FOTOT: Në Sazan, me peshkatarët e... peshkaqenëve!

16 Gusht 2019, 10:22Turizëm TEMA
FOTOT: Në Sazan, me peshkatarët e... peshkaqenëve!

Nga Daniel Muçaku dhe Isa Myzyraj

Një lokal i vogël i ndërtuar me dru pranë Triportit në Vlorë ishte ndalesa e fundit përpara se, së bashku me 3 peshkatarë të varkës Kristiana, të niseshim drejt detit për 24 orë, në gjuetinë ekstreme të detit, gjuetinë e peshkaqenëve.

Kapiteni, Arben Aliaj, na paralajmëron fillimisht se udhëtimi do të jetë i gjatë, i rrezikshëm, por na siguron se do të jetë i paharrueshëm.

Largohemi nga Troporti, dhe pas disa minutash Vlora dhe i tërë bregdeti i saj do të dukej nga varka, ndërsa ne i afrohemi Sazanit.

Valët e pakta të detit, varka e vogël që lëkundej, dhe zhurma e lehtë e motorit do të na shoqëronin deri në Ishullin e Sazanit ku ne do të bënim një ndalesë disa orëshe, duke shijuar edhe detin e kristaltë të ishullit.

Gjatë udhëtimit, Beni, kapiteni i Kristianës tregon se varka është rreth 30-vjeçare, ndërsa ai kishte 10 vjet të plota që bënte gjuetinë e peshkaqenëve çdo ditë kur lundrimi është i mundur. “Peshkimi është si bixhozi, nëse do ta nisësh vështirë ta lësh.”,-thotë kapiteni.

Hektori ishte më i vjetëri aty, ai kishte plot 30 vjet në det, ndërsa Ardi ishte më i riu 25-vjeçar, dhe kishte vetëm dy muaj, ndërsa kishte lënë punën e tij prej marangozi për peshkimin, pasi peshkimi saktëson edhe ai është si bixhozi.

Pasi shijojmë Sazanin, kishte ardhur koha që të nisnim aventurën tonë, drejt MexoKanalit, mes Sazanit dhe Karaburunit, për të hedhur plot 2 mijë grepa në rreth 9 milje gjatësi.

Pjesa më e rrezikshme dhe ekstreme tregojnë marinarët, është pikërisht hedhja e grepave, sepse një gabim i vogël do t’i kushtonte atyre jetën.

Për rreth  3 orë, sa vazhdonte hedhja e grepave, dielli kishte ikur, ndërsa ne po e shijonim atë perëndim, bashkë me erën e detit, dhe lundrimin në një varkë që e kishim parë shpeshherë në dokumentarët e huaj.

Darka kishte rënë, ne ishim ankoruar në një cep të Sazanit, ndërsa Hektori përgatiste darkën, ku ushqimi i detit zinte pjatën kryesore.

Beni na tregon se deti është i mrekullueshëm! Është i mbushur me sekrete ashtu si toka, ka veçantitë e tij, por më misterioz.

Pjesa më e madhe e natës do të kalonte me pyetjet tona, ndoshta naive, dhe të shumta, por kuriozitetet nuk kishin fund, pasi për ne ishte hera e parë.

Mëngjesin tjetër, do të zgjoheshim po në të njëjtin vend, ndërsa pas kafes së mëngjesit do të niseshim të mblidhnim prenë tonë, peshkaqenët.

Ne peshkatarët biem në heshtje derisa të kapet preja e parë, pasi jemi në tension, na tregojnë marinarët. Dhe ishte gazetari i dritare.net, që do ta thyente heshtjen, sepse gjatë provës të tërhiqte një grep, në të ishte edhe peshkaqeni  i parë.

Heshtja u thye, ndërsa nisën duartrokitjet dhe ulërimat, dhe sigurisht “takimi i parë” me një peshkaqen ishte jo shumë romantik, por i emocionues dhe i paharruar.

Ne kishim përballë një peshkaqen që e kishim parë të gjallë vetëm nëpër filma, ndërsa deri në fund të udhëtimit do të gjenim rreth 15 të tillë, por edhe dhjetëra krijesa të tjera të detit, që disa riktheheshin në ujë dhe disa merreshin nga peshkatarët.

Beni na tregon se ai ka zënë peshkaqen edhe 200 kilogram, që për ne ishte vërtet e frikshme.

Pas 3 orësh punë, ekuipazhi ishte i qetë dhe i lumtur, prenë e kishin zënë ashtu siç ishte parashikuar, çdo gjë kishte shkuar sipas planit, ndërsa kapiteni na thotë: “Uroj t’ia keni kaluar mirë, për ne kjo jeta, deti është shtëpia jonë, dhe peshkaqenët janë biznesi ynë.”

Rikthehemi në Triport, aty ku do të përfundonte udhëtimi ynë prej 27 orësh, një udhëtim i jashtëzakonshëm, që përveç adrenalinës së zënies së peshkaqenëve, na njohu me një Shqipëri sekrete. (Dritare.net)

8 komente në “FOTOT: Në Sazan, me peshkatarët e… peshkaqenëve!”

  1. kot says:

    Gjueti ekstreme kjo eee? Te kapesh kelysha peshkaqeni… Aman ere se ju na Vlora mbaheni dhe si trima ?

    Ca behet me peshkaqenet nuk e kuptova. I shesin, i pjekin…boh.

  2. Cudia says:

    Shtet pa rregulla. Ata peshkaqene te vegjel nuk mund te trajtohen si peshq te medhenj. Bota ka nxjerre rregulla per peshkimin e peshkaqeneve. Vend me prapambetje kolosale ku shteti nuk ka asnje lloj rregulli mbi peshkimin.

  3. Ben says:

    Po me Peshkaqenet cpatet! Po te ishit.trima zini ndonje peshkaqen5 ne futyre Shqiptari qe eshte ne politike dhe i ka pire gjakun te f gjitheve. Edhe juve por nuk e kuptoni..Ju kujtoni se nuk u ka prekur gje politika e qelbur Shqiptare, por do ta merrni vesh kur te shkoni ne Spital apo emergjencd, kur te keni pune me Bashkine, apo me policinë apo gjykatesit. Ju mor vellezer akoma nuk e dini se si.jetohet ne nje shtet demokratik. Mbase keni vizituar ndonje shteti si turist apo keni jetuar.si emigrant I legal por nuk e kEni provuar jetesen e pavarur ne nje shtet demokratik. Prandaj ju duket.aventure, gjuetia per Peshkaqene.Me vjen shume keq per.ju.qe jeni aq shume mbrapa. Zoti u ndihmofte tu hape syte!

  4. abc says:

    eshte e ndaluar te peshkosh peshkaqenin lere me kelyshet e tij.. ne detin mesdhe eshte specie e mbrojtur.. te peshkosh e te hash peshkaqenin eshte njesoj si te vrasesh e te hash ujkun o luanin..
    te shohim nese policia e/o prokuroria e kap kete e vepron me keta pisa…

  5. Bobi says:

    Ju komentusit ketu beni sikur jetoni te ter ne norvegji, po ca rregulla kerkoni per peshkaqenet ku ne shqiperi nuk zbatohen rregullat per njerezit. Peshkaqen ne vlore ka 30 vjet qe gjuhet dhe i gatuajn ca restoranta gjoja vipe, ose i cojn pertej detit kur ska kerkese ne shqiperi.

    1. Xhixhi says:

      Dhe ti se keq por prap s’eshte gje normale.

  6. Peshkatari i vertet says:

    O gazetar trap ti e ke shkruar per mire kte gjo po te jete peshkim sportiv eshte gje tjeter do te thote qe i kapin dhe i hedhin ne det prap. Se peshkaqenet jane specie e mbrojtur.

  7. Nik says:

    Komentuesi i fundit kèshillon qè mos tè kritikojm peshkatarèt si dhe dy gazetarèt e Temès tè janè tè pa pèrgatitur tè informohen se èshtè e ndaluar me ligj peshkimi i peshkaqènit qoftè ky i vogèl apo i madhè.Financa,kapitaneria e portit.policia detare duhet tè ushtrojn kontrolle tè rrepta ndaj mafies sè peshkaqenit dhe logjikisht magjistratura dhe prokuroria e vlorès tè hapin dosje menjèher ndaj kanibalève tè peshkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje