Para disa ditësh në Manëz, pranë Tiranës, u mbajt një aktivitet i zgjeruar ndërkombëtar me prezencë të Rydy Giulianit dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë.
Nga aktiviteti ku mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe mnistri aktual për Diasporën, Pandeli Majko, u hodhën thirrje kundër qeverisë iraniane dhe u premtua liria e vendit.
Frida Ghitis, një gazetare me përvojë dhe që shkruan për disa nga mediat kryesore në botë, në një opinion në “World Politics Review”, shtron pyetjen nëse prezenca e MEK kërcënon stabilitetin e Shqipërisë.
Ghitis rendit thuajse të gjitha problemet politike të Shqipërisë duke vënë në dukje se politika amerikane po e vendos Shqipërinë “në mes të dosjes iraniane”.
“Bolton dhe Giuliani e kanë promovuar MEK si një qeveri legjitime në azil që duhet eventualisht të zëvendësojë Republikën Islamike, ndonëse ka pak mbështetje brenda Iranit.
Vëmendja e administratës Trump mbi MEK ka tërhequr padyshim vëmendjen e Teheranit në momentin e rrezikshëm politik në Shqipëri…
Korrupsioni ka qenë endemik në Shqipëri që nga rënia e komunizmit, por kryeministri Rama gëzon përgjithësisht mbështetjen e SHBA dhe të pjesës më të madhe të Europës…
Synimi I MEK mbetet rrëzimi I regjimit iranian ndonëse ky grup tashmë betohet se ka hequr dorë nga dhuna.
Rritja e vizibilitetit të grupit në kontekstin e një përballjeje të administratës Trump me Iranin do ta ekspozonte Shqipërinë më shumë se asnjëherë ndaj ndërhyrjes së jashtme.
Potenciali për një krizë të re në Europë dhe brenda NATO-s, me qendër në Shqipëri më shumë se kudo, është shumë real” shkruan Ghitis.