Basha: Krahasuar me Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë. Ai është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare

16 Gusht 2019, 11:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se “krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij”.

Sipas kryedemokratit Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”- shkruan Basha në facebook. (TemA)

4 komente në “Basha: Krahasuar me Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë. Ai është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare”

  1. tori says:

    Thjesht e qarte.Kriminel esht personi qe jep urdher per te vrar apo vret persona te tjere.Thjesht ti zoti Basha je kriminel e V.Pjetri eshte keqberes apo thyers I ligjeve te shtetit.

  2. NA HENGRESH MUN QENDRO E FOL PER ATA QE KE VRAR E KE VJEDHUR DEL E NA BENE MORAL1 O LUL KRIMINELI PEDERASTE.

  3. fahriu says:

    Po sa mire do ishte,sikur Shqipetaret te mos te te njihnin,po ju njiheni si pare e kuqe,ju jeni njerzit me te pa besuar ne kete vend,bemat tuaja,jane te shkruara e zeza ne te bardhe,jane te filmuara me ze e me figure,ju njohin brenda dhe jashte vendit,aktiviteti juaj kriminal,eshte me se i dokumentuar nga sherbimet partenere,dosjet tuaja jane sterre,ju nuk late nje pune te bere,ju e kthyet kete vend ne hale,ky vend ka shume halle,qeverisja nuk i pergjigjet si duhet problemeve qe ka ky vend,ka fukarej,ka korrupsion,ka pa aftesi ne ne nje pjese te administrates,po jo,ju jeni mostra,juve nuk ju beson me kush,ju keni shku per lesh,po beni sikur nuk e kuptoni,ju e provuat se jeni nje hic,prandaj kot lodheni,juve nuk ju beson me njeri,vetem nje dore fanatikesh qe ju e dini shume mire se cfare perfaqsojne.ME JU,JO ME.

  4. USA says:

    Po krahasuar me ramen mire e ke po krahasuar me ty lule qe ke vrare e vjedh diten per Diell eshte nje Hic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje