Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Gupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Evropës ka tërhequr vëzhguesit pak ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Duke ju përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, i cili duke referuar vendimit të KiE, deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë, Balla deklaroi në një intervistë për “News24” nga Elbasani se ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri e ka OSBE/ODIHR.
Sipas Ballës, gjithçka është dërdëllitje, pasi sipas tij, Kongresi i Autoriteteve Lokale nuk është KiE, dhe as zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 nuk janë monitoruar prej tij.
“Më lejoni të sqaroj se Kongresi i Autoriteteve Lokale është një prej institucioneve përbërëse të KiE, por nuk është KiE, nuk bëhet fjalë fare për gjithë dërdëllitjen që sapo dëgjuan shqiptarët. Është si ai i mbyturi që kërkon të kapet pas çdo çengeli që i del para. Brenda KiE kjo javë ka qenë shumë intensive, bëhet fjalë për çështje të buxhetit, pas ka problem prej muajsh.
Zgjedhjet në Shqipëri edhe më 2917 nuk janë monitoruar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale. Zgjedhjet monitorohen nga OSBE/ODIHR dhe keni parë prezencë shumë aktive të drejtueses së këtij institucioni, Glover. Ky autoritet gëzon reputacion çndërkombëtar për vëzhgimin, e njeh shumë mirë Shqipërinë.
Numri i vëzhguesve të akredituar nga ODIHR në këto zgjedhje është tejet i madh, për një vend me 3 milionë banorë. Përtej sjelljes së këtij lajmi si një dramë, nuk ka nevojë fare për ta trajtuar si tejet të rëndësishëm. Është pjesë e një funksionaliteti. Para 8 muajve i kërkova Metës që zgjedhjet të mos mbaheshin më 30 qershor, për shkak të vapës së madhe, por u caktua dhe do të mbahen. Nuk preket aspak raporti përfundimtar, ekskluzivitetin e të cilit e ka OSBE.
Ky institucion apo organizem I KiE kishte planifikuar dhe eshte terhequr nga monitorimi i zgjedhjeve.Po te ishin te parendesishem nuk do planifikonin monitorim ne Shqiperi , meqe sipas ketij paskan probleme me buxhetin.A nuk kane leke apo nuk kane siguri qe e anulluan misionin? E dyta fatkeqesisht eshte e vertete.