Ekskavatori rrëshqet nga karroceria e kamionit mbi fuoristradë, humb jetën 50-vjeçari

13 Shtator 2019, 21:04Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku ka humbur jetën një person.

Një ekskavator ka rënë nga karroceria e një kamioni që po e transportonte dhe është përmbysur mbi një mjet tip “Mitsubishi” duke vrarë drejtuesin e këtij të fundit.

Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Hysen Gega.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Krumës e më pas në atë të Gjakovës ku ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit me iniciale E.H.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje