Tërmetet, Meta kërkesë qeverisë: Ftoni agjencinë e energjisë atomike për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave

23 Shtator 2019, 16:18Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar pas tërmeteve që goditën vendin në këto dy ditë, ku më i fuqishmi ishte ai i ditës së shtunë.

Në një deklaratë për median Meta i bën kërkesë qeverisë që të ftojë “zyrtarisht Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre.

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare”- thuhet në deklaratën e Metës. (TemA)

 

8 komente në “Tërmetet, Meta kërkesë qeverisë: Ftoni agjencinë e energjisë atomike për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave”

  1. nacionalisti says:

    duhet me ftu plaken tate

    langaraq

  2. USA says:

    Sa i djallezuar hajduti do dhe nja 100 milion $$$ tja paguaje agjensise Atomike ja futi ne mendje nje skraparlli i ndershem qe eshte ne keshillin drejtues te kesaj agjensie. Po ti na tmerove tani do te vjedhesh nuk heq dore nga zanat i vjeter.

  3. John says:

    Dihet my eshte kriminel. Po cne do te fuse dhe taksen per kete agjensi. Te vjedhe shqiptaret su ngop.

  4. Vlesh says:

    Si per shembull kontributin i “shquar i shoku tend te maleve Qim P.!

  5. Mashkullori says:

    Kete thirrje do e pranoja,po qe se palo presidenti,ne cdo deklarate te tij eshte i sinqerte.Po digjej dhe shkaterohej Shqiperia,jo prej termeteve,por prej njeriut,prej Monkes te tij dhe te ortakut te saj Lulzim vrasesit.Palopresidenti nuk beri asnje deklarate qe te ndalohej zjarrvenia,molotovet,kapsollat,shashkat etj.
    Kjo deklarate prej tijbehej pa “kerkese zyrtare”,pa shpenzime monetare,sepse populli ja ka parapguar e I ka dhene rrogen e majme per keto pune…
    Nuk e beri se donte TERMET per te rimarre pushtetin e humbur,per te shpetuar prej SPAK-ut dhe BKH-se,i cili do ju nxije jeten dhe do I cveshe nga pronat dhe parate e vjedhura popullit….
    Rri rehat e disa kohe,shijo turizminedhe ca dite,se me duket se ne burg do takohesh dhe me shokun e shoqeruesin tend ne turizmin malor e ne Kosove…

  6. Koba says:

    NE çfare pune hyn Agjensia Atomike o Qyp Skrapari!!!???
    Pergatit largimin e ne Esfel Vafsh O Like Hajduti

  7. On says:

    Ti ke dhene kontributin tend per shkaterrimin e institucioneve dhe largimin e specialisteve aq sa asnje institucion nuk eshte I besueshem….falangat e tua te Berishes dhe Rames I shkaterruan .ky I fundit qellimisht per PPP duke thene skemi kapacitete…zhduket specialistet3dhe I mbushet me militante e femije hajdute te padhkolle….dhe tani kerkoni agjenci…..turp

  8. hasani says:

    Hajduti kerkon te trembi shqiptaret me pasiguri nqs nuk merr nje dore edhe likja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje