PD, nuk mund të luajë më me Shkodrën

17 Gusht 2019, 09:07Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, nuk mund ta shpëtojë nga rruga e vetme që ka nisur Partia Demokratike, ajo e vetmisë së madhe, dhe rrënimit politik. Dorëheqja e Valdrinit, ishte xhesti më qytetar i një njeriu, i cili edhe pse fitoi me votën e lirë në qytetin e tij, sërish kishte kurajon intelektuale, të largohej qetësisht (dhe jo me zhurmë si kryetarët e SHQUP-it) dhe të bënte zgjedhjen më perfekte të një njeriu që mendon për karrierën e tij politike dhe profesionale. Natyrisht gjërat do të sqarohen ligjërisht , dhe deri atëhere ka kohë për të vërtetuar se, sulmet e Lulzimit dhe Gazit ishin serioze, korrekte, të vërteta apo si gjithmonë “gërrmo Tare gërrmo”.

Por një gjë tjetër edhe më shqetësuese se “zbulimi” i Lulzimit dhe Gazit për Valdrinin e 17 viteve më parë, është fakti se, Partia Demokratike nuk mund të luajë më me Shkodrën dhe shkodranët. Ajo parti që e ka qeverisur Shkodrën deri sot, ka instaluar atje vetëm regres, ka luajtur me idealizmin e tyre, me sinqeritetin e tyre, me besën e tyre, me kontributin e tyre, dhe nuk u ka dhënë asgjë. Lotët e “krokodilit” për Shkodrën, ishin dhe do të mbeten skena dhe hipokrizi të së kaluarës, ishin dhe do të mbeten fjalë dhe fjalime dashakeqëse, që qysh prej 30 vitesh e mbajnë atë qytet, të mbërthyer fort ndaj regresit.

Ardhja e Valdrinit në bashki, ishte një kujë e madhe për PD e Shkodrës, e atyre që trumbetonin, dhe tashmë janë duke fërkuar duart se “ne jemi kalaja e PD”. Si mund të jetë një qytet si Shkodra “kala e PD” kur sa ishte në qeverisje ajo parti nuk ka investuar qoftë edhe për një rrugë nacionale, qoftë edhe për një lagje, apo për liqenin, ndërtimin e një pedonaleje për qytetarët,etj.

Si mund të jetë “kala e PD” një qytet me tradita si Shkodra, kur sa ishte në pushtet ajo parti, mbolli atje analfabetizmin, mungesën e shtetit ligjor, mbolli farën e hilesë, zaptimit të trojeve me pronarë të ligjshëm, mbolli paligjshmërinë e cila edhe sot e kësaj dite po ha koka njerëzish. Jo, PD nuk mund të tallet dhe nuk mund ta mbajë më peng Shkodrën e artit, qytetin e kulturës, atdhedashurisë, qytetin e njerzve të ditur të penës, qytetin e emrave të njohur botërisht për vlerat dhe kontributet e tyre. Jo, Partia Demokratike e Lulzimit (ashtu si ajo e Doktorit) nuk mund të mashtrojë më me praktika boshe si “dekriminalizimi”, (tipike për parti ekstremisht të majta që kultivojnë luftën e klasave) një qytet ku ka lindur dituria, zgjuarsia, besa, dhe miqësia. Shkodranët e kanë të pamundur, dhe nuk do të gënjehen më kurrë nga mashtrimet e Lulzimit dhe Gazit, nuk do ti besojnë më kurrë letrave të bakallit, të nxjerra nga vrimat e kuesturave italiane, por do të reagojnë fort për të sjellë ndryshimin në qytetin e tyre, edhe pas Valdrinit.

Partia Demokratike, nuk mund, dhe nuk do të fitojë më bashki në Shkodër, dhe kjo për faktin sepse për 20 e ca vjet, banorët e atij qyteti dhe rrethinave, janë ngopur me lugë boshe të qeverisjeve të djathta, janë ngopur me “dy gishtat” e PD qysh nga 2 prilli deri sot. Idealizmin politik, Lulzimi dhe Gazi i tij (gërrmues në koshat e kuesturave) t’ja shesin ndonjë grupimi mediokrish por jo shkodranëve, pasi ata nuk indikohen më nga përrallat e një nate vere “kur të vijmë ne në pushtet do heqim taksat, do ta bëjmë Shkodrën Zvicër”. Ikja e Valdrinit, natyrisht nuk do të ndryshojë asgjë, ajo do të sjellë sërish fitoren e të majtës (socialistëve) në Shkodër, duke përmbysur kështu njëherë e mirë “kështjellën prej letre” që PD kishte ngritur atje rrena dhe premtime boshe për afro 30 vjet.

13 komente në “PD, nuk mund të luajë më me Shkodrën”

  1. tori says:

    Bravo gazetar.Puna e PD ne Shkoder per 30vjet e vleresimi saj per 30vjet do e vleresonja me noten zero(bile zero me bisht)Per mua cdo vendim I Bashkis per ndertime apo rikonstruksione te ndryshme jane bere krejtesisht gabim.
    Nje gabim I jashtezakonshem ishte ndertimi I bibliotekes Universitare ne at vend sepse bllokoj arterin tregtar te nje rrjeti te jashtezakonshem dyqanesh kryesisht tezanateve te ndryshem.Ajo fillonte nga institute pedagogjik e mbaronte tek dalja ne tregun e vjeter te Shkodres(fushe) e dyta aty ishte edhe kinemaja e vjeter Rozafat ku sopranet e njohura M.Kraja e T.Tashko do jepnin koncertin per puplikun entuziast kryesisht intelektual shkodran.A nuk ja vlen te shpallej monument culture.Asht e nevojshme e krejtesisht e domosdoshme nevoja per nje drejtim cilesor te Bashkis se Shkodres e cila ka mbetur shume prapa ne krahasim me qytetet tjera te rangut te saj e te mos shfrytezohet antikomunizmi I Shkodres per te ndiku ne ndryshimin e domosdoshem te punes ne Bashki per te miren e popullit te shkodres.Ajo te mos shikohet si deshire politike por ne rradhe te pare si nevoj e permiresimit te drejtimit e te sherbimit ndaj popullsis

    1. Thanas says:

      Nuk më dukesh shkodran nga dialekti. Nëse nuk gaboj që jeton në Tiranë, na thuaj ndonjë fjalë për kulkat që po ndërton RamaVeliaj në Tiranë. Të paktën për atë nga bashkia twk drini. Jep një mendim të lutem

  2. mik says:

    Sa shkrim i neveritur e i pa-turpshem !! Sikur nuk jane sjell te gjitha partite njesoj me Shkodren !!
    Qysh ne pamvarsine E shtetit Shqiptare, asnji qeveri nuk e ka dasht Shkodren, sepse Shkodra gjithmone ka thane te verteten.
    Kot nuk nuk e kane quajtur kryeqyteti moral i Shqiperise.

  3. Pedro i ri says:

    Po Valdrinin kush ja propozoi Rames ?
    Kaq driteshkurter jane sa ti propozojne nje te ri qe ka abuzuar me drejtorite qe ka shtrydhur per 9 vjet

  4. bureto says:

    “Asnjë qeveri nuk e ka dasht Shkodrën, sepse Shkodra gjithmonë ka thanë të vërtetën!”. Uau…. çfarë logjiket!

  5. blend says:

    o miku na rrush trapin per llogjiken qe ke…!

  6. blerta says:

    Shkrim i sakte por ky Pjetri po te jet i pa fajshem nuk ka pse jep dorheqjen kerkon ti shkohet deri ne fund. Paturpesia e kesaj mender PD eshte kriminale se familja Pjetri eshte e saje dhe gjith perfitimet nga kjo parti i ka. Faji eshte i eksentrikut Edi Rama per zgjedhjet qe ben dhe ja ve presideni hajdutin e floririt e plot gomarlliqe si keto.

  7. alma tirane says:

    edhe perseri te behen zgjedhjet, do te fitoje PS

  8. branislav kikic says:

    shkodren se ka dasht asni parti se shkodra nuk don vedin se shkodra ska ma shkodran shkon ka fryn era nuk asht ma skodra e patunshme

  9. Thanas says:

    Z. gazetar i temës. Nuk më plas për PD-në, por dy pyetje kam për ty. Ke qenë ndonjëherë në Shkodër para se të merrte pushtetin PD, që thua që nuk është bërë asnjë investim atje (po të kujtoj vetëm Shkodër – Hani i Hotit)? Një shkollë ke mbaruar me Veliajn që gënjeni në dritën e diellit duke shfrytëzuar këtë media zhgaravinë që keni? Turp të keni o mashtrues ordinerë! Nuk shkruani kurrë, qoftë edhe një artikull të vetëm për mënyrën se si po qeveriset sot? A mendon se nuk ka asgjë për të qortuar? Juve jeni kazan dhe jo Shkullaku, Bushati etj, që thotë ai që nuk ja zë dot emrin në gojë, ashtu si edhe ty. Të fala pronarit! Do ta them si andej nga jam vetë: Mos bëfshi prokopi! Jetofshin edje kalamajtë tuaj si mesatarja e kalamajve shqiptarë (përfshi Zahon dhe Kajanin).

  10. Thanas says:

    Nuk më dukesh shkodran nga dialekti. Nëse nuk gaboj që jeton në Tiranë, na thuaj ndonjë fjalë për kulkat që po ndërton RamaVeliaj në Tiranë. Të paktën për atë nga bashkia twk drini. Jep një mendim të lutem

  11. BASTARDE gazetaruce b.....lepires i KASTES POLITIKE says:

    O ZOT NA RUAJ NGA KETA QE MUNDOHEN TI HEDHIN HI SYVE NJEREZVE QE LEXOJNE KETO SHKRIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje