Çfarë ndodh nëse nuk e formon dot qeverinë? Përgjigjet Albin Kurti: Ua kemi marrë "dorën" zgjedhjeve

8 Tetor 2019, 09:26Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan të dielën e 6 tetorit.

VV me kandidat për kryeministër Albin Kurtin fitoi në një rezultat tepër të ngushtë nga LDK, e Vjosa Osmanit.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk arrin që të bëjë koalicion për të formuar qeveri.

Muhamed Veliu: Ju jeni partia e parë fituese, nëse nuk arrini që të krijoni koalicion, çfarë ndodh më pas?

Albin Kurti: Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë.

Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej që të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.

2 komente në “Çfarë ndodh nëse nuk e formon dot qeverinë? Përgjigjet Albin Kurti: Ua kemi marrë “dorën” zgjedhjeve”

  1. Meta says:

    Nje gje eshte e sigurte qe Albini kurre nuk do te behet k/minister.
    Tash per tash arsyet nuk mund ti them por di vetem qe ai nuk eshte kurre per stabilizimin e Ballkanit.

  2. SKENDERBEU says:

    O META, POR KUSH ESHTE PER STABILIZIMIN E BALLKANIT, DHE SI E KUPTON TI KETE STABILIZIM?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje