Ditmir Bushati flet pas "shkarkimit" nga Shkodra

23 Korrik 2019, 18:57Politika TEMA

Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues socialist në qarkun e Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri.

“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës” u shpreh kryeministri  Edi Rama.

Vetë  ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes se Asamblese PS-se u shpreh:

“Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. 

Të jeni të bindur se mungesa e ofiqit më bën të jem më i vendosur për të cuar përpara idetë për të ardhmen tonë”.

Kur u pyet nëse ishte ai “shkolla e mendimit ndryshe në PS”, Bushati tha se “për këtë duhet të pyesni të tjerë persona”.

1 komente në “Ditmir Bushati flet pas “shkarkimit” nga Shkodra”

  1. Nik says:

    Besoj se Z. Rama ka gabuar me Z. Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje