Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: 30 vite që ka nisur si proces, por tani po finalizohet

21 Korrik 2019, 12:25Sociale TEMA

Regjistrimi i tokave bujqësore në vend është një sfidë për qeverinë dhe Kadastrën Shqiptare. Nga Gjirokastra, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore ka filluar që të marrin shtratin e duhur edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, por që tani po finalizohet.

“Për dy vjet bëjmë 30 vjetorin e procesit për regjistrimin e tokave bujqësore. Procesi i regjistrimit të tokave në fshat është pothuajse në nivelin gjysëm për gjysëm, që do thotë gjysma e familjeve fshatare e kanë tokën të paregjistruar, që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të marrë një subvencion, për të marrë nje kredi apo edhe ta shesi. Gjirokstra ka avancuar në pjesën e regjistrimit të tokave, dhe jemi në fazën e mbylljes së këtij procesi”, u shpreh Artan Lame në një bashkëbisedim me gazetarët. Drejtori shtoi se janë 2500 pasuri të regjistruara në tre zona kadastrale sicc janë Zhulati, Fushbardha dhe Taroninë.

Lame theksoi se Zhulati për shkak edhe të kontekstit historik që ka është i përfshirë edhe në programin e 100 fshatarve, ndaj regjistrimi i tokës ishte më emergjent.

Drejtori i Kadastrës u ndal edhe në procesin e legalizmeve të pallateve pa leje, i cili vazhdoi të insistojë që duhet bashkëpunim mes banorëve të pallatit dhe Kadastrës. Lame dha eksperiencën për Tiranë, që falë bashkëpunimit me banorët janë legalizuar 140 pallate.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet me legalizimin në zonat e mbrojtura, Lame u tregua i prerë. “Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”, tha Lame, duke shtuar se duhen të përshtaten edhe nëse ato janë bërë.

Regjistrimi i banesave të vjetra është një problem tjetër për qytetin e Gjirokastrës. “Ka banesa me dokumente që në kohën e Sulltan Hamitit, të cilat ende nuk janë regjsitruar”, tha Lame, duke vënë theksin edhe tek një problem shumë të rëndësishëm sicc është Hartografia. Me një hartë të grisur në dorë, Lame tha se këtu janë pronat dhe pronarët e Gjirokastrës. Për Lamen, kjo ishtë një sfidë për të kaluar nga kopja e një harte të grisur në sisitemin digital. “Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata. Kemi keqmenaxhim. Ka qenë  mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”, u shpreh Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

1 komente në “Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: 30 vite që ka nisur si proces, por tani po finalizohet”

  1. X says:

    Ikni more maskarenj,kodoshe, te denegjeruar,delenxhinje.
    Po te kishte shtet do nxirrni krom me vagona per te nxjerre buken e gojes ne burg.
    Ja cfare tha Lame sot ne GJIROKASTER :”Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata. Kemi keqmenaxhim. Është mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”
    NGA 1991-2019 JANE SHPENZUAR 150 MILION EURO DHE PER 28 VITE NUK JANE RREGJISTRUAR TOKAT BUJQESORE. jA PO I THEMI JANE 500.000 PARCELA PER TU RREGJISTRUAR, PRA JANE SHPENZUAR 300 EURO PER PARCELE DHE HIC.
    PO CFARE KANE BERE 28 VITE NJE TURME NENPUNESISH ? KANE VJEDHUR
    A paguan kush per kete keqmenaxhim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje