Për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve siguria që ata të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, është një përparësi kryesore. Por kur vjen çështja tek fëmijët veganë apo vegjetarianë është shqetësues fakti që të kenë një dietë të veçantë dhe duhet të sigurohen që t’i marrin të gjitha vitaminat ushqyese të nevojshme për trupin.
Në një sërë udhëzimesh të lëshuara të enjten nga British Nutrition Foundation (BNF) thuhet se fëmijët veganë apo vegjetarianë duhet të hanë të paktën 3 pjesë të proteinave në ditë në mënyrë që ata të konsumojnë mjaftueshëm zink dhe hekur. Organizata rekomandon që prindërit të vizitojnë një mjek për t’u këshilluar se si të sigurojnë që fëmijët e tyre të konsumojnë sasinë e duhur ushqyesve. Pra edhe fëmijët që ndjekin një dietë vegane apo vegjetarianë mund të kenë një stil jete të shëndetshme.
Por si mund të sigurohet që një fëmijë që është vegan apo vegjetarian të ushqehet më një dietë ushqyese dhe të ekuilibruar?
“Është pozita e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës që planifikon siç duhet një dietë të tillë. Dietat janë të shëndetshme dhe mund të ofrojnë përfitime shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të caktuara” thotë organizata. Këto dieta janë të përshtatshme për të gjitha fazat e ciklit të jetës, duke përfshirë shtatzëninë, foshnjërinë, fëmijërinë, adoleshencën, moshën madhore e të rritur edhe për atletët.
Çfarë duhet të bëni kur një fëmijë fillon dietën vegane ose vegjetarianë?
Një dietë vegane përbëhet vetëm nga ushqimet me bazë bimore, ndërsa një dietë vegjetariane mund të përfshijë nënproduktet e kafshëve si qumështi, vezët dhe djathi. Nëse fëmijët fillojnë dhe ndjekin një nga këto dieta është thelbësore që prindërit të kërkojnë udhëzime nga një nutricionist ose dietician, thotë nutricionistja Lily Soutter. “Fëmijët në rritje kanë kërkesa më të larta ushqyese për energji për madhësinë e trupit të tyre në krahasim me të rriturit”, shpjegon Soutter tek The Independent.
Sipas udhëzimeve të reja të BNF, është e këshillueshme që fëmijët të hanë pesë ose më shumë pjesë të frutave dhe perimeve në një ditë, tre pjesë të ushqimit të qumështit dhe dy pjesë të proteinave. Udhëzimet shtojnë se mishi është një “furnizues i mirë i hekurit i lehtë dhe absorbues”, burimet alternative të hekurit janë thelbësore, veçanërisht për fëmijët në rritje. Alternativat ushqyese për hekurin e mishit përfshijnë drithërat, perimet me gjethe të errëta, fasulet, thjerrëzat, drithërat e fortifikuara dhe kajsi të thata.
A duhet të ushqejë me qumësht gjiri fëmijën një nënë vegane?
Sipas NHS (The National Health Service), rekomandohet që të gjitha foshnjat të ushqehen me qumështin e nënës ekskluzivisht deri në moshën gjashtë muajsh, pavarësisht faktit të të qënurit vegan ose jo. “Ashtu si të gjithë gjitarët, një nënë prodhon qumësht me qëllimin e vetëm për të ushqyer fëmijën e saj. Pra, për nënat vegane dhe foshnjat e tyre, nuk ka asnjë kundërshtim moral në dhënien e qumështit të gjirit”, thotë shoqata e veganëve. (The Independent, Scan)
Per femijet nuk jane te mira, keto lloj dietash, sepse femija eshte ne ritje e siper, dhe I duhen proteinat e mishit vezeve,
Kjo dieta me vegan esht per moshat 50 vjec e lart,–jo per femijet , se I ben femijet anemic
Femija duhet te haje mish vici, veze, qumesh fruta perime , Te gjitha bashke,
Pastaj kur te vje ne moshen 40 vjec e lart, atehere te filloje te haje vetem vegan
Sa titull i bukur. Sa gje e mire qe te gjithe te ham veg dhe te mbrojme mjedisin. Eshte e mundur por pak e veshtire. Eshte e rendesishme te behet nje sqarim. Ne shumicen e rrasteve kejo gazete poston gjera koti, shkruan ne shqipe te keqe thone disa, perkthimet jane ordinare ne shumicen e rrasteve,por kejo sdo te thote se kejo gazete shkruan gjera pa kuptim. Ne te vertete eshte e kunderta. Ndjek pike per pike politiken nderkombetare te Sorros. Nje sqarim tjeter. Lexuesi duhet te kete parasysh se te gjitha epitetet e keqia si, rracist, homoseksual, extremiste etj te kesaj natyre u drejtohen kryesisht rraces evropiane. U drejtohen rraces evropiane gjithasht gjoja te mbroje mjedisin te kthehen ne vegitare. Sigurisht cdo njeri ne moshe te pjekur ka te drejte te zgjedhi cfare te haje dhe pije, por nga ana tjeter duke ditur influencen e madhe te prinderve tek femijet dhe nga ana tjeter dihet se shumica e vegjitare e kthejne veten ne extrem doth duken si njerez si njerez te vdekur qe ecin ne kembe, atehere kuptohet qellimi. Shumica e vegjithareve me veshtiresi mbajne veten e tyre, jo me te bejne familje dhe te riprodhojne. Pra qellimi eshte si me emigracionin , si me akuza per rracizem apo ekstremizem dhe tani me ushqimin per femije , duan te dobesojne rracen evropiane. Ky debat sa ka filluar ne perendim dhe do vazhdoje pa pushim. Rraca evropiane eshte vene ne shenjester per tu zhdukur.