FOTOT: Kartëmonedhat e reja që do të dalin në qarkullim së shpejti

12 Shtator 2019, 20:04Sociale TEMA
FOTOT: Kartëmonedhat e reja që do të dalin në qarkullim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar kartëmonedhat e reja që do të qarkullojnë në vendin tonë.

“Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar. 

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës.

Sejko tha gjatë ceremonisë se prezantimi i këtyre kartëmonedhave vjen pas një pune 4 vjeçare, duke shtuar se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.

21 komente në “FOTOT: Kartëmonedhat e reja që do të dalin në qarkullim së shpejti”

  1. AZ says:

    Nuk ka shumë rëndësi ndryshimi i pamjes së kartëmonedhave, POR është e domosdoshme ndryshimi i vlerës nominale me një KURS të atillë, që të shmanget termi lekë të reja dhe lekë të vjetra. Psh 1 lek =2.25 lekë të monedhës ekzistuese

    1. Ilia Toli says:

      Kisha saktësisht të njëjtën ide dhe unë. Psh 1 lek = 3.42 lekë egzistues. E njëjta fjalë lek përdoret, dhe dallimi bëhet nga viti i nxjerrjes. Shkëmbimi vetëm në bankë dhe supermerkate stabile, jo në rrugë.

    2. Asd says:

      Ndoshta do te mjaftonte vetem ndryshimi i 200 lekeshit shume te vjeteruar. Me te tjeret nuk kishim probleme. Apo ndoshta i duhej ndonje “gjetje tenderi” edhe Seikos.

    3. Avrelianvs says:

      Problemi i lekeve te ashtuquajtura “te reja” (cfare te reja?! Leku ka ndryshuar ne 1960, kur kane lindur prinderit e mi!!!) edhe mua me bezdis shume, por ajo qe thua ti do te donte nje ligj te ri, parktikisht krijimin e nje monedhe te re nga qeveria me aprovimin e parlamentit… dhe nuk dihet sa do te funsiononte… kam bindjen qe shume do vazhdonin te flisnin me lek te vjetra.

      Une them qe zgjidhja e vetme eshte qe njerezit te fillojne te flasim me leke te reja me te gjithe e ti korrigjojne ata qe insistojne te quajne dy mije nje 2 me dy zero pas… gjersa ky popull me ne fund te degjoje.

  2. Edi says:

    Ok. Shqiponja me dy koka me krahet ulur. Dizajni qe perdornin turqit para themelimit te perandorise Osmane. E jo ai Bizantin me krahet lart. Te pakten kthim ne indetitet. Tek heroi yne kombetar i para 1912 Ertugrul.

  3. Qytetari sehirxhi says:

    Nuk çalon gomari nga veshët.
    Mos harxhoni miliona euro për ndryshime kozmetike, por ndryshoni vlerën nominale me një kurs këmbimi që të shmangë termin lek i ri apo i vjetër.

    1. Avrelianvs says:

      Per cfare miliona po flet o zoti Sehirxhi?! po hape portafolin dhe krahaso dy 200 lek kartmonedha, do shohesh qe njera eshte me e re se tjetra… sepse Banka e Shqiperise GJITHMONE terheq kartmonedhat e lodhura e te prishura dhe ve ne qarkullim te tjera te sapo printuara sipas nevojave te ekonomise… tani Banka thjesht po ve ne qarkullim kartmonedha me moderne bazuar mbi inovacionet e euros…

      Ti me te vertet mendon qe duhen miliona euro per ti thene nje nga specialisteve te Bankes: “Na, imito kete!” ?!

  4. Mark says:

    skeme e vjeter qeveritare per vjedhje “madhore” graduale me ane te Seikos&Com nepermjet mos asgjesimit dhe pervetesimit privatisht si dhe futjes serisht ne qarkullim te parave te vjetra qe zevendesohen me te reja

    1. Hape boten, lexo ne internet says:

      Nuk quhet vjedhje, quhet zbatim i politikes monetare per te kontrrolluar inflacionin. Lexoni lexoni te dashur komentues pastaj komentoni. Informacioni eshte shume i zgjeruar ne internet, se kuptoj pse e mbyllni keshtu boten tuaj vetem me Gazeten Tema dhe Ballkanwebin.

  5. Rrumpalla says:

    Të bëjmë sikur po shpenzojnë ca lekë, për banknotat e reja. Po ne a po kërkojmë të hyjmë në BE ku monedha e tyre quhet EURO, pra atëherë përse këto shpenzime?!

    1. Ska Rendesi says:

      Bashkimi Europian dhe Eurozona jane dy koncepte komplet te ndryshme. Injoranca dhe bindja se ke te drejte ne Shqiperi vazhdon te jete e forte mesa po shoh.

    2. Avrelianvs says:

      O vella, edhe po hyme ne BE (qe eshte me medyshje, se nuk na duan daku, flije mendjen!) nuk ka per te ndodhur para 2025… cfare do perdorim si monedhe ne gjer atehere, kikirikat?

    3. bureto says:

      Sepse për t’u anëtarësuar në BE, (nëse) do duhen edhe shumë vjet të tjera, minimalisht nja 10 të tillë. Megjithëatë eurozona është tjetër gjë që nuk ka shumë lidhje me qenien anëtar i BE. Psh. Kosova.

  6. Mark says:

    moderator, pse nuk e publikoni komentin?!

  7. alex says:

    i vetmi shtet ne bote qe perdor termin leke i ri , leke i vjeter, nje absurditet qe ndodh vetem ne albanistan, imagjino torturen qe heqin te huajt per ta kuptuar kete lloj marrezie,

  8. kokepalari says:

    Me bene pershtypje stilizimi i shqiponjes ne kartmonedhen 500 lekeshe ku kembet e bretkoces jane vendosur ne kembet e shqiponjes!Pra kemi nje shqiponje te stilizuar me kembe bretkoce!A thua te jete rastesi apo me kete ka dashur te tregoje qe shqiponja e ka prejardhjen nga bretkoca!Nuk e di nese ka komision per shikimin e detajeve te kesaj kartemonedhe apo varrja se lek shqipetari eshte!

  9. Kujdes !!!! duhen forcuar rregullat per te mos i vjedhur, fullanet jane akoma ne banken e shqiperise, enderojne cdo dite, ore dhe minute per te grabitur edhe keto prerje te reja

  10. bosi1 says:

    Kjo quhet inflacion.
    Shume shpejt vlera e lekut do bjere nga futja ne qarkullim e monedhave te reja …

  11. shefi 55 says:

    Shume nga zoterinjte qe bejne komentet kane te drejte : Jo vetem qe do hyjme ne Evrope , por dhe sikur te vonohemi , ne duhet te njejsojme parane me Kosoven, ne se duna te perafrojme ekonomite tona . Dy shtete shqiptare, dy para te ndryshme ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje