FOTOT/ Modelja seksi Irina Shayk habit fansat: Mos më komplimentoni se s'jam perfekte

20 Korrik 2019, 17:51Lifestyle TEMA
FOTOT/ Modelja seksi Irina Shayk habit fansat: Mos më komplimentoni se

Modelja  Irina Shayk njihet për bukurinë e saj të jashtëzakonshme dhe ka një trup për tu pasur zili. Por ylli rus zbuloi se ka edhe ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të saj si gjithë të tjerët.

Së fundmi ajo është shprehur se nuk ka nevojë të duket gjithmonë në formë të mirë.

 “Nuk jam nga ato lloj modelesh që ulet aty dhe dëshiron të jetë perfekte. Nuk jam perfekte. Kam ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të mi. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam një qenie e vërtetë njerëzore. Nuk jam ai lloj personi që dëshiron të duket bukur. Mendova se do bëhesha mësuese, ose diçka e lidhur me pianon sepse shkova në shkollë muzike për 7 vite. Me të vërtetë nuk e kisha në plan”, ka thënë Irina.

Gjithashtu modeles i pëlqen që të ketë nën kontroll jetën e saj dhe nuk ka asistente që planifikon çdo gjë për të.

“Njerëzit mendojnë se kam një ekip prej 20 personash. Por do më bënte nervoze nëse dikush do më ndihmonte. Nuk më pëlqen të më ndihmojnë. Më pëlqen që gjithçka të jetë në vendin e vet. Në shtëpinë time gjithçka është e përsosur. Nëse kam nevojë për të vënë një gozhdë në mur ose për të lëvizur një divan, mund ta bëj vetë,”
shtoi ajo.

1 komente në “FOTOT/ Modelja seksi Irina Shayk habit fansat: Mos më komplimentoni se s’jam perfekte”

  1. Nji femer e vertete e me personalitet .
    Per t’u admiruar.
    me pelqejn njerzit qe dijne me disipline te fort ,
    jane shume te rregullt .
    Ashtu jam edhe vet.
    Ne mes te ates te cohem e di ku i kam te gjitha
    dhe kjo me pelqen ke kjo Modele artiste .

    Muaaaaaaaaaaah Irin Ja Ljubju ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje