Padiskutim ditët e fundit kanë qenë ditët e Ilda Bejlerit kjo për shkak se kudo në media është shkruar për largimin e saj nga Digitalb, pushimet luksoze në Mykonos dhe projektin e ri që do të nisë shumë shpejt në Top Channel.
Ditën e sotme, bukuroshja e ekranit ka dhënë një intervistë për “Gazetën shqiptare” ku ka zbuluar arsyen e sherrit mes saj dhe Shakohoxhës dhe ka konfirmuar lajmin se në shtator do ta shohim në Top Channel në një projekt që ka vendosur që për momentin ta mbaj sekret.
“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”, ka thënë Ilda teksa ka folur dhe për lajmet që kanë qarkulluar se arsyeja e sherrit me Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.
Përsa i përket sherrit të diskutuar mes saj dhe Dritan Shakohoxhës, ajo është përgjigjur kështu:
“Natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në punën time, në atë që di të bëjë më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”
Kujtojmë se Ilda është parë në shoqërinë e Edi Manushit dy ditë më parë ndaj me shumë mundësi në shtator do i shohim krah njëri-tjetrit.
Kush ti paguan pushimet eshte pyetja??? Mos te shohim edhe ty si Elvana Gjata ndonje dite…
Ju mbyll llotua , duhet te mbijetoj ,me lehte e ka ti vere gjoksin…punes !☺