VIDEO/ "Shko bërtiti Ramës që vjedh vota", sherri i plotë mes Anila Bashës dhe pedagog Markut: S’jeni në rregull, mos më bërtit mua moj

26 Qershor 2019, 08:50Politika TEMA

Pedagogu dhe ish-deputet i PD-së Mark Marku është konfliktuar në Opinion me gazetaren Anila Basha.

Sipas Anila Bashës në Shqipëri zgjedhjet kanë qenë problematike gjithmonë, por kjo sipas Mark Markut nuk është arsye që ato të vazhdojnë të jenë problematike.

Pedagogu u përplas me gazetaren duke i kërkuar që të mos i bërtasë dhe mos i flasë me ton të lartë.

Debati:

Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?

Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.

Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.

Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.

Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?

Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.

Mark Marku: Po çfarë?

Anila Basha: Është e folur me ton.

Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.

Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.

Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?

Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.

Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.

Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.(TemA)

6 komente në “VIDEO/ “Shko bërtiti Ramës që vjedh vota”, sherri i plotë mes Anila Bashës dhe pedagog Markut: S’jeni në rregull, mos më bërtit mua moj”

  1. faro says:

    . Mjerë studentët, e ardhmja e vendit, për pedagogun që kanë!
    A mundet ta pranojë auditori këtë primitiv?!

  2. Grigor says:

    Kush e quan sot veten intelektual, duhet te distancohet nga organizata terroriste PD-LSI, dhe nga disa debilë qe u shkojne mbrapa kane marre nismen patetike “Edhe une”.
    Ky distancim nuk ka te beje fare me Ramën. Mund te distancohesh nga idiotesia dhe te bashkohesh me Bindjen Demokratike.
    Rama eshte nje kryeminister shume i heqshem me vota. Problemi eshte se nuk ka kush ta heqe nga ajo qe ne e quajme opozite. Eshte e natyrshme qe populli nuk voton per Bashen, Berishen, Metën, dhe Kryemadhin. Por ky nuk eshte faji i Rames. Kjo eshte idiotesia e atyre qe Jane zgjedhur te mbeshtesin njerezit me te ndyre te Shqiperise.
    Demokratet e vertete duhet te mblidhen rreth Bindjes Demokratike dhe te zgjedhin personin qe do konkuroje Ramen per kryeminister.
    Persa kohe qe Fantazma Sali rri si kercenim mbi kokat e njerezve, ata do votojne per Ramen, si e vetmja alternative.
    Nisme intelektualësh une do te quaja nje levizje per ndryshim lidershipi ne PD, dhe ndryshim te sistemit zgjedhor. Vendi ka nevoje per nje opozite dinjitoze. Ndersa nisma “Edhe une” i ben njerezit per te vjelle. Turp.

  3. FLUTURA says:

    Ma Maku pedaguaku e ka vulen e mjerimit ne balle.

  4. Geri says:

    Po pse mi Anila, ku e kishe gojen e t’ia perplasje atij zoterise (zoteri i thençin) se vjedhjen dhe dhunimin e votave e kane bere çdo here mashtruesit e PD dhe hafijet e Lsi.

  5. Fieri says:

    Mir ta beri moj Anile, se duhet te ngriheshe dhe ti fusje nje kollace surratit live ne emisjon, se ky kurva me ty beri si i forte edhe i zgjuar, kur e degjeneroi Tan Hoxha aty ne ate emisjon ndejti si taman ashtu si eshte ( si nje karakurvë ) i iku goja vetem mëk mëk bente legeni

  6. Petrit says:

    Mark Marku vetem Analist nuk eshte pa le profesor jo e jo..gagaç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje