Thashetheme të reja kanë lindur për çiftin e dyshuar hollivudian Lady Gaga-Bradley Cooper.
Sipas revistës amerikane “InTouch”, të dy artistët jetojnë së bashku në shtëpinë e Cooper-it në Nju Jork. Lady Gaga, është zhvendosur atje menjëherë pas largimit të Shayk.
Që nga xhirimet “A star is Born”, Hollivudi gëlon nga thashethemet për lidhjen e mundshme të dy artistëve, jo vetëm për faktin se ata janë të dy artistë shumë të famshëm të njohur botërisht, por mbi të gjitha, sepse historia e tyre interesante “sugjeron” një model të ri “përrallash” romantike, ku “princin” e fiton jo ajo më e bukura, por një model tjetër gruaje.
Dhe sigurisht Lady Gaga është një artsite dhe një model femëror i veçantë.
Gjithsesi, publiku mbetet tërë sy e veshë për vazhdimin.
Zgjedhja qe ka bere Cooper eshte shume e drejte . Lady Gaga eshte nje artiste e talentuar nje femer inteligjente , dhe e pasur , Ku do te gjente me mire ky burre.