"Shumë serioze”, ironia e sekretarit të PS: Ilir Meta paralajmëroi me ndëshkim këdo që shkel ligjin për 30 Qershorin!

26 Qershor 2019, 18:40Politika TEMA

Sekretari socialist pë r Marrëdhëniet me Median Alfren Peza ka ironizuar me deklaratën e Presidentit Ilir Meta, sipas të cilës do të ketë ndëshkim për këdo që shkel ligjin për 30 qershorin.

Peza thotë se kreu i shtetit, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin për anulimin e zgjedhjeve, ka gjetur kohën për të bërë “humor të zi”.

Postimi i Pezës:

“SHUMË SERIOZE”/ Ilir Meta: Ndëshkim kush shkel ligjin për 30 Qershorin!???

Pasi KQZ e cilësoi Dekretin e tij për anullimin e zgjedhjeve, si Akt Absolutisht të Pavlefshëm dhe Kolegji Zgjedhor e konfirmoi, Ilir Meta gjen kohë për të bërë edhe “humor të zi”.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, Presidenca njofton se Meta ka deklaruar:

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”.

E meqë sipas Kushtetutës, populli shqiptar e ushtron sovranitetin nëpërmjet deputetëve, sot me 13 vota pro e një kundër, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Shkaku: Për “shkelje të Kushtetutës nga ana e tij me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.”

Pas kësaj, ec e mos qeshni po deshët, “me shakatë tërë kripë” të Ilir Metës!

12 komente në ““Shumë serioze”, ironia e sekretarit të PS: Ilir Meta paralajmëroi me ndëshkim këdo që shkel ligjin për 30 Qershorin!”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Erdogani shqipfoles Metin mund te bej apo thote cdo gje,sulltan eshte e mund te tall topet me turkoshqipfolesit………..

    1. je vone sot, duhet ta haje qe me mengjes racionin says:

      kur ti ben mungesa, merzitemi se nuk ka kush e ha.

  2. Koba says:

    tashti ka mbetur Akti i Fundit te ketij Legeni te paskrupullt.:T’ia heqi vetes si Alende .Do te themi :Me ne FUND u tregua BURRE e mbajti llafin.

  3. SHBA gati sa nuk ka than kujdes mos baj kakardhia, or lul

  4. toni says:

    Hahahah meta i mbarum

  5. Ai says:

    Po ca kripe shakat kur bon dhe ky shaka qe vdekt mona per ket

  6. maliq says:

    Te vetvritet sic deshte si Alende se mbase shpetojme te gjithe njehere e mire!!!!!

  7. metahajdut says:

    Tia cojm Presidentit kte shkrimin qe tna i kurseje kto shakate qe duhet te mbajme barkun me dore

  8. e duam vendin says:

    Mjaft me me keto hajdut qe duan te bejne pazare me vendin! Ky president i ndyre dueht larguar nje ore e me pare.

  9. beni says:

    Shume serioze hahahaha

  10. Valb.sh says:

    Po kur u be ky njeri te flasi per ndeshkimin e ligjit o zot ku po perfundon vendi im…

  11. loni1 says:

    Mund te me thote dikush se cfare dreqin po ben ky President???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje