bese , mos mirenjohes, dredharak e burr aspak. Gjith jeten e tij politike, turpin si ky dhe e shoqja, e kane pase lajmotiv te karakterit te tyre. Gjithe jeten e tij, eshte ndodhur gabim, ne vendin e duhur dhe kohen e duhur. Nese ka dhe do te vendoset drejtesi, drejtesia duhet te meret me kete te parin. Sovrani ja njeh mire sa i vlen lekura ketij patericieni, ku me qetesine dhe dashurine e tij dhe krye sterren qe drejton partine familjare, kane shantazhuar hapur njerez te cilet i kane denoncuar per zhvatje. Lulzim Basha eshte ne te drejten e tijevpolitike, e keqja e ketij vendi eshte Meta & Berisha.
pse duhet meshiruar e injoruar? qe te beje akoma deme? qe te shpernadaje edhe parlamentin??? ne burg e ka vendi ky maskara e jo me ta meshirojme…apo pse ka mbushur xhepat me miliona euro te nga financat publike??? ta meshirojme thote djaloshi…..
Ore, ju grini kot. Kjo pune zgjidhet kollaj fare, si gjithe bota … ,e lufte civile. Populli shqipetar e ka care palle ne dore ate rrugen e historis. Per sa kohe e ka pallen me vete do vazhdoje ta perdori si opsionin numer nje.