Nëse guxoni të uleni në Treppe die Spagna në Romë bëni gati gjobën: plot 400 euro.
Këshilli bashkiak i Romës së fundi ka vendosur ndalimin e uljes në Treppe die Spagna dhe policia bashkiake vazhdimisht kryen kontrolle e vendos gjoba nëse rregullorja nuk respektohet.
Arsyeja është, se turistët lenë gjurmë ndotjeje si: çamçakëz, njolla kafeje, vere dhe akulloreje, nga ana tjetër duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës.
Roma me 7 milionë prenotime në natë është ndër qytetet më të vizituara të Europës.
Ndonëse turistët i sjellin gjallëri dhe para qytetit, dyndja masive e tyre nëpër metropolet europiane po kthehet edhe në barrë të madhe për qytetet dhe qytetarët e tyre.
Në Itali tashmë janë vendosur edhe masa konkrete për një turizëm të kontrolluar.(DW)