“Me gjithë të metat, gabimet, lëshimet, premtimet e parealizuara, gjuhën politike kur e kur të palejueshme të kryeministrit Edi Ramës, zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë më premtuese se sa mohimi i tyre për zgjidhjen e krizës shqiptare. Mbas këtyre zgjedhjeve do të duhej të bëhej çmos për organizimin e bisedimeve politike mes palëve të krizës dhe atëherë do të mund të mendohej dhe do të mund të pranohej mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme jo vetëm vendore por, pse jo, edhe të përgjithshme”, shprehet Rexhep Qosja në këtë shkrim ekskluziv për Dritare.net, i vetmi reagim i tij i vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit dhe klasën politike në Shqipëri.
Nga Rexhep Qosja
Zhvillimet politike në Shqipëri i përcjell rregullisht në mediet elektronike e të botuara të Tiranës dhe të Prishtinës.
Zhvillimet politikë në Shqipëri (e në Kosovë) tani e sa kohë më shkaktojnë dëshpërim, kur e kur dëshpërim e trishtim.
Këto zhvillime politike i vështroj dhe për to mendoj duke i kujtuar epokat më të shënuara me arritjet e me pësimet e tyre në historinë shqiptare.
E këto janë katër epoka.
E para është epoka e SKëndërbeut, si Epokë e Veprimit, në të cilën mbrohej populli dhe mbrohej vendi prej sulmeve të pandalshme të Perandorisë Osmane. FIgurat politike të kësaj Epoke ishin figura me integritet të lartë shoqëror e moral.
E dyta është Epoka e Rilindjes Kombëtare, si Epokë e Mendimit, në të cilën qëllim dhe ideal ishte krijimi i Shqipërisë shtet, që atëherë sundohej prej Perandorisë Osmane dhe i shqiptarit, që atëherë shpirtërisht sundohej prej Stambollit, prej Vatikanit e prej Athinës. Figurat politike e intelektuale të kësaj Epoke ishin figura politike e intelektuale me përkushtim të lartë kombëtar, me ndërgjegje të lartë shoqërore e me integritet të lartë mendor. Ishte kjo epokë e mendjes dhe etikës më shëmbullore në historinë shqiptare.
Epoka e tretë është Epoka e Socializmit komunist, si epokë e Mendimit totalitar dhe e Veprimit diktatorial, në të cilën me mjete të totalitarizmit mendor dhe veprues ndërtohej e forcohej shteti dhe ndërtohej e forcohej vetëdija kombëtare. Figurat politike të kësaj epoke në të gjitha pikëpamjet ishin të uniformizuara.
Epoka e katërt është kjo epoka e jonë, si epokë e quajtur e Demokracisë. Por, kjo demokraci, si po tregon praktika e saj partiake, politike e shtetërore, është demokraci e gënjeshtërt. Në klasën politike të kësaj epoke, si po shihet qartë, mbizotërojnë njerëz politikë të papërgjegjshmëri politike, shpesh të paetikë në mendimet dhe në veprimet e tyre.
Në vend se me reforma politike, shoqërore e shtetërore, që do të sillnin përmirësimin e jetës së popullit, që mund të bëhen të qëndrueshme vetëm duke kultivuar shkencën, kulturën, shpirtësinë, pjesëtarët e kësaj klase politike kujdesin e tyre më të madh ia kushtojnë posteve pushtetore dhe veprimeve politike, partiake e shtetërore gjithnjë duke pasur parasysh në radhë të parë interesat vetjake. Për këtë arsye korrupsioni, nepotizmi dhe privilegjet e shumëllojshme janë bërë emërtuesi themelor “historik” i veprimtarisë partiake dhe pushtetore në këtë epokë në Shqipëri e në Kosovë.
Po të vazhdojë edhe më tej mbizotërimi i këtij mentaliteti politik e shtetëror, Epoka e filluar para tridhjetë vitesh, do të shënohet në historinë shqiptare si Epokë e gënjeshtrës që ka pushtuar të vërtetën, e mashtrimit që ka pushtuar sinqeritetin, e padrejtësisë që ka pushtuar drejtësinë, e papërgjëgjshmërisë që ka pushtuar përgjegjshmërinë, e mujshisë që ka pushtuar bashkëpunimin, e dhunës që ka pushtuar demokracinë, e çmoralizimit që ka pushtuar nderin dhe e nëj vargu të këqijash të tjera.
Kriza e sotme politike e institucionale në Shqipëri, e nisur, e vazhduar dhe rrezikshëm e acaruar prej kryetarit të përparshëm, Sali Berisha dhe prej kryetarit të tanishëm të PD-së, Lulzim Basha, e plotësuar mjerisht prej anshmërisë partiake të kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe e shtuar me disa masa e me disa paraqitje të paliruara prej gjykimesh kur e kur cenuese të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e shton ndjenjën e pasigurisë të nënshtetasve shqiptarë që po e shton edhe ikjen e tyre prej Vendit të vet dhe e krijon një pamje shumë të përkeqësuar të Shqipërisë në Botë.
Djegia e mandateve të deputetëve të PD-së dhe të partive të tjera që me të përbëjnë opozitën, me çka janë fyer votuesit që ua kanë dhënë votën, i bën moralisht të pabindshme kërkesat e tyre dhe jodemokratike protestat e tyre.
Edhe për këtë arsye zgjedhjet e 30 qershorit mund të quhen të kundërshtuara prej një Opozite prej së cilës objektivisht nuk mund të jenë të kundërshtuara: prej një Opozite e cila duke djegur mandatet e deputetëve realisht e ka djegur vetëligjshmërinë! Zgjedhjet e 30 qershorit, prandaj, mund të mbahen. Mbajtja e tyre bëhet edhe më e arsyeshme qoftë edhe pse janë të pranuara prej atyre shteteve që janë me ndikimin më të madh, më të dëshiruar e më vendimtar politik, shtetëror e shoqëror në jetën dhe në politikën shqiptare: prej SHBA-ve, prej Mbretërisë së Bashkuar dhe prej shteteve të Bashkimit Evropian.
Nuk mund të kërkohet anulimi i zgjedhjeve, nuk mund të kërkohet largimi i kryetarit të partisë që ka fituar zgjedhjet – të kryetarit të Partisë Socialiste, prej një partie, prej një opozite, që bën përpjekje të vijë në pushtet me kërkesa të tilla, që bën përpjekje të vijnë në pushtet jo me zgjedhje po me protesta në të cilat mjete themelore janë gënjeshtrat, shpifjet, akuzat e pamatshme dhe dhunat e ndryshme.
Nuk mund të kërkohet anulimi i zgjedhjeve dhe nuk mund të kërkohet përmbysja e qeverisë siç po kërkon Partia Demokratike me aleatët e saj duke e tejshëmtuar pamjen e shtetit kombëtar, pamjen e Shqipërisë, para botës me gjithfarë akuzash e gjithfarë shpifjesh.
Nuk mund të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve dhe përmbysja e kryeministrit dhe Qeverisë pa menduar se ajo shtyrje dhe ajo përmbysje kanë pasoja politike, institucionale, kushtetutare, shtetërore që nuk e sjellin tejkalimin por përshtrirjen e krizës.
Me gjithë të metat, gabimet, lëshimet, premtimet e parealizuara, gjuhën politike kur e kur të palejueshme të kryeministrit Edi Ramës, zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë më premtuese se sa mohimi i tyre për zgjidhjen e krizës shqiptare. Mbas këtyre zgjedhjeve do të duhej të bëhej çmos për organizimin e bisedimeve politike mes palëve të krizës dhe atëherë do të mund të mendohej dhe do të mund të pranohej mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme jo vetëm vendore por, pse jo, edhe të përgjithshme.
Shqipëria ka shumë nevojë për një katarsis që do të nenkuptonte llogaridhënie politike e shtetërore për tensionet, konfliktet, helmimet shpirtërore disavjeçare që po përjeton populli shqiptar. Dhe, kjo llogaridhënie do të duhej t’u paraprinte reformave që do të duhej të bëheshin së pari në vetë partitë e mandej në përbërësit kryesorë institucionalë të shtetit shqiptar në përgjithësi./Dritare.net
KY BENE PARALELIZME SHQIPERIN ME KOSIVEN
KY ESHTE NE TJETER BOTE
Rexhep Qosja – nje nga mendimtaret e medhenj te kombit shqipetar. Nuk po komentoj artikullin, se nuk ka nevoje per koment. Ndryshe do fyeja kete njeri te madh, per te cilin kam shume respekt. E vetmja gje qe mund te bej eshte te jem dakord me te.
Faleminderit , PROFESOR .!??
Zgjedhjet e 30 qershorit duhet te behen sepse duhet te vendosen perfundimisht arritjet e rreformes ne drejtesi duke shkeputur totalisht varjen e drejtesise nga politika.Duhet behen zgjedhjet e 30 qershorit sepse asht e domosdoshme ngritja e dy organizmave te drejtesise SPAK dhe BKH.Pikrisht per keto asht e vendosun SHBA dhe SHBE.
Faleminderit i madhi i kombit, z.Qose.
Me gjithe respektin e madh per prof. Qosen them qe duhet te ish me i thelluar, si ka mundesi qe te ka rene ne sy gjuha e Edit dhe jo e Sali kriminelit….
Prof. me te vertete nuk e kuptoni qe katershja Sali, Lulezim dhe familja e Ilir FLORIRIT jane te inkriminuar hajdut dhe vrases….
Qe Edi ka gabime kete e ka shprehur vete disa here se njerez pa gabime nuk ka por Edi Rama nuk eshte vrases. Eshte e kuptushme qe katershja do te shkateroi drejtesine qe po lind me ndihme te SHBA dhe BE…. E para here qe nuk jam dakort me ju prof.
Tangentopoli ne Itali. Vitet 90 fillimi i tyre.
Sa vrane veten kur drejtesia i kapi nga briret? Sa parti iken urgjent nga skena politike? Ju kujtohet di Pietro kur tha qe une nuk ve dot perpara drejtesise dike pa emer?
Keta plehra kane emer dhe mbiemer.
rexhep qosja eshte njeriu me real dhe i kompletuar sepse ka thene te verteten per cdo gje dhe se fundi e thote me plote goje qe tek ne nuk erdhi demokraci e vertete por genjeshtare QE duke filluar qe nga saliu e me radhe e vodhen dhe shkateruan shqiperine dhe vrane kush i prishte
Prof Rexhepi! Jam krenar qe ende ka shqiparë fisnikë si Ju!
Analize brilante. Gjithmone i madh Z. Qosja ne analizat e Tij.
KUR FLASIN GJIGANDET
TE HESHTIN TIRANET !
Mendime mbi fakte
KOKA BEN KOKA PESON !
– Nyja Gordiane dhe Nyjet SaLike Putaniniane
– Nuk mund te luftohet semundje pa goditur shkakun, virusin…
– Urgjence sine qua non kombetare !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kujtoni Nyjen Gordiane.
Pasi hengri kokat e njerezve me te mencur te Mbretit, qe u kerkoi ta zgjidhnin ate nyje te pazgjidheshme aty u paraqit Gordi, nje njeri shume i mencur dhe praktik…
Sapo i hodhi syte nyjes nxori shpaten nga milli dhe e zgjidhi ne sekonde duke e prere ate mes per mes .
Ndaj edhe sot kujtohet si Nyja e Gordit !
Asnje semundje, asnje krize, asnje, epidemi njerezore apo shoqerore nuk mund te luftohet, kirohet e aq me pak sherohet pa goditur shkakun, virusin, rrenjet e saj.
Ishte truri pjellor praktik qe shpetoi koken e Gordit!
Ishte po truri i manget qe hengri disa koka para tij per nje nyje!
Ndaj filozofia popullore shqiptare ka krijuar fjalen e urte;
Koka ben koka e peson!
Shkaku kryesor i krizes, zallamahise, dhunes, tensionit politik ne Shqiperi sot eshte paniku, terbimi, lemeria qe ka kapluar kokat e “ Bandes se Gangstereve” politike, oligarkike, biologjike dhe oturako- mediatike nga jetesimi dhe kurorezimi me sukses i saj, lufte qe filloi qysh para votimit te saj me unanimitet nga Kuvendi i Shqiperise cka nuk kishte ndodhur me asnje ligj e reforme tjeter per cerekshekulli demosali ne Shqiperi e erdhi duke u acaruar pas cdo hapi breshke perpara i saj.
Kur pane se SHBA dhe Gjermania, Britania e Madhe dhe BE nuk e kishin nisur ate Reforme jetike me shaka dhe per ta lene ne mes te rruges, e as puno diten e cart naten ne Legjenden tone tragjike te Rozafes, kokat e “ Mafias krejt jashte kontrollit “ qe kontrollinin dhe komandonin cdo hallke te ligjzbatimit dhe drejtesidhenies shqiptare nuk lane mjet e menyre, kurth e komplot pa sajuar per ta minuar dhe zhbere me cdo cmim e me cdo rruge ne bashkepunim me fuqi te huaja armike me Perandorine e Djallit Putanin ne krye dhe me mafian nderkombetare te narko e human trafikut rreth e perqark Shqiperise.
Nga Kuvendi i Shqiperise qe e kthyen ne kotec pulash e arene gladiatoresh, me thirrjet e Kremlinit “ per lufte civile ne Shqiperi” vetdogjen mandatet dhe i kthyen rruget e Tiranes fillimisht dhe ditet e fundit edhe te mbare Shqiperine ne nje skene tymi e flake, molotovesh e tritoli kunder dyerve te Kryeministrise dhe Kuvendit te Shqiperise, kunder shkollave dhe vellezerve e motrave, kunder bijave e bijave tane me uniformen e policise shqiptare duke u keputur gishta e djegur edhe kokat, sic vepruan sot keta terroriste talibane ne Bushat te Shkodres!
Eshte lufta me eger.
Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese !
Eshte lufta per koken.
Eshte lufte e cmendur per koken duke e perplasur edhe me fort e me eger koken kunder ligjit dhe drejtesise, kunder shtetit shqiptar dhe Kushtetutes se tij !
Keputen gishta e po djegin koka bijsh e bijash te popullit te vet per te shpetuar e perjetesuar koka bishash e Berishash, Like Floriresh e Lulush Karabushesh, Mona Cizme Lalezi e Sypeshkaqene e Fatezisjelles narko e human trafikantesh Gerdeci, Mule Noke Stanishicesh e Petrit Vasil Trojash, Enkeled Alibe Himleresh e Klevis Kerric Enveresh, Voltana Adem Hitleresh e Zef Nike Ben Ladenesh, Basir Gebels Kollcakesh e Blendi Koran Toptanesh, Artur Zheleznov Zhelesh e Andi Putin Bushatesh, Fatos Ekzekutore Baballaresh e Klodiana Qyqe Lalash,
Adriatik Falsifikatore Kryeprokuhoresh e Besim Kokainefshehes e Pergjimthites Hajdarmatash….
Ndaj sot me shume se kurre, kokat qe kane kryer krime teper ose te renda pa fund, deri ne krime kunder njerezimit si 1997, 14 shtatori 1998, Gerdeci, 21 janari 2011, vjedhja e 600 milione eurove nga Austrada e Kusarise se Kombit,CEZ, Albpetrol- ARMO, Rapiscan, Linja e Interkoneksionit Shqiperi – Kosove, Blloku € 700 mije Euro faqja…. kokat e degjenerimit dhe rrenimit te drejtesise shqiptare … duhet ta paguajne me burg afatgjate harxhet pasojat e renda te krimeve te tyre dhe tua kthejne cdo cent e pasuri te vjedhur shqiptareve e Shqiperise !
Koka ben koka e peson!
Edhe kjo Nyje SaLike Putaniniane, e ka zgjidhjen krejt te thjeshte, por jo me nje, por me tri goditje duke zbuluar, goditur, luftuar shkakun e saj, pandeshkeshmerine, anti- drejtesine, kthimin e ligjit e shtetit ne antiligj e antishtet, ne nje Garde Pretoriane ne sherbim te SaLikekracise dhe “Bandes se Gangstereve” te tyre politike, biologjike, oligarkike dhe oturako-
mediatike, cka eshte nje urgjence kombetare:
E kjo duhet filluar nga koka kryesore e kesaj kucedre me shume krere ne krye te shtetit shqiptar sot Ilir Rexhep Meta, qe per te shpetuar kokat e saj, ne vend te ujit e akullit hodhi me shume benzine, ne vend te zjarrfikesit, me dekretet e tij krejtesisht anti-kushtetuese, beri e po ben cdo dite e me shume zjarrvenesin e Shqiperise dhe varrmihesin e vetvetes ne burg te perjetshem ose vetvrasesin Ilir Alende Meta.
