Pas akuzave për mashtrim, Zvicra "i ngrin" llogaritë bankare këngëtares shqiptare

21 Qershor 2019, 18:45Lifestyle TEMA
Pas akuzave për mashtrim, Zvicra "i ngrin" llogaritë bankare

Reperja shqiptare Loredana vijon të mbetet nën hetim për skandalin e mashtrimit nga autoritetet zvicerane, të cilët i kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.

Kështu raporton e përditshmja zvicerane, Zentraplus.ch.

Gjykata e Kantonit të Luzernit ka njoftuar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares nga Ferizaji Loredana Zefi.

Kur autoritetet e përdorin këtë mënyrë hetimi, ekziston dyshimi se paratë në llogaritë e tyre vijnë nga një krim.

Këngëtarja Loredana po hetohet aktualisht për skandalin e mashtrimit ndaj ciftit zviceran, të cilëve i mori 700 mijë franga.

Përveç kësaj, prokuroria është duke zhvilluar një padi kundër Loredanës edhe për kërcënime e grabitje.

Sipas çiftit nga Valais, ajo u prezantua si avokatja Anna Landmann.

Ndërkohë, në deklaratën që dha në Kosovë, reperja u shpreh qartë se nuk mori asnjëherë para me dhunë.

E kemi parë shpesh herë që ajo e pëlqen jetën luksoze dhe këtë e tregon me klipet muzikore si dhe me postimet që bën në rrjete sociale.

2 komente në “Pas akuzave për mashtrim, Zvicra “i ngrin” llogaritë bankare këngëtares shqiptare”

  1. Kiri says:

    Eshte vete nje shtet hajdutte gjithe kriminelet e botes kane depozitu pare atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje