FOTOT: U puthën para luanit të vrarë, rrjetet sociale "masakrojnë" çiftin e gjuetarëve

21 Korrik 2019, 10:17Lifestyle TEMA
FOTOT: U puthën para luanit të vrarë, rrjetet sociale

Gjuetarët e trofeve përgjithësisht nuk kanë një reputacion të mirë dhe kur disa gjuetarë paraqesin një fotografi, ndërsa puthen pranë kafshës që kanë vrarë, reputacioni mund të përkeqësohet.

Kjo është pikërisht ajo që një çift nga Edmontoni Kanadasë bëri pas vrasjes së një luani në Afrikën e Jugut. Fotografinë  e lumturisë së tyre e postuan në mediet sociale.

Por përdoruesit nuk e kanë pritur mirë këtë gjë.

Vrasja e luanit nga Darren dhe Carolyn Carter shkaktoi një valë të madhe indinjimi në internet dhe gjuetarët refuzuan të kontribuonin në debat.

“Ne nuk jemi të interesuar të komentojmë,” tha Darren Carter.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje