Blendi Fevziu: Intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë që kanë lexuar librin e ri timin, janë “çmendur”

9 Shtator 2019, 20:17Lifestyle TEMA

Blendi Fevziu pritet të nxjerrë një libër të ri.

Por edhe pse libri nuk ka dalë ende në treg, Fevziu thotë se intelektualë dhe njerëz të thjeshtë që kanë lexuar librin, janë shumë entuziastë për të.

“E kam mbaruar librin, po pres korrektimin. Nuk i kam vënë titull tamam akoma, “Tirona e nonës” ka qarkulluar për arsye se unë e kam përdorur këtë, por nuk jam akoma i bindur nëse do të jetë ky titulli përfundimtar.

Është libri më i mirë që unë kam shkruar ndonjëherë dhe më emocional për mua. Nuk dua të flas më shumë sepse dua ta shpjegoj më shumë kur libri të jetë.

Është historia e tre plakave që kanë ndikuar shumë në jetën time, e stërgjyshes time, motrës së stërgjyshes dhe një kushërirës së tyre.

Është një histori e fateve njerëzore, ku njerëz që duken fare të zakonshëm, befas ngërthejnë brenda tyre histori të jashtëzakonshme që ngjajnë me 1001 netët.

Është një lloj borxhi. Ka shumë njerëz që krijojnë borxhe në jetën e tyre, një është me prindërit, një tjetër është me shokët që të formojnë dhe të ndihmojnë, një tjetër me mësuesit etj.

Ka shumë njerëz që ikin nga kjo botë me borxhet të ngarkuara në kurriz dhe ky ishte një lloj borxhi. Në libër ka një histori me vëllain e stërgjyshes time, që është një histori e rrallë.

Ai kishte “bredhur” në shumë vende të botës dhe si përfundim vdiq në Valencia. Rezervoj të flas shumë, por mund të them që njerëzve që ia kam dhënë ta lexojnë janë shumë entuziastë për librin. Besoj në fund do të jetë gati”, tha Fevziu.

4 komente në “Blendi Fevziu: Intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë që kanë lexuar librin e ri timin, janë “çmendur””

  1. USA says:

    Libri si more pronat e proareve te vertet toptaneve enteles dhe valbones se ti je bastard laluc.

  2. Gazi says:

    Ti je një debil që ^të ka hip vetja ne qejf.
    Me neveri me logjikën tende, por ke ditur të shesësh kashte për jon he duke bythlepire gjithkënd me pushtet.
    Ik pirdhu lapurak hajdut I shpelare

  3. Hameri says:

    Gjynah qe se lexon Skerdilajd Konomi kete librin e ketij fisqirit.

  4. Adam says:

    O po ti cope Kari po me trapa jane ata qe shpenzojne kohe te lexojne fletushkat e tua me traplliqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje