Vetëvendosje nis festën, Vjosa Osmani: Sot s'mund të flitet për fitues, vetëm për një muaj e ngritëm LDK-në fuqishëm

6 Tetor 2019, 23:48Rajoni TEMA

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, ka thënë se sonte s’mund të flitet për fitues, pasi duhet të pritet deri në numërimin e të gjitha votave.

Edhe pse Vetëvendosje prin para LDK-së me rreth gjashtë mijë vota më shumë, me 82 për qind të votave të numëruara, Osmani ka thënë se rezultati i sotëm tregon fitore të madhe të opozitës.

“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”, ka deklaruar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje