Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

19 Gusht 2019, 19:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra askush. Ky mund të ishte përshkrimi më cinik, që mund t’i bëje asaj që ndodhi sot në Shkodër, pasi PD për ditë të tëra u foksua tek ideja se do derdhte gjak, që të mos lejonte konstituimin e Këshillit të ri.

Kërcënimet e panevojshme të PD për gjak dhe dhunë në Shqipëri, në fakt kanë një histori gati një vjeçare dhe janë përpjekje për të mbuluar impotencën politike të Lulzim Bashës dhe aftësinë e tij për të konkurruar.

Kjo që ndodhi në Shkodër nuk e zgjidh krizën realisht, por e fut në rrugën e zgjidhjes formale. Kriza reale në Shkodër, është shkaktuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, të cilët duke qenë forcë e parë politike në qytet, kanë refuzuar të hyjnë në garë, duke e lënë përfaqësimin në dorë të pakicës.

E vërteta është se socialistët nuk janë shumicë në Shkodër, por janë shumica e qytetarëve të përgjegjshëm të Shkodrës, që pranojnë zgjedhjet si mënyrë për t’u qeverisur. Si të tillë, ata kanë të drejtë të qeverisin qytetin, derisa dhunuesi real i qytetit, ai që i ka lënë shkodranët pa u përfaqësuar në Bashki, Lulzim Basha, të tërhiqet nga ai vendim, ose të ndëshkohet për atë vendim.

Tani rruga drejt rikthimit të legjitimitetit politik të PD në Shkodër, është më e gjatë se ç’mendon dikush. Ajo lidhet me legjitimitetin e 30 qershorit, dhe jo me biografinë e Valdrinit, Voltanës apo Tomës.

Zgjedhjet në Shkodër, janë çështje e një beteje politike kundër 30 qershorit, që Lulzim Basha  e humbi në gjithë Shqipërinë, dhe bën sikur do ta fitojë në Shkodër.

Ajo betejë fitohet, ose humbet në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo në rrugë. Gjithë skenat e tjera, janë përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë.

Shkodra as e ngjall dot dhe as e vdes dot 30 qershorin. Problemi i krijuar në Shkodër, është problem i ligjit të dekriminalizimit, dhe jo problem i legjitimitetit të zgjedhjeve.

Duke tentuar të bëjë si i fortë në Shkodër, për të mbuluar atë që i ka bërë PD-së në gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha vetëm sa e shton dhe më shumë dëshpërimin tek opozita dhe tek shpresa e rremë që përpiqet të ngjallë me ngjarjet në Shkodër.

Opozita duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të rinisë betejën për të hyrë në sistem. Duhet të ulet në bisedime për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat krijojnë një kuadër të ri garancish për zgjedhjet e reja.

Çdo ditë që kalon me gënjeshtra si kjo e Shkodrës, zhbën opozitën, jo 30 qershorin.

14 komente në “Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin”

  1. Selimi says:

    Opozita ka nisur te zhbehet fill mbas dites se pare te “themelimit” te saj ngakryekomunisti i zi dhe hipokrit Sali Berisha. Ja me thoni, a ka fituar ndonje here gerte PD ne zgjedhje, madje as me 22 mars 1992 nuk fitou dot, por per hater te nderrimit te sistemit, votat e PS i kaluan PD. Dhe kjo ja vazhduar qe ne 1994 (me kushtetuten), e 1996, me kulmin me 2013, kur Sali Berisha, qe dukej burri me i forte ne Ballkan, mbeti me gisht ne goje, dhe ketu perfundon zhberja e PD dhe tani vazhdon renien e lire, ndersa ky trapi Lul, e oerfundoi renien.

  2. BASHA , IK , ZHDUKU , LEGEN !?? says:

    Opozita u pordh !

  3. Tani says:

    Vetem te kishin marre seriozisht keshillat e tua,dhjekratet do kishin shpetuar nga injorimi dhe izolimi total ku Jane futur.Zhdukja nga skena politike eshte e pakta qe duhet ti ndodhe keaj me nder me thene partie.Drejtuesit e tyre qysh nga krijimi duhet te shkojme ne rec pasi kane vrare e vjedhur dhe provat bertasin .

  4. Kudreti says:

    30 qershori tashme eshte histori. Eshte histori si lufta partizane, komunizmi apo beteja per clirimin e Tiranes, midis partizaneve dhe gjermaneve. Si histori, 30 qershori, nuk duhej te ishte me platform politike per PD. E keqja eshte qe PD nuk ka platform per berjen e Shqiperise dhe e shkuara eshte tranformuar gabimisht ne platform politike per PD. Kurdohere qe PD humbet apo damkoset nga Perendimi, fillon avazin e tregimeve me luften kunder komunizmit, trimerine e ballisteve gjate luftes ne clirimin e Tiranes, e keshtu kohet e fundit tregon historine e 30 qershorit, sikur ne te mos ishim gjalle ne ato dite. Megjithment eshte per te ardhur keq. PD duhet te dali para popullit me platform te djathte, per problemin e ekonomise, problemin e qeverisjes, politikes sociale e deri tek problemet e sotme sic eshte problem i reformes zgjedhore apo reformes Presidenciale. Asgje nga keto. Kaq idjote jane keta te PD saqe mendojne se edhe ne urrejme Ramen?! Rama ka te metat e veta dhe ne populli i zakonshem duam qe ai te punoje me mire, por nuk kemi urrejtje per te. Ne nuk jemi si udheheqesit e PD qe ju mungojne privilegjet dhe e urrejne Ramen se u hoqi nga duar celsat e “minirave te floririt”. Valle kaq idjot eshte Basha saqe nuk e kupton qe ne gezohemi nga SPAKU dhe nuk mendojme qe SPAKU eshte i korruptuar. Ne kemi besim sepse edhe te huajte e mbeshtesin kete. Ne kete aspek Rama eshte me i besuar se Sala, Iliri apo Basha sepse nuk trembet nga SPAKU. Ketu zoti Mero ka shume per te diskutuar por jo dhe jo! Opozita akoma me te shkuaren, kur ne mendojme per te arthmen. Skane faj: kur te dhemb bytha, nuk mendon per koken….

  5. zgjidhja says:

    Tashme Shkodres i mungon kryetari legjitim i bashkise. Zgjidhja duhet te vije me shkarkimin
    urgjent te Ilir Metes nga detyra e presidentit dhe zgjedhja e nje presidenti te ri i colii duhet te dekretoje zgjedhje te reja ne Shkoder.

  6. xhoxhi says:

    Shqiptarët duhet të mësohen të zbatojnë ligjet dhe jo ngrihu për qef të Bashës…Vota në gjithë botën ka probleme por bëhet zhurmë para zgjedhjeve dhe kur mbarojnë zgjedhjet pranohen dhe vazhdon jeta poltike në parlament dhe qytetarët në proteska kur punët nuk shkojnë mirë..Në Shqipëri kemi 30 vjet që partitë vriten për zgjedhjet sepse nuk fitojnë ose humbin dhe akuzojnë kundërshtarin.Unë mendoj se këtë rëmujë e ka sjellë P.D sepse nuk ka fituar zgjedhje me votë por i ka vjedhur ose i ka humbur ato.Edhe në vitin 1992 nuk fitoi po për të ndryshuar qeverisejn ndërkombëtarët ja dhanë P,D-së.Opozita iku nga parlamenti ikur nga zgjedhjet dhe del e thëret hajdeni të heqim zvarë socialistët.Kush në botë e pranon këtë llogjikë bashiane apo berishjane?E vetmja rrugë është të largohet Basha të dalë një drejtues të lutojë me progame në parlament dhe të largohet nga aktet e dhunës…

  7. Duhet te dali prap nje gjolek malaj
    Dajaku plus interesi eshte i barabarte .
    Kjo eshte shqiperia
    Se kuptoj sa do vazhdojne keto njerez te besojme kete lloj demagogjie te shfrenuar.

  8. edi nga surreli says:

    votim me te lire vetem ne kohen e ENVERIT ka pas o MERO GELBAZA

    1. Grigor says:

      Ti je nje nga aresyet qe Edi Rama sot vazhdon te jete kryeminister. Kur te pushosh to se qeni trap, Edi Rama do humbe zgjedhjet dhe do dale me pension.
      Qe te mos jesh trap, dhe Jo vetem ti, por te gjithe shoket e tu qe quheni demokratë, duhet te shporrni Saliun me Bashen nga PD, te zgjidhni nje kryesi te re me intelektuale, dhe Jo me njerez te bastarduar, dhe Rama do dridhet ne zyren e tij, duke e pare rrezikun e humbjes.
      Por ti nuk e bën dot kete gje, dhe Rama vazhdon tallet me PD dhe me Bashen. Edhe me ty.

  9. a.f. says:

    Jam kunder te gjithe hajduteve te politikes, majtas e djathtas. Por jam me shume kunder servilizmit qe gazeta Tema ka per hajdutet e sotem. Une nuk e shpjegoj ndryshe censuren e komenteve dhe reklamen mashtruese qe Mero i ben Edi Rames.

    1. Grigor says:

      Ja pra qe nuk te censurojne.
      Dhe nuk rrezohet Rama me gazeta o njeri, por me vota. Por populli nuk ka per ke te votoje.
      Ne opozite Jane ata qe e quajne popullin dele. Epo po e shave popullin, trapin do marresh.
      Prandaj Meroja e ka me opoziten, o njeri. Sepse opozita ka marre rruget e mutit dhe nuk ka kush rrezon Ramen. Apo ti pret qe Rama te bjere vete, siç thote Idioti Basha: “Qeveria ka rene.”
      Ne fakt qeveria do bjere bashke me Bashen, por ti nuk e kupton.

  10. Loran shehu says:

    Po te korruptuarit ne ambasada si ke ambsada e shba se psh etj kush do i gjykoj

  11. Lul kamarieri milardieri says:

    Vetem emrin ka PD .por thjesht parti fashiste.

  12. myfiti says:

    PDja ne Shkoder ka humbur dhe mare fund si LSIja. Njato veta si kishim dal, bana e sbana 100 ved, demek kane ardhe aleatet e bythes me na u bashkue e me rrajt vedin se po rrxojm qeverin. Njerzit kan boll halle, i kto si jan e ato si don me ardh, e kan per vedin e jo per na popllin e thjesht. Ku po gjen tmarre sot si po bin nburg per voldan e per spahi, kto or vllazen i kan rregullu punt e veta deri ne tre kater breza, sasht tu ju dhim as njeni nga ne. Un spari po mduhet me çu buk ke shpia jeme, e manej me menu per kojshin. Tash tredhet vjet si rren njana parti, njashtu rren tjetra, mos kjoft me dale e me u ba lesh per voldan, po jo mor une nuk jam bole, por jam shkodran, si tash tredhet vjet ja njofi mir bamat e njenit e tjetrit. Ndergjegje duhet me ken fillini i arsys, tash ne zgjedhje nuk hym, por me fitu po dum, ene pa gja ene trrum. Mos harroni se nuk harron ai i pangopuni, si shum ju e permeni kur ju duhen, asgja dhe as nji rast kur voldana tan kto vite, me pas rastin me nimu te pastrit, hiqjuni ksaja se po ja shifni sherin kur vedi kjo rron mes tana tmirave, lejeni me njat do veta siu ka ba noj nere por prap ne kurriz te dikujt tjeter fukaraje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje