Rama gaforre, Meta dashi apo Basha binjakët, astrologia Meri tregon fituesin: Kush përfiton

18 Qershor 2019, 13:48Politika TEMA

Nga studio e “Wake Up” në Top Channel, astrologia Meri Shehu bëri një parashikim të situatës politike më vend. Ajo tha se do ketë zgjedhje, duke treguar edhe palët më të favorizuara.

“Zgjedhje do ketë. Kush është më i favorizuari nga këta, kryeministri Rama gaforre, presidenti Meta dashi, apo Lulzim Basha kryetari i opozitës që është binjakët.

Binjakët janë në një pozicion shumë më të vështirë këtë vit, sepse Jupiteri ndodhet në Shigjetar dhe i kundërshton bindshëm. Mirë, ju do thoni kështu, por a është vërtetë në pozicion të vështirë opozita?

Po është në pozicion të vështirë, sepse ka sulmuar presidentin që të shtyjë zgjedhjet. Presidenti që është dashi në mendjen e vet pretendon se po drejton kombin. Dashi është gjithmonë në stil drejtues ose mendon në vetvete se ai po bën një zgjidhje për kombin.

Por dashi në këtë kohë nuk është në relacione të mira në pozicionet e planetëve. Në momentin që ai e ka marrë këtë vendim në konfuzitet, pra shtyrjen e zgjedhjeve, ka një lloj dyshimi.

Gaforrja jo se është në pozicion më të mirë këtë vit, sepse gaforrja ka ankth ka stres, por duke qenë këta të dy në pozicione shumë të vështira, i bie që gaforrja të përfitojë.

Binjakët në gjendje të vështirë. Nuk bëjnë gjëra të mëdha, maksimumi deklarata, por nuk arrijnë shumë’, tha ajo ndër të tjera.

4 komente në “Rama gaforre, Meta dashi apo Basha binjakët, astrologia Meri tregon fituesin: Kush përfiton”

  1. Shkëmbi says:

    Bravo Meri. Në fakt ti e ke bërë analizën e situatës politike shumë më mirë se ANALISTËT profesionistë, pasi edhe ata ja futin kot (ose siç ua do interesi), por ti të paktën e shqipton “interesin” tënde shumë më natyrshëm e në mënyrë “bindëse”!

  2. Ujori says:

    Deri tani zoti Rama na thosh se Monika është ajo që shikon filxhanin. Por shohim që vet PS paska vendosur të hedh në lojë fallxhor “të pavarur”, profesionistë.

  3. Bert Romi says:

    Bej leke oj Meri bej se keshtu i ka ardhur koha.Te paguajne gazetat e televizionet per keto gjepura.Te ishte koha e xhaxhit do ta beje nje pune dhe ti per shoqerine,do te prashitje miser me shate ose do mblidhje speca e domate ne are.

  4. Ceni says:

    MERI I ke rene pikes. Binjaket karakterizohen nga dyzimi. Dashin temperaturat e plogeshtojne dhe duhet qethur ose hequr briret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje