Nga Spartak Ngjela
Të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Matthew Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos, të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.
Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.
Kjo në fakt është risi që nuk pritej nga korrupsioni në Tiranë. Por janë naivë, sepse mendja iu qëndron prore me frikë te SPAK-u. Kurse pyetja që ngrihet këtu është kjo: A do të ketë realisht një presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut?
Sigurisht që po. Tani historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën reale të rivlerësimit të saj.
Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë.
Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor.
Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit.
Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë.
Po me rivlerësimin e historisë së Shqipërisë, çfarë po ndodh realisht?
Asgjë nuk mund t’iu bëjnë dot më shqiptarëve pushtuesit sllavë dhe grekë këtej e tutje, në kohën që vjen. Gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip.
Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. “As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe”, – shprehet hapur CIA në materialin e vet.
Ky ishte një fakt i vjetër që dihej, dhe ishte i fshehur me dhunë ekstreme. Tani gjithçka po ekspozohet nga CIA, me burim dokumentar të saktë, deri më tash të bllokuar nga historia genocidiale e Serbisë kundër shqiptarëve.
Por, mos mendoni se kjo është shfaqje e fundit. Ky është i pari ekspozim dokumentar i të vërtetave historike.
Do të ketë akoma?
Sigurisht që do të ketë. Por pyetja më me afekt që ngrihet këtu është kjo: po historia e mbyllur në lidhje me shqiptarët e persekutuar nga grekët në shtetin grek, a do të hapet? A do të ekspozohet historia e fshehur brutalisht që, edhe për këtë rast, të shihet qartë ndërkombëtarisht e vërteta e Çamërisë, e Kosturit, e Follorinës dhe e të gjithë Shqipërisë që u grabit në vitin 1913 nga Greqia me gënjeshtrat se shqiptarët janë turq? Po genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe dhunimi i gjuhës shqipe në Epir?
Sigurisht që do të dalë edhe kjo histori e fshehur, se është identike me atë të Serbisë genocidiale. Kjo histori e fshehur e Shqipërisë, pritet në fakt të jetë thelbi politik i historisë së afërt që po vjen në Ballkanin Perëndimor.
I gjithë Ballkani Perëndimor ka qenë shqiptar, dhe shqiptarët sot janë aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha do të dalin, se ajo që është fshehur është e vërtetë historike.
Pse, ju mendoni që, materiali i sapobotuar botërisht i CIA-s do të jetë një rast i izoluar?
Jo. Aspak. Prisni dhe shikoni!
Po korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë? Për të gjithë këtë që po vjen, ata janë pa fare shpresë.
Jo vetëm aq…po SPAK e BKH do merren nga Drejtoret e pergjithshem e lart….ligji ANTIMAFIA do merret nga Kryetaret e bashkive që ishin Lopçarë me lopë dhe i zuri diabeti nga të ngrenet e te piret.
Pa u shkukur çdo metastazë e korrupsionit shqiperia nuk ecen para.
Me duket pavend ekzaltimi i teorise se gjithe ballkani “flet shqip”. Kjo nuk eshte as e vertete dhe as e dobishme. Shume mire qe amerikanet na perkrahin dhe japin sinjale te paprekshmerise se shqiptareve ne territorin e tyre, por kjo nuk duhet te na shtyje ne kah te kundert. Ne duhet te mendojme si qytetare dhe jo si nacionaliste. Kjo eshte menyra e vetme qe mos i bejme varrin vetes. Ndoshta Ngjela shkruan ne kete menyre qe te fitoje terren ne opinionin publik. Fatmiresisht shqiptaret nuk mendojne dhe as kane menduar kurre te pushtojne ballkanin. Shume dakort me shkrimin per pjesen e SPAK-ut.
Taku re Taku e Toroll aku , je trembur ti dhe jo mafija e pushtetit ne Sqiperi aka Alkaponet Sali, Rama/ Meta/ Basha.
Dear asd!
GREAT!
Ky trapi ka krijuar nje realitet imagjinar ne te cilin e sheh veten si drejtuesin e ardhshem te Shqiperise dhe cdo gje qe shkruan e vertit rreth ketij fiksimi : – “te gjithe jane te korruptuar, une jam llagar dhe do ta shpetoj vendin. Amerikanet keshtu…. amerikanet ashtu…. Sikur amerikanet nuk bejne asnje hap pa i marre doren ketij birbos se Kocos.”
Ky trapi ka krijuar nje realitet imagjinar ne te cilin e sheh veten si drejtuesin e ardhshem te Shqiperise dhe cdo gje qe shkruan e vertit rreth ketij fiksimi : – “te gjithe jane te korruptuar, une jam llagar dhe do ta shpetoj vendin. Amerikanet keshtu…. amerikanet ashtu…. Sikur amerikanet nuk bejne asnje hap pa i marre doren ketij birbos se Kocos.” Shikojani c’fytyre prej budallai qe ka.
Zoti ngjela i përshtatet mrekullisht një shprehje popullore jo shumë elegante Italiane që thotë,- Chi vive sperando, muore cacando.( kush jeton me shpresë, vdes duke dhier).
SUPER TAKU ! ! Je FANTASTIK dhe FENOMENAL i Dashur AVOKAT NGJELA !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pér Ju AVOKAT NGJELA dhe MOS u Ndal TAKU , sepse qé té gjitha çka ke théné , ka dalé NJÉ mé NJÈ .
SUPER TAKU ! ! Je FANTASTIK dhe FENOMENAL i Dashur AVOKAT NGJELA !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pér Ju AVOKAT NGJELA dhe MOS u Ndal TAKU , sepse qé té gjitha çka ke théné , ka dalé NJÉ mé NJÈ !! RROFTÉ SPARTAK NGJELA. VDEKJE HAJDUTÉVE té PS, PD , LSI , LZHK , PR , PDIU , PDBNJ , etj etj etj etj etj etj etj etj
Cfare thua ore ti SPRTAK NGJELA PRESIDENT, te vdesin te gjithe. Po kush te rroje ajo partia e Ngjeles qe ka nje kryetar, nje femer shalgjate dhe me pak se 0.00000000000001 % elektorat? Hajde mendje e zgjuar nga gjumi, hajde!
Zoti Ngjela nuk thote se shqiptaret do te pushtojne Ballkanin,Po thote te verteten historike qe Politika Amerikane po e nxjerr sheshit.Dihet historikisht qe gjithe Ballkani perendimor ka qene shqiptar.haka do te shkoje ke i Zoti.Dhe te zotin po e Ndihmon Amerika dhe Politika Gjermane.Z.Ngjela nga analistet eshte me i sakti.Ju pelqen apo Jo .Kjo eshte puna Juaj.Pothuajse te gjitha sa ka deklaruar deri tashti kane dale ne drite te Diellit..Problemi Numur 1 eshte zhdukja e te Korruptuareve dhe konfiskimi i pasurive te tyre,Jo me larg se “Dje” ishin Bythe grisur,ndersa tashti ngrefen te Majmur dhe me Tangerllek ,sulmojne Ameriken dhe BE ,duke kerkuar Gozhde si BRESHKA
Taku je mé i miri dhe mé Brilanti né Analizat qé po bèn , prandaj vazhdo Avokat dhe mos u ndal , sepse ke me vete 95% té Shqiptaréve . Té Falenderoj pafund AVOKAT ! Kéta PITHMOTRAT qè tê Shajnè , jané BYTHQIRA dhe SAHANLÉPIRÉS , qé pér 5 LEK QYL , SHKÉRDHEJNÉ edhe MOTRAT e tyre !!!!!?
Ngjela apo ngjala, Kerpudhe Helmuese.
O Taku , e pive kafen dhe sot?
Taku eshte bere me Ameriken si Pal Vata me Enverin qe deklaronte qe:Une dhe Enveri nuk dime gje ,n.q.se e ka bere Mehmeti ne koken e vet!Edhe Taku me Ameriken nuk dijne gje ,vetem n.q.se e ka bere Rama me Merkelin ne koken e vet!A thua se shqiperia rrotullohet rreth Ngjeles e ky kaqol jep receta per kaqolet qe e lexojne e e komentojne pozitivisht!Hiqet si kur eshte ajka e Inteligjences , por kur i ve Rames(kryeminister) epitetin “kaqol” harron qe ka ofenduar nje milion “kaqola” qe kane votuar ate!Ketu vleresoje Taku ,Takun torrollakun se çfare brumi eshte ,ndonese burgu do te kete bere te veten e ai eshte ne pjekje e siper pasi nuk e ka zene djell e s’eshte pjekur akomai!Se fundemi o Tak na jep ndonje parashikim per ndeshjet e Campion liges se me siguri ata pertej Atlantikut do te kene thene si dalin ndeshjet kete te merkure!Ke gjysmen e fitimit po i gjeta!U be gjithe kjo reforme e emri i Takut( qe e mban vehten nje nder penalistet me te shquar ne kete vend, nuk del ne asnje liste!Ja pra vlera e vertet e Spartak Ngjales dhe dufi qe shpreh here pas here per Edin!Nje here deklaron se Shqiperia eshte e majte e diten tjeter na thote qe e djatha ka djem te shquar qe kane studiuar jashte e do te fitoje!Gjithkush e mban mende shprehjen e te madhit Rama kur thoshte per Saliun ,doktor rrumpalla,i tille eshte edhe Taku rrupmalle!
taku gjysmaku….
Te dashur komentues enveriste e saliiste!
Mundohuni pak dhe do e kuptoni se jini gabim ne opinionet tuaja.
Spartaku mbi te gjitha eshte shqipetar,eshte patriot,eshte intelktual i ndershem e i pakomprometuar,eshte njeri me kurajo civile dhe godet pa ndrojtje,kedo dhe nga do.
Spartak!
Bjerju derave
Dhe mos u ndal aspak
Derri do plumb dhe e ka hak
Vetem pijanecet dhe dembekat shajne Super doktor Ngjelen Sepse i ka vene ne gjume Sala me shoke gati 30 vjete qe nuk punojne dhe shajne ofendojne njerez qe kane qene me te persrkutuar si te nderuarin Sparak Ngjela si me vrasjen e te jatit por dhe burgimin e tij nga felliqesirat e komunizmit qe vazndojne efhe sot Keshtu eshte kur flasin te pa shkolluarit dhe nuk njohin historine e vendit por bejne tifozllik partish neper kafene Pra pune rakie