Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Me 13 vota pro e një kundër, Komisioni kërkon ngritjen e një grupi hetimor për të shqyrtuar zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.
Relatori i cështjes Adnor Shameti tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojne se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.(TemA)