Përse është bërë kaq e urtë, opozita shqiptare!

10 Tetor 2019, 09:58Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Prej disa kohësh lidershipi i opozitës së rrugës, po kalon periudhën më të qetë të aktivitet të vet publik, që nga viti 2013 kur ra nga pushteti. Po çfarë ka ndodhur që nuk po dëgjojmë më, për data të reja mitingjesh? Që nuk po shohim më asnjë protestë nëpër rrugica, rrugë, bulevarde dhe sheshet e vegjël a të mëdhenj nëpër Shqipëri?

Çfarë ka ndodhur që nuk po dëgjojmë më as për “Babale” të reja, as akuza për gjithçka e për gjithkënd që është kundërshtari i tyre politik? Përse nuk shohim më denoncime si dikur nga lidershipi opozitar, qoftë në rrjetet sociale, konferenca shtypi, banaqe televizive dhe kudo tjetër ku kanë ngritur zërin për gjithfarë bllofesh të shoqëruara me male balte, gjyqe publike dhe gjykime si të ishin edhe hetuesi speciale, edhe prokurori inkuizicioni, edhe gjykata supreme?

Ku janë listat e armiqve politikë të pushkatuar shesheve natë e ditë, me anë të armëve më të sofistikuara të luftrave të tyre verbale? Pse është bërë kaq i urtë sot Lulzim Basha? Pse nuk po ndihet më Sali Berisha? Pse nuk po sokëllin më Monika Krymadhi? Po Ilir Meta pse i tradhëtoi edhe qentë edhe macet, edhe malet edhe fushat, edhe lumenjtë edhe detet, edhe shegët edhe domatet?

Ku janë protestat e shtatorit? Ku janë “qortimet e vjeshtës”? Ku janë zgjedhjet e 13 tetorit? Ku janë përgatitjet e të gjitha strukturave opozitare edhe për zgjedhjet e përgjithshme edhe ato të parakohëshme lokale, në të njëjtën ditë? Ku shkuan ultimatumet me pesë pikat? Po kërcënimet me 10 pikat? Po shpërthimet pa pikë e presje, kundër Edi Ramës?

Të gjitha këto dhe shumë e shumë të tjera, i kanë topitur opozitarët e thjeshtë. Anëtarët e partive të tyre. Ish Kryetarët e Bashkive dhe ish anëtarët e këshillave bashkiakë. Ish deputetët dhe shumë isha të tjerë opozitarë, në pushtetin lokal e atë qëndror. Ata mezi kanë pritur sa të ikte vera e nxehtë, për të nisur një stinë akoma edhe të nxehtë politike, kundër qeverisë dhe mazhorancës.

A thua po rrinë urtë se po lobojnë për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Vallë të jenë duke u lutur që molotovët e tyre të para 30 Qershorit, të harrohen dhe të mos ua rikujtojnë derisa Tirana dhe Shkupi të marin më 18 tetor, lajmin e shumëpritur për çdo shqiptar e maqedonas? Jo dhe jo.

Askush nuk e beson që opozita jonë e kuptoi më në fund se djegia e mandateve të deputetëve, dalja nga Parlamenti, braktisja e sistemit demokratik të vendit, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dalja në rrugën e madhe, ishte një gabim i madh historik nga ana e saj.

Askush nuk e beson që opozita jonë jo vetëm e ka kuptuar, por tashmë po reflekton në heshtje për tu bërë gati, që tu kërkojë falje përkrahësve dhe mbështetësve, votuesve e simpatizantëve të saj në veçanti dhe gjithë popullit opozitar në përgjithësi, për fajin e bërë.

Askush nuk e beson se opozita jonë është duke u përgatitur që pas kësaj, që të rikthehet në sistem. Të ulet në tryezën e madhe të dialogut pa kushte me mazhorancën dhe qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Të dali publikisht me zë të plotë, që të mbështesi pa kushte, reformën në drejtësi. E të nxitojë për tu ulur në tryezën e reformës së re elektorale, për të adresuar aty jo vetëm rekomandimet e OSBE/ ODIHR por edhe të gjitha shqetësimet e saj, e për të marë të gjitha garancitë e kërkuara, për zgjedhjet e 2021.

A ka ndryshuar opozita shqiptare? Apo kanë ndryshuar rrethanat e saj? A është duke u riorganizuar ajo për të na surprizuar të gjithëve me një qasje krejt të re si kurrë më parë në këto 30 vjet? Apo është duke konsumuar pjesën e dytë të kauzës së saj; “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”?

Pyetjet janë të pafund, por përgjigja mbetet vetëm një:

Opozita rrugore shqiptare, është duke përfunduar një cikël të lodhshëm politik, që e ka sjellë në udhëkryqin e historisë së vet! Nëse do të vijojë të ecë në të njëjtin drejtim, heshtja e saj do të vijë duke na shurdhuar aq shumë, sa askush nuk do ta dëgjojë dot më, në boshllëkun e vetmisë së madhe!

8 komente në “Përse është bërë kaq e urtë, opozita shqiptare!”

  1. juristi says:

    O Peza, duhet te jesh ca me dashamires,edhe pse keta banditet e opozites nuk e meritojne me ato tonelata vrer qe kane vjelle ndaj shqiperise ,shqiptareve dhe personalisht edi rames ne te gjitha kancelarite e europes per te mos u hapur negociatat.Poblemi qendron ne mos ngacmimin e folese se grenxave pasi mund te na bejne ndonje te pa bere tani para dates 18 keshtu qe dhe ti ben mire mos luash rolin e shaban hunderrit

  2. rexha 10 says:

    JANE MALEVE FREDI ,ATJE KERKOI .JANE KTHYER NE ILEGALITETE TE PLOTE SE PO FILLOJNE ME SPIUNU NJERI TJETRIN.
    SHKO E KERKOI SE ATJE DO I GJESSHE. MJAFTON QE TI VENDOSESH LULUSHIT NJE GBS NE KEMBE DHE AI TI TREGON TE GJITHA ,SE VETEM KJO I KA NGELUR PA BERE. NDERSA SA PER SALIUN I KA BERE TE GJITHA ,DHE NUKE I MUNGON GJE.
    PRANDAJE MOSE MENDO SE JANE PENDUAR PER TE GJITHA TE ZEZAT QE I KANE BERE ATIJE VENDI DHE ATIJE POPULLI. ATA DUHET TE SHKOJNE NE BURGE SI ORGANIZATE TERRORISTE.

  3. Mersin says:

    Mos u keni premtuar ose u kane premtuar mosndeshkimin, se korbi korbit nuk ja nxjerr syte.

  4. Olimpia says:

    Peza,degjo keshillen e Juristit.Cili eshte qellimi i artikullit. ?Cili ishte objektivi i Berishes dhe Metes,sepse keta Jane opozita ,dihet ,venia e flakes Shqiperise per te evituar reformen ne drejtesi.Por nuk munden thjesht nga kercenimi amerikan qe do ti shpallte organizta terroriste.Berisha tashme non grata ne SHBA dhe Meta nen proces shkarkimi dhe i izoluar komplet nga perendimi e dine mire se me SHBA nuk mund te luhet.Kaq,prandaj Kane rene disi ne qetesi.

  5. luani says:

    A ndigjoni sa te pafytyre jane , kan fillu me thene nuk po bejme protesta per hire te hapjes se negocjatave keto qe nuk lane gje pa thene e pa bere ne çdo gjuhe te huaj kunder ketij populli te pafajshem dhe te vuajtur dhe vendit tyre , por tashti qe po e shohin qe po hapen negocjatat po bene sikur po kontribojne edhe keto dhe per te thene qe: U hapen negocjatat sepse loboj Lul Basha ne partite e djathta fashiste te europes si motra te P.D se . Edhe ajo shtriga Monik po thot qe po mendojme per kete popull e po kontribojme per hater per hapjen e negocjatave , pamvarsisht se nganjehere shperthen si e terbuar ku duket ne sy bashke me fodull budallen Vasili .

  6. Malo Kanina says:

    Kësaj i thonë “keq me burrë dhe keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë”. Po mirë more zotëri, a doni qetësi para hapjes së negociatave? Ja opozita po jua siuron qetësinë e nevojshme. Por jo, juve ju intereson zhurma e saj, për ta gjetur më pas fajtore. Ju nuk rroni dot pa një shkak jashtë qënies tuaj për të shkarkuar fajin. Opozita kaq të kish kuptuar, që juve vetëm qetësia ju fut në varr dhe kish për të arritur një sukses domethënës në politikën e saj. Sepse ju nuk rroni dot pa armik, armiku për psikologjinë tuaj është i njëjtë me oksigjenin.
    Je në merak Alfred, se ku do e gjesh armikun? Mos u mërzit, nuk është në natyrën e atyre që drejtojnë PD të qëndrojnë për një kohë të gjatë në heshťje. Prandaj prit aty ku je pozicionuar me ciften të mbushur në të dy grykat, se do vijnë ata, nuk kanë rrugë tjetër. Ti vetëm qëndro aty tek shtegu..

  7. Aspirantja says:

    Po pse mo Peza i zgjove?! ja shikoi sot cfare bene.
    duket sikur ishin duke u pregatitur, per nje faze te re. cbehet me zgjedhjet e 13 Tetorit?!!!!! haha…..

  8. Une jetoj qe nga Korriku 1996 ne Perendim, pikerisht pak jave pas vjedhjes gjigande dhe dhunes Berishjane te zgjedhjeve te 26 Majit 1996. Kisha aresye te ikja familjerisht per te mos duruar Berishen dhe Berishjanet ne Shtetit Mafioz qe kishte nisur te lindte pas 1991, nen maskimin Parti Demokratike. Shkollimi im dhe mundesia qe mu dha te ngreja me larte kete shkollim (ne shtetin ku jetoj tashme prej 23 vitesh), kam arritur te punoj ne shume Projekte prane Institucionesh prestigjoze qe merren me Demokracine dhe Shtetin e se Drejtes, ku krahas punes si Perkthyes shume gjuhesh dhe PhD ne Shkencat e Mardhenieve Nderkombetare, degjoj e lexoj mjaftueshem cfare flitet neper “koridoret” e disa vendeve te Perendimit, kryesisht BE. Fakti qe Franca e Macron_it per te tretin vit rresht i thote JO integrimit te vertete te Shqiperise, por dhe te Maqedonise se Veriut, nuk eshte “rastesi”