Tiranë, enigma e Memorialit kushtuar viktimave të grushtit të shtetit në Turqi

10 Gusht 2019, 09:00Sociale TEMA

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje. Ky fakt u zbulua vetëm sot nga mediat shqiptare, ndonëse veprimtaria, në të cilin ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, është zhvilluar pikërisht më 15 korrik. Veprimtaria ka nisur me një marshim nga qendra e Tiranës, ka përfunduar në një nga zonat e Parkut të Liqenit, ku sipas një postimi në Facebook, ambasada turke në Tiranë, bën të ditur se “me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inauguruam “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Veprimtaria duket se është organizuar nga ambasada turke, ndërkohë që mbetet i paqartë roli i Bashkisë së Tiranës. Në faqen e saj zyrtare nuk ka asnjë njoftim, qoftë dhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit Mazniku. Por nga ana tjetër emërtimi i një rruge apo një parku, është kompetencë e Bashkisë dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘’Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në veprimtarinë për Memorialin apo inaugurimin e ‘’Rrugës së Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut”.

Në fakt, duket se bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, pasi në Shqipëri, nuk rezulton të ketë monumente dedikuar ngjarjeve të ndodhura në një shtet të huaj, siç ishte rasti i grushtit të dështuar të shtetit, për të cilin autoritetet turke fajësuan klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO.

Tre ditë pas këtij zhvillimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta, me kreun e Shtetit turk.

Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj si dhe me kryeministrin Edi Rama “për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n. Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim”, tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga “qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s”.

Zëri Amerikës

20 komente në “Tiranë, enigma e Memorialit kushtuar viktimave të grushtit të shtetit në Turqi”

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      i tredhuri Ngjela, turqit Xhufi apo ai AK-se se shpejti do te reagojne…………….

  1. Noku says:

    Veliaj qe del ne tv per cdo banjo qe lyhet ne Tirane nuk ditka gje per kete ngjarje…?!

  2. Gjoni.Shkoder. says:

    Ne nuk jemi formar akoma si komb.
    Jemi ne shekuj popull mercenare, ma i urryer i Europes dhe kjo sigurisht nuk eshte rastesi.
    Besoj se jemi te pa shprese se paku edhe per njeqind vitet e ardhshme.
    Eshte e kote te pritet ndonji e mire nga Salihat apo Ed Leshat e radhes.
    Ky popull nuk mund pjerdhin burra ma te mire.

  3. pyetje says:

    Pyetje:
    -Dini gje ju, o milet?
    Mileti pergjigjet:
    -Ate e di Komandanti! Cdo gje qe ai ben, e ka per te miren tone.
    Pyetje:
    -Edhe kur ju shkerdhen?
    Pergjigje:
    -Po neve keshtu na pelqen..

  4. Timi says:

    Po çfarë lidhje kanë shqiptarët me grushtshtetin në Turqi nuk e kuptoj. Dyshoj që erdogani si maniak që është të ketë shantazhuar qeverinë me ndërprerjen e Air Albania.

  5. Detari says:

    Arberit jane minoritet i vogel ne Shqiperi, mos pretendoni te kerkoni per shumicen te behen Arber me zor, ato jane turko-sllavo-jevgj.
    E mira do ishte te hiqnin flamurin e Kastriotit dhe perfundimisht te deklarohet ai vend si nje mini-turki ku ne te vertet eshte, mjaft na ofenduat ne pakicen.

  6. ideali says:

    Turpturpturpturpturpturpturpturpturp… pafund. Veliaj ne prokurori.S ka rruge tjeter, per te mos thene nje varre naten ta rrafshoje.

  7. Samiu says:

    Nuk kan faj , meqe deshmoret e atdheut dhe patriotet e kti vendi i kan hedhur ne koshin e plerave , ku do i gjejn emrat per tja ven rrugve dhe parqeve , per nder te xhaferr deves , hoqem emrin e rruges 4 shkurti , halil alis zogut hamit matjanit mutat frasherit i kemi bo monumente , tashme erdhi koha ose te ven emrat e njeri tjetrit neper rrug , ose plotesojn deshiren e komshive , turkut grekut serbit e kompani , keshtu esht kur rrugaçet e antishqiptaret drejtojn politiken ne kte vend , vendin me dashuri e drejton ai qe lufton me pushk ne dor per ta mbrojtur ate nga pushtusit dhe armiqt , kur e drejtojn homoseksualet nudistet drogmenet , agjentet e sherbimeve greke serbe kjo do jet era shqipnis.

  8. Tani ndodhem ne rrugen e bicikletave 15 korriku dhe lexoj nje tabel nga agjensia TIKA qe ka mbjelle 252 rrapa ne kete zone dhe me sa duket per kete eshte edhe emri.
    Mirpo turcelinjet tane jane te indinjuar me vellezrit dhe motrat e origjines sa per inat shkojne ne xhami dhe kthejne sumen perpjete dhe disa shkoje e bashkohen me xhihadistet.
    Po te ishte 4 korriku i amerikes dhe ca emra heronjesh te pushtimit vietnamit apo afganistanit… turcelinjte do ishin krenar..

    1. Adi says:

      O kopil i rilindjes qe per leke e mbushet Shqiperine me xhami turke dhe tani na tregokeni kush falet dhe kush nuk falet, po mire mer qelbesire per 250 rrape shitet bytha e lihet koqja namit! Po nuk i mbillte dot 250 rrape vete bashkia?!!! Po kur qenkeni kaq krenar per kete shemti morale dhe fizike, pse nuk shkuat ta inaguroni me buje sic beni per cdo shurrtore te riparuar, po e bete fshetas si bq qe jeni!!!

  9. Pyetje Serioze says:

    Nje pyetje kam. Nese neser iken Erdogani dhe vjen nje tjeter qe nuk eshte dakord me politikat e Erdoganit dhe etiketimin e tij si grusht shteti ngjarjes se 15 Korrikut, cfare do te ndodhi me memorialin?

  10. Enver hoxha says:

    Krm legen pa krenari kombetare tashti jepi edhe gruan erdoganit se ne bythe ta ka vu bastard antishqiptar

  11. nje shqiptar says:

    Kjo gje nuk eshte turp, eshte poshtersi nga anadollaket e pushtetit tone. Ne nuk na pyeti njeri, por keta ndyresira qe i zgjedhim me qef bejne cdo poshtersi ne emrin tone, si popull. Edhe qeni ne rruge keshtu ben, te sheh ne sy se mos i hedhesh ndonje cope buke dhe te ndjek nga pas me mirenjohje. Ja kjo eshte. Per te mbajtur pushtetin jane gati te lepijne cdo kocke qe u hedhin dhe pastaj u vene nga pas tu lepijne edhe b…. Te mendosh pak sa e sa jete, sa gjak eshte derdhur per tu shkeputur nga Turqia, Greqia, Serbia etj dhe keta kriminele palaco as qe duan t’ia dine, por me paturpesine dhe poshtersine e tyre shkojne me tej. Shkelin mbi gjakun e derdhur me shekuj vetem per te qendruar ne pushtet. Keta drejtues dhe udheheqes kemi, nga te dy krahet. Njeri me i ndyre se tjetri. Dallimi eshte qe njera pale vret edhe popullin e vet ndersa tjetra gjoja me e moderuar, vetem e vjedh dhe e rjep per se gjalli. Mire te na e bejne, vete i zgjedhim dhe jemi te zote vetem te bejne llogje neper kafenera, ose si ne kete rast me komente neper gazeta…

  12. BK says:

    C’hyn Saliu ketu. Saliu eshte kryeminister?
    Nuk eshte me as deputet, as kryetar partie.
    Me kryesorja, me Erdoganin nuk i shkon fort muhabeti.

  13. TOMAS says:

    SI KA MUNDESI QE NEPER BULEVARDET E TIRANES MUND TE DEMOSTROSH ME TURMA DHE POLICIA NUK DI GJE?SI KA MUNDESI TE VENDOSET NJE MEMORIAL NE VENDE PUBLIKE DHE BASHKIA NUK DI GJE?SI KA MUNDESI QE NJE AMBASADE E HUAJ NE SHQIPERI TE BEJE VEPRIME PA DIJENINE E ORGANEVE PERGJEGJESE TE SHQIPERISE?SI KA MUNDESI QE KJO TURME ME PANKARTA NE DUAR LEVIZ NEPER TIRANE DHE ASNJE MEDIA OSE TV NUK E FILMOI OSE TE SHKRUAJE?zoterinj te gazetes!keni nje staf te ulet professional ,e kam thene edhe diku.Artikulli perdor fjalen”ENIGME”.KU JENI JU ,FLINI?APO ISHIT DUKE PIRE.TURP PER MEDIAT SHQIPTARE,GAZETA E TV QE HESHTEN.KJO ESHTE NJE NJOLLE TURPI PER NE DHE BOTA JASHTE MOS KUJTONI SE JANE INDIFERENTE.VIZITAT E EDI RAMES TE SHPESHTA NE STAMBOLL KANE DHE BEKIMIN E SALI BERISHES.NUK DIME CILE TE ZGJEDHIM NE KRYE.TE GJITHE PO NA DALIN TURKOMANE “DUM BABEN”,DHE NE PRESIM TE HYJME NE EUROPE.

  14. Kiri says:

    Edin e ka kap erdoleshi prej koqesh.nuk e dime arsyen.tani sa here do dalim nga liqeni do perulemi me respekt per mahmutet e turcelise.

  15. Miku says:

    Nuk e ka fajin populli.Kur dje dergova nje mendim per kete memorial, tek komentet Mero “spiuni ,”nuk e botoje.Ku eshte problem i Bashkise dhe Qeverise, i bejn fresk per tu afruar me Iranin.I bien pragut te degjoje dera.Jeni te gjithe te korruptuar dhe spiunna, pozite e opozite, te majte e te djathte, botues e gazekare, hani te gjithe ne canakun e turpit.Turp.Turp…….

  16. Mëno Dedaj says:

    Siduket Z. Veliaj e konsideron teritorin e bashkise Tirane si pronen e tij. Njelloje si pashallaret e Turqise kur na kishin nen hiqmet. Kushdo qe eshte ne krye te kesaj nisme Velia, Rama ose vet Erdogani, per ne eshte nje turp kombetar. Opozita jone e atrofizuar duhet te ishte ne balle te popullit dhe ta kthente kete servilizem politike ne nje çeshtje te saj. Kjo eshte e tupeshme ne radhe te pare per Ramen e veliain, por edhe per vet PS qe ka nje qeverri pothuajse antikombetare. Edhe heri i Rames, ballisti e spiuni Mitat frasheri, pak a shume te njejten beri kur pranoi qe ushtria shqiptare te ishte nen vartesin e Ministrit Greke te luftes. Siduket vendi yne eshte kopshti i lulezuar i tradhetareve.

  17. shqip says:

    Gezuar Rama-zonin , do thoshte nje komentues. Ne nje vend ku qeveriset si kalifat mos prisni gje tjeter. Ketu qeverite kane vetem shansin e radhes per te bere para. Te tjerat jane vari leshte se ky eshte brumi turkoshak i ketij vendi. Rastesi ? Absolutishte jo. Po pse, dhe kur ke arritur nje faze pjekurie, beson ne propaganda boshe patriotike? Shiko, ky vend quhet me i varferi ne kontinent. Varferia lidhet pikerishte me dominimin turko-arab ne numer dhe mentalitet. Personalisht e kam kete bindje. Qofsha gabim, por nje pjese e madhe e ketyre shqipfolesish, nuk e duan kete vend. Prandaj edhe e “permjerrin” me plera, e sakatojne, e grabisin, e djegin etj. Nuk kane krenari kombtare keta. Keta mbulojne Skenderbeun me çarçaf, dhe nderojne ushtaret e Erdoganit. Shqiperia nuk ka asnje shans te behet shtet serioz. Servilizmi i skajshem nuk e lejon shqiptarin te jete zot ne toke te vete. Nese eshte vertete toka e tij ( ? ) Kjo pune ne Kosove, kjo pune ne Maqedoni. E gjithe hapesira ku ne jetojme eshte nje mish-mash arkitektonik e urban. Tere Europa eshte ndertuar mbi baza qe nga mesjeta e hershme, ne kemi urbanistiken me pa shije, e aspak funksionale. Dhe po te thellohesh pak, pak fare, e kupton qe ndryshimi vjen pasi ketu pellet hoxha ne maj t’minares. Te me falin njerezit me kete perkatesi fetare, po ky eshte realiteti. Te vjen keq, nuk e pranon, atehere hiqe masken o shqipfoles. Thuaj qe nuk jemi pasardhes te Pirros e te Arberve. Thuaj qe nuk jemi Europe, dhe me mire te mbyllet ky debat. Vetem mos e zer ne goje Skenderbeun, as Mjeden, as Muzaken, e as Kristoforidhin. Se ne fund fare mbetesh hipokrit. Se ata nuk i bene kurre memoriale jevgjiteve te Anadollit. Po ju bene me gjuhe, se edhe ate nuk e kishit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje