Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet që të miratojë një sërë vendimesh të rëndësishme për zhvillimin e qytetit. Kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu deklaroi se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur disa objektiva ambiciozë dhe që janë mëse të arritshëm. Ai listoi edhe një sërë projektesh të rëndësishme që do i japim një tjetër pamje kryeqytetit, të ngjashme me kryeqendrat e tjera evropiane.
“Kanë filluar punimet te Bulevardi “Zogu i I”. Ajo lloj cilësie që shohim te Sheshi “Skënderbej”, që ishte sheshi më i votuar për vitin 2018 në Europë, do të vazhdojë edhe drejt Bulevardit “Zogu I”. Për shkak se është parë se si ajo që kishim më përpara me ato tullat dhe ato fasadat ka nevojë t’i përgjigjen këtij lloj sheshi që ne kemi. Janë edhe punë të tjera. Kemi sfidën, në atë drejtim, të Parkut të Ri, me zgjatimin e Bulevardit, me mbërritjen e Bulevardit drejt Parkut të Ri dhe që kryetari ka vendosur disa objektiva goxha ambiciozë, por që shumë të arritshëm”, tha Gogu.
Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është edhe ai për transformimin e Piramidës dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për teknologjinë dhe sipërmarrjen. “Piramida është gjithashtu jashtëzakonisht shumë interesant rehabilitimi i saj dhe kthimi i gjithë asaj sipërfaqeje të rinjve të qytetit. Atyre, të cilët duan të ndeshen me sfidat e teknologjisë, por edhe të sipërmarrjes, por edhe qytetarëve të cilët duan të vështrojnë qytetin nga një pikë vështrimi tjetër. Shumë shpejt do të fillojë edhe aty puna”, theksoi ai.
Dy nga projektet më të rëndësishme janë edhe hapja e 17 shkollave të reja që do i japin fund mësimit me dy turne si dhe gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale.
“Janë një sërë sfidash të tjera. 17 shkolla të reja. Duhet të vazhdojmë sfidën me rehabilitim lagjesh. Por gjithashtu sfida kryesore e këtij mandati është gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale, pra atë pjesë të qytetit e cila për shkak të zhvillimeve dhe ritmit që ka pasur në qytet, është duke pritur ende dhe në këto zgjedhje votoi dukshëm që do të ketë të njëjtën gjë në mesin e tyre. Puna ka filluar, ekipet janë në punë, Këshilli Bashkiak është duke u bërë gati për mbledhjen e tij të parë të punës me një rend dite goca ambicioz, kështu që jemi duke ecur”, deklaroi Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu.
Ja nje kryetar i Keshillit Bashkiak,qe nuk flet me koken e tij,por te kryebashkiakut Veliaj.
Degjoni cfare derdellit ky:
Investimet do ndryshojne pamjen e Tiranes!!!!!!!
Po per jeten e qytetareve tuaj kur do mendoni?
A e di ky qyqar se ky Veliaj per 4 vjet grabiti miliona nga 50 mije banoret e Yzberishit dhe nuk investiti asnje lek?
Pyete kete bajraktar se ku i coi milionat e Yzberishit!
Apo na quani te internuar?
Ska faj ai se e ka te shkruajtur ne balle por ju qe e lexoni e besoni ne pacavurren dizinformuese dhe propogandistike te Meros ne sherbim te Partise e xhaxhit Edi.
Pervec krehjes se mjekrres,nuk ka asgje tjeter per te bere!
E ka thene Veliaj e Jo ky,pa llogaritur Keshillin Bashkiak!
Ha ha ha haa,pse e votuam keshillin kur qenka kot?
Epo demokraci rrumpalle pra!
Ku e gjeten kete priftin nga Berati ,per kryetar kshilli or tej?A s’ka Tirona çuna e goca prej Tirone?Gjithmone hajdutet e gjejne veten.Nga hajdut banke dhe ministrie,ne hajdut bashkie.Toni Gogu hahaha.
Shume mire po e beni zoteri qe na beni me dije per ate qe keni detyren te realizoni , por dua te sqaroni fillimisht publikun dhe per ceshtjet e ngritura ne adresen tuaj nga z.Bledi Manaj ! Personaliteti duhet te jete obligimi juaj
ss
Nuk e di në do ti dalë koha për të ndihmuar,Lalin,pasi të ketë realizuar higjenën e domosdoshme të mjekres.Le të dalë ndonjëherë nga BABA.Mondi.