Nga Mentor Kikia
Shumë media shqiptare, televizione kombëtare, agjensi lajmesh, media online, portale pa fund, dëshmuan mbrëmë mizerjen e tyre profesionale dhe përgjegjshmërinë zero qytetare.
Atë që nuk e ka parashikuar dot asnjë shkencëtar, orën dhe vendin se ku do të godasë një tërmet, e parashikuan mediat shqiptare.
Caktuan edhe orën, 22.30. Unikale, e paprecedentë, e paimagjinueshme. Askund nuk ka ndodhur asnjëherë.
Sepse parashikimi i tërmeteve nuk është si parashikimi i motit.
Një shkencëtar grek që po tenton të bëhet edhe fallxhor me shqiptarët, u intervistua dje duke lajmëruar apokalipsin që na pret në shqiptarëve.
Nëpër rrjetet sociale publikimet u përhapën me vrull. Mediat u vunë në garë për të përhapur lajmin e madh.
Në një vend ku paniku ishte nëpër këmbë, qytetarëve nuk ia desh shumë për të lanë shtëpitë dhe për të marrë arratinë për ti shpëtuar orës fatale.
Mund të jemi krenarë për qetësinë dhe qytetarinë e treguar mbrëmë nga banorët e Tiranës. Të tilla situata mund të përfundojnë në kaos, dhunë, plaçkitje e grabitje.
Policia ndaloi nja dy gazetarë, që për “koiçidencë” janë të mediave që mbështesin opozitën. Por unë mendoj se nuk ka burg që mund ta nxërë median shqiptare për atë që bëri mbrëmë.
Dështim fatal i kryeredaktorëve, që për ca klikime më shumë, vrapuan të bëjnë copy paste një lajm të çmendur.
Jam i kënaqur që mbrëmë qëndruam në anën e informimit korrekt dhe ruajtjes së qetësisë publike.
Ju ftoj ta shpërndani këtë reagim si një shuplakë për ata që çdo ditë i lexoni për tu informuar!
Qimpek Shëmtira
Në burg sojsëzi
o kiki edhe ti ne kazanin e plehrave ushqehesh.te kemi degjuar je nje mediokerr nuk ben as perpjekjen me te vogel te tregosh realitetin me fakte per shkence as behet fjale fare.gazetaret nxjerrin konkluzione nga cdo ngjarje.termeti qe ra tregoi se mbrojtja civile duhet organizuare drejtuar nga njerezit me te pergatitur ne cdo qelize te shoqerise pajisur me mjete shume te mira.e me punonjes te mesuar e stervitur dmth te shkolluar te kete ligj shume te detajuar per te mos u.ndodhur te papregatitur.fatekeqesite natyrore si ndalojme dot por marrim masa qe efektet te jene sa me te vogla.do kete prape termete ,permbytje thatesira ,semundje te gjithe bashke mund ti kalojme uroj sherim te shpejte cdo te plagosuri apo te tremburit eshte pergjegjesi e shtetit per te eliminuare shkaterrimet.per sigurimin e pasurise duhet nje ligj. i vacante me qellim qe kompanite e sigurimin mos te abuzojne se vendosnin cmime te paperballueshme per qytetaret.ndertimit duhet te jene detyrimisht me projekte me leje e certificate sigurie nga istitucionet e shtetit .edhe nje kasolle duhet te jete e sigurte .ligji duhet te jete shume i rrepte per ndertimet.natyra nuk eshte demokratike
Kikia,je i sakte por duhet te jesh me i guximshem ,tu permendesh emrin ,mbiembrin dhe nenet e kodit penal per te tilla faje.Po kujtoj nje ngjarje te luftes se dyte boterore .Ne nentor te 41 nazistet ishin ne piken me te afert ,rreth 30 km larg MOSKES. Duket agjentura gjermane per te shkaktuar coroditje,panik, rremuje perhapi lajmin qe Ushtria e Kuqe ishte shpartalluar dhe nga ora ne ore pritej pushtimi i Moskes.Dhe ne Moske,qe ishte qendra politike ,ushtarake dhe ekonomike e BS FILLOI NJE PANIK I TMERRSHEM,VJEDHJE,PLACKITJE,KRIME DHE CORGANIZIM I PLOTE I TRANSPORTIT .Nepermjet radios qeveria sovjetike sqaroi se gjithcka ishte nje mashtrim i madh.Nderkohe repartet e sigurise publike ndermorren nje ofensive te menjehereshme per vendosjen e rregullit.Kushdo qe perhapte panik dhe genjeshtra egzekutohej ne vend .Te rinjte shkonin ne cdo shtepi per te sqaruar qytetaret .Tmerri zgjati dy dite ,dhe brenda disa oreve pas veprimit te forcave te rendit gjendja u stabilizua.
Jam plotesisht i bindur qe Meta dhe lSI po kerkon te shfrytezoje termetin per te shkaktuar destabilizim pasi i gjithe plani tjeter i revoltes u hodh ne ere nga amerikanet .Thirrjet e djeshme te Vasilit ,paranjoftimet e Metes jane vepra penale te mirefillta.Ketyre u shtohen perhapja e lajmeve te rreme nga ushtari i Metes ,Peka te shoqeruar nga greku sizmolog dhe greku shqiptar KOKDHIMA.Po pres me padurim te shikoj se ndonje prokuror qe ka kaluar vetingun te ndermarre nje veprim hetimor ndaj veprave penale ne dem te shtetit,popullsise dhe rendit publik .Ne te kunderten ,reforma ne drejtesi eshte nje bllof.
Mentori mos jep leksione morali duke gënjyer.
Sizmologu grek ka qenë korrekt në deklarimet e tij ndërsa deklaratat e tij janë shtrembëruar nga Meta, Peka e kompani.
Ndërsa ti nuk guxon të fajësosh autorët e vërtetë të mashtrimit por sizmologun grek i cili pyetjes së gazetarit të TCH iu përgjigj në mënyrën më korrekte.
TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjerë?
Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.
Rendesi ka qe termeti e mbrojti Popullin Shqiptar,
pa viktima,me pak lendime dhe me deme materiale te riparushme me financat e shtetit tone.
Gazetaria?????ajo ka vite qe eshte e shembur ne grope septike.Gjene mire qe M.Kikia po e pranon sot.
Gazetaria tregoi fuqine e vet te jashtezajonshme. E ngriti popullaten qe te merrte masa te menjehershme per mbrojtjen e vetvehtes. Detyroi shtetin , me shume pushtetin qe ti therrase mendjes dhe te kuptoje se pushteti nuk duhet te jete qehf e relaks. Lajmi apo qofte edhe provokim/dezinformimi per termetin e mundeshem, duhet te shihet apo te trajtohet ne kahjen pozitive. Duhet te ngrihen sisteme mbrojtjeje te qendrueshme te administrimit te emergjencave, masa e popullates duhet te vetedihesohet ne menyre institucionale. Stervitjet apo zboret, aksionet dhe konkurset edhe ne kete drejtim duhet te luajne rol donethenes. Ne te gjitha nivelet e shkollimit, ne qendra pune dhe kudo ku kalojne kohen njerezit duhet ngritur sistem shteteror dhe vullnetar i administrimit e perballimit te energjencave civile.