Cila eshte zgjidhja ?
1- Shkarkim me urgjence nga posti i Presidentit qe e ka sterperdhosur ne flagrance pas flagrance deri sa sot ne gjurmet e me urdher te Saleh Berishe Putaninit e ne bashkepunim me Lul Karabush Bashen, me fjalimin e tij hartuar nga Ambasada Ruse ne Tirane dhe lexuar prej tij ne protesten- shetitje mbremje tiranase te 21 qershorit 2019, i shpallen lufte politiko- diplomatike Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Italise fqinje.
2- Jetesimi me “ Veprim me Goditje te Perqendruar “ dhe kurorezim dhe permbyllje brenda korrikut te Vetingut hapa- breshke, duke e zevendesuar “ avash- avashin” e Gomarit te Nastradinit te Anadollit me motoret e Benz- Boeingut gjermano- amerikan SPAK- BKH-ne jetike per zbatimin, hetimin dhe ndeshkimin ligjor te cdo krimineli, dhe venien ne funksionim te drejtesise dhe gjithe hallkave te tjera te rendesishme te saj :
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Larte
Prokuroria e Pergjithshme
Gjykatat dhe prokurorite perkatese ne Qendror ne baze…
3- Venien ne pranga te cilitdo lideri politik apo kujtdo qe ka kryer krime, vrasje, korrupsion, hajni me e pa cizme te parashkruara ne kornizen kushtetuese te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut .
Ajo dite kur do arrihet kjo fitore historike dhe jetike per popullin shqiptar, te shpallet Festa Kombetare e Shtetit Ligjor Shqiptar, pra Pavaresise se Dyte te Shqiperise se rilindur dhe Integrimit Evropian !
Kjo eshte nje urgjence sine qua non, e domosdoshme kombetare !
… Vraponi burra nuk ka me prite !
Profesor Qosja me mahnit gjithmone me shqipen e tij te paster e te persosur. Ndryshe nga keta gerdallat tona qe ngulin kembe gomarçe me perdorinin e dislektit ne vend te gjuhes zyrtare. Qosja, i formuar necKosove, shfaq zoterim te shkelqyer te shqipes dhe perdorim elegant te saj.
Por sot vleresoj shume mendimin sintetik te profesorit. Jo gjithmone kam qene dakord me shkrimet e tij. Por ky i mesipermi eshte si nje traktat qe duhet te na prihe e duhet lexuar e rilexuar vazhdimisht.
I uroj jete e te gjate e veprimtari te pashtershme profesorit per te miren e vendit dhe kombit tone
I nderuar akademik, juve gjithmone keni folur e shkruar mire dhe objektivisht, por eshte fatkeqesi e shume shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove (sidomos e disa politikaneve) qe nuk te degjojne dhe as lexojne artikujt tuaj. Madje juve e dini se dikush me paturpesi ju ka quajtur edhe fosile. Neve po e shohim se çfare po ndodhe ne Shqiperi dhe Kosove, mirepo nje shprehje popullore thote: “Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë (vathe)”.
Dy fjale per komentusin e pare “lulja”Te shash e ofendosh kete fisnik e akademik shqiptar je me te vertete lule(koqe)
Deri sa qeverisë Rama i bëhej destruktivitet që nga e para ditë e qeverisjes të tijë nga Berisha Nishani Meta nga brenda dhe çarqe politike anti shqiptare nga jashtë dhe nga një shtet dhe popull për dekada i ngulfatur nga krimi kaosi dhe varfëria kjo e abolon tërsisht qeverin Rama për disa gabime
Kur i Urti flet te tjeret duhet te thone Amin!
?
Profesor, burimi i konfliktit eshte vetingu në politike. Po u hoqen politikanet e korruptuar si po veprohet me gjykatesit, gjithcka shkon në vendin e vet. Prandaj nuk ka vend per bisedime dhe dakortesi, por vetem per pastrim te politikaneve.