Partia Socialiste duket e vendosur për të shkuar ditën e diel para kutisë së votimit, duke i dhënë mundësi qytetarëve që të vendosin për fatin e pushtetit vendor.
Ka qenë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka theksuar rëndësinë që ka ky proces zgjedhor për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një takim me banorët e njësisë 7, ajo përsëriti edhe njëherë mesazhin se “një grup njerëzish nuk mund të marrin peng Shqipërinë përmes kërcënimeve dhe dhunës”.
Gjonaj nënvizoi se pjesëmarrja në votime është sa e drejtë e qytetarëve po aq edhe përgjegjësi qytetare, duke apeluar që më 30 Qershor gjithësecili duhet ta ushtrojnë vullnetin e tij.
Teksa diskutoi lidhur me zhvillimet dhe projektet që pritet të implementohen në zonë, ministrja siguroi se prespektiva e Shqipërisë është vota për Partinë Socialiste dhe kandidatin për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.
Disa nga detajet e takimit ajo ka zgjedhur t’i ndajë edhe në rrjetin social Facebook:
“Me lejen e më të ? vegjëlve u mblodhëm pranë parkut ⛹?♀të lojrave tek Rruga “Vëllezërit Manastirliu” #Njesia7 të ndërtuar nga Bashkia Tiranë posaçërisht për ta.
Diskutuam sa shumë punë konkrete ka bërë#BashkiaTiranë dhe ndamë shqetësimet, të cilat janë prioritet për t’u zgjidhur në mandatin e ardhshëm.
Pjesëmarrja në votim në datën 30 Qershor është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi e qytetarëve.
Edhe 4 ditë deri në #30Qershor?
#PartiaSocialiste?
#ErionVeliaj✅”, nënvizoi ministrja Gjonaj teksa përcjell edhe disa momente të takimit. (TemA)