Dashamir Shehi flet pa dorashka: Tre gabimet e Lulzim Bashës që po i kushtojnë rëndë opozitës

28 Qershor 2019, 09:27Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimi Kombëtar, ish-deputeti Dashamir Shehi, ndërsa po komentonte situatën politike në vend, ka numëruar tre gabimet e opozitës.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Shehu është shprehur se edhe opozita ka gabimet e saj, një prej të cilave është Reforma Administrative.

Edhe ne si opozitë kemi gabimet tona. Në fillim reforma e pushtetit lokal. Opozita nuk ka marrë pjesë dhe ky ka qënë një gabim.

E lamë reformën territoriale dhe ky ka bërë një skemë që nuk ka asnjë vlerë, ka vetëm efekte zgjedhore, as ka kursyer para dhe as ka rritur shërbimet për qytetarët”-tha Shehi.

Më tej, ai përmendi edhe raportin e opozitës me ndërkombëtarët,  për të cilin tha se edhe ky ka qënë një defekt i tyre.

Ndoshta për Reformën në Drejtësi nuk kemi qënë në gjendje ti projektojmë ndërkombëtarëve që ne jemi dakort me Reformën, por jo mënyrën sesi po bëhet kjo reformë, edhe ky është një defekt i joni.

Opozita nuk ka qënë shumë e zonja për të krijuar një raport më të besueshëm me të huajt. Përtej sherreve ky është një defekt i madh i opozitës”, u shpreh Shehi.

Po ashtu Shehi, nuk la pa përmendur edhe Kodin Zgjedhor, ndërsa theksoi se “Ka ardhur koha që të mos kemi thjeshtë një rrotacion.

Nuk duhet të hyjë dikush, e të dalë një tjetër Ramë. Nëse nuk ndryshon sistemi nuk ka më të ardhme politike.

Ky është rreziku më i madh, një njeri që ka marrë të gjitha pushtetet.”-tha ndër të tjera Dashamir Shehi.

16 komente në “Dashamir Shehi flet pa dorashka: Tre gabimet e Lulzim Bashës që po i kushtojnë rëndë opozitës”

  1. Rakipi says:

    Pese musketjeret.

  2. Joni says:

    Filluan tespiet te shperndahen…iku plaku Mere

  3. Gjeniu Dash Shehi kap mat Lulin says:

    Ka qene esell sic duket!

  4. lisi says:

    Sa i mire je more dash per dimer

  5. bosi1 says:

    Ho pra , pranojini gabimet … dhe mos beni me gabime se do ta hani prape.
    Harrove daljen nga sistemi … e kuptoni ca idiotizmi eshte te dalesh nga sistemi zgjedhor????
    Megjithate une jam i lumtur qe ju keni bere shume gabime …. eshte koha ti paguani gabimet …

  6. Lexuesi i TemmA says:

    Dash Shehu eshte burre i mire.
    Kurr nuk ka ardhur ndonje e keqe nga tiranesit.

    1. Tit masticja says:

      Dash Shehi vetem nga…mbiemri..nuk ka as me te voglen gjo me tironsit pervec gjuhes qe e ka mesu me kalimin e kohes…Familja e tij eshte nga Anadolli apo Irani qe u vendosen ketyre aneve para 200-300 vjetesh….kte e thote dhe vete Dashi…

    2. Bureto says:

      Ashtu @Lexues, por që nuk i ka thënë njeri: Puna mbarë! Hyri në politikë si pardesybardhë dhe përfitoj prej saj jo pak, pa ndonjë kontribut, përveç kohës kur pa se Berisha po rrëzohej në 1997, dhe u distancua prej tij duke iu bashkuar një koalicioni të djathtë formuar prej Partisë Demokratike të Djathtë, krijuar prej të ndjerit Petrit Kalakula, Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe të tjerë, nën siglën LZhK, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Rezistoj ca kohë kjo dhe për shumë arsye u atrofizua aq sa sot nuk ekziston më, por mbetet dhe njihet si sigla individuale e Shehit.
      Sa pati gruan në punë drejtoreshë e rëndësishme në një institucion me shumë profite, rrinte squk. Bënte herë pas here flirte me Berishën, se helbete e ndjente veten keq pa ndonjë protagonizëm politik dhe për më tepër pa rrogë. Kur për fajet e saj, ia hoqën gruan nga puna (e shkarkoi parlamenti), u kthye përsëri në prehrin e Berishës, sepse dhe këtij i interesonte ngaqë LZhK u ngjiz si lëvizje e djathtë dhe kështu kurohej paksa dhe fytyra e PD, që hiqet më e saktë abuzon me të, pra si parti e djathtë!. Berisha ia shpërbleu, duke e futur në listën prioritare për deputet, në 2013 dhe 2017. Tashmë është ndoshta një nga mbështetësit kryesorë të Bashës, por që natyrisht aty s’është Dule, Nard Ndoka etj, por gjithsesi në aleancë me të keqen (Berishën de facto kryetar i PD), të cilit iu largua në 1997.
      Është një skile plakë që, ashtu butë-butë, ndonjëherë i ngjit fjala. Vetëm se gjithmonë brenda demagogjisë, për t’u dalluar në aparencësi i djathtë.
      Konkretisht, më sipër, Shehi rendit tre gabime të PD, të vërteta që i di dhe bufi dhe që i ka bërë Berisha kur ishte de jure në krye të PD. Gjithsesi dhe këtu ai bën sikur harron bojkotin e Kushtetutës në vitin 1998 dhe akoma më tepër ligjin famëkeq 7501?! Por për aktualitetin, ku është dhe vetë protagonist (negativ), bën sikur harron gomarllëkun e lënies së mandateve, protestat e dhunshme dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke rënë kështu për herë të dytë dhe të fundit në grackën (marrëzinë) e Berishës! Këto nuk i quan faje ‘delja e butë tironse’ Shehi, ngaqë është dhe vetë pjesë e kësaj maskarade dhe që paskëtaj nuk u ngelet gjë tjetër veçse pensioni. Të tjerët që, përveç këtyre gomarllëqeve politike me të cilat janë bërë gazi i botës, kanë bërë dhe krime do të kenë punë me SPAK dhe që për këtë fundi i tyre nuk dihet. E sigurtë që ai fund do të jetë i turpshëm.

