Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë këngëtari i njohur Shefi Merdani.
Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën Kushtrimi i Lirisë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.
“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë . Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani.
Sherif Merdani është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria.
Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.
Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim.
Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Votim KUPTIMPLOTË!
Një ish i DËNUAR politik, oton për SHQIPERINE!
c’fare me nder dipllomati, nje rrogtar ne ambasade
Τe lumte Sherif Merdani! I fitove edhe me shume zemrat e shqiptareve!
This real Albania! Never give up!
Per “kengetar”, eshte i njohur. Sa per “diplomat”, kemi pare plot keto vite, qe edhe per shofera ambasade, ndoshta nuk do t’ja vlenin. Megjithate, cdo kush (edhe Sherifi) ka te drejten e votes dhe te zgjedhjes, varet se si e perdor..
BRAVO , NJE MESAZH SHUME I MIRE, PER CDO NJERI QE E NDIEN VETEN SHQIPETAR .
Per “kengetar”, eshte i njohur. Sa per “diplomat”, kemi pare plot keto vite, qe edhe per shofera ambasade, ndoshta nuk do t’ja vlenin. Megjithate, cdo kush (edhe Sherifi) ka te drejten e votes dhe te zgjedhjes, varet se si e perdor.
I madhi Sherif Merdani. Ja cfare ben nje mendje e civilizuar dhe e qyteteruar. Pamvaresisht per ke voton , njeriu duhet te dale ne votime dhe jo te zbatoje tekat dhe deshirat e individeve te caktuar. Respekte.
Sa famijare te ka futur ne pune ne bashki veliaj? Ai vidh ne, fry administraten me miq e mikesha si femijet e te afermit tu o merdan, mjeran,dhe ai vjedh pushtet prape me voten tende. Ti dhe po te ishe drejtor sot ne bashki e shendoshe e mire, si i perndjrkur nuk duhej te shkoje sot ne votime alla komunisto-mafioze. Turperove dhe demtove dhe femijet e te afermit qe i ke te privilegjuar ne admijistrate publike.Gjithe jetes me je dukur laraman e karagjoz.
Adam! Sherifi e njeh shume here me mire se ty demokracine dhe eshte shume here me i ditur se ty! Ti sje vec nje provokator i rendomte qe turperon dhe token qe te mban!
Respekt Sherif! Po ju tregon dhe nje here Adam-ve se kush eshte rruga e drejte! Faleminderit!
Bravo Sherif merdani ke treguar qytetari,sot votohet per europen jo per Edi ramen.
Pyesni studentet Shqiptare ne Rumani…..tmerr
Ka te drejte sot duhet te votojne te gjithe ata qe duan Shqiperine dhe jo partine! Flm Sherif per mesazhin inkurajues!
Merdani eshte kengetar I madh dhe properendimor I madh. Ai voton pro integrimit. Sepse nuk e duron dot frymen antiperendimore prej te ciles eshte denuar.
Bravo Sherif,
Kam jetuar me kenget e tua qe ne rini, sa edhe sot emocionohem kur i degjoj. ” Fqinja”, “Duart e tua” e plote hite te tjera te viteve 70, u bene hymne per rine e kohes. Te them te drejten, edhe kur ishe ne burg, kenget e tua i kendoja nen ze. Nuk e di cfare magjie fshehin ato brenda me kompozimet brilante te Kastriot Gjinit. Por gjesti i sotem ty te fisnikeron edhe me shume. Gjest vertete simbolik, qe flet shume per njeriun Sherif. Meriton gjithe respektin e njerezve normale te ketij vendi!
Artist i vertete, intelektual i rralle, qytetare, njeri i shkelqyer, ju uroj jete te gjate……
Ju qe e shani jeni shpellare……