Kryebashkiaku i ri i Kolonjës Erion Isai i është përgjigjur akuzave se kryetari i FRESSH në këtë bashki Pandi Cunge, ka plagosur një qytetar me thikë pasi kishte sharë në Facebook Isain gjatë fushatës.
Ai gjithashtu ka mohuar edhe lajmin se Cunge është emëruar administrator pavarësisht ngjarjes së pretenduar.
“As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj.
E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virutale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.
Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon”, shkruan ai. (TemA)
Na more ti Djale ti si è ke Emrin ti Tarruan Isai,sa per Raportet e Policise nuk besone askushe,keshtu qe ike e mbushi mendjen ndonje Rilindasi andeje kendeje se nuk e Rruan njeri fare se cfar tregone ti…
Pandi Cunge eshte djali me i mire ne Kolonje, …..me i miri e me i sinqerti qe aderon ne degen e PS Kolonje.,,…mos i bini me qafe te mirit……shikoni se ka te tjere per tu engledisur……