  7. lisi says:

    Sa i mire je per dimer more dash?

  8. Dymi says:

    Keto i ka thene para apo pas dopios se trete?

  9. Korabi says:

    Ju ,mor Dash, nuk kini kupt uar me kryesore.
    Ju nuk kini kutuar se nuk kini mbeshtetje ne popullin tuaj,pa le nderkmbetaret. Ju nuk kini kuptuar se jeni karte e djegur sepse populli u njeh me dhembe e dhemballe.
    – C’fare besimi te ket populli tek Ju personalisht,kur saliu u perzuri me shqelma nga PD-ja dhe Ju perseri u kthyet nen shalet e Saliut ? Si te key besim populli tek Ju personalisht ,edhe pse quheni kryetar iLZHK-se e nuk kini fare elektorat ? C’fare aktiviteti ka zhvilluar partia juaj ? Kini zhvilluar ndonje mbledhje kryesie. ndonje mbledhe keshilli apo asambleje ? Cili eshte kongresi qe kini zhvilluar? Ne cilin kongre apo aktiv partie te LZHK-se je zgjedhur apo rizgjedhur Kryetar ? Sa vjet kini nen drejtimin e LZHK-se ? Cilet jane n?kryetaret,apo sekretaret te pergjithshem ,sipas struktures se partise tuaj ? Jeni nje parti hici,derisa dilni gjithemone deputet si bisht i PD-se e kjo varet nga qefi i Saliut. Po nuk je i vetmi. Keshtu eshte Fatmiri, Nardi, Dulja, Agroni….
    Nuk kini kuptuar se si mund te heqesh hajdutet e rinj e te sjellesh ne pushtet hajdutet e vjeter,te cilet jane me te rrafinuar se te rinjte ? A nuk eshte hajdut Monika ( nenkupto ILiri) ? A nuk eshte hajdut Fatmiri, Luli ? A nuk eshte hajdut Saliu ? Pastaj si mund te vijne ne pushtet kriminelet Sali Berisha,lulzim Basha, Monika kryemadhi, fatrmir Mediu ? E c’fare besimi ka populli tek Ju personalisht ? C’fare ke bere ti per kete popull ? Valle mos ke diskutuar ne kuvend per popullin ? Vetem flet ca fjale te mesuara permendesh e u jep ngjyren gjoja popullorece…
    Ju nuk kuptuat gabimin me te madh diegjene mandateve. E pasuat gabimin me nje gabim tjeter. Jo te shkonit atje ne popull e te sqaronit,por rrembyet drunjte e hunjte e deri molotovet kundra shtetit. Perdoret disa fukarenje e tani vini verdalle si pordha neper breke. Atje,atje tek kutia e votimit ,atje vendoset pushteti.

  10. Tutu says:

    CFARE KA BARKU … NXJERR BARDHAKU ..!!

  11. kozeta says:

    Zoti Dashi je shume von. Keto duhet ti kishit thene me pare. Tani ju bete gabimin e radhes dolet nga sistemi. Dhe gabimi me i madh eshte se ti u bashkove me Mediun e Duken te cilet mbajne shume mbi kurriz, besoj se kete ja ka thene edhe Berisha Duka i krimit ndersa Mediu ka Gerdecin mbi kurriz, ju nuk keni te tilla mekate, madje duhej te ishit distancuar.
    Respekte per ju.

  12. Fieri says:

    Erdhi vapa e la rakinë, ke qene esell. Me gjithate per mendimin tim ka qene eshte edhe do mbetet nje politikan i pademshem, nuk mund te futet ne nje kallep me ata qe shoqerohet

  13. Arifi says:

    Hahaaaaaa c’ka barku i nxjerr bardhaku!! E madhe kjo.

  14. timo says:

    Këta duken sikur kanë qenë për kryeshnosh ke Luli!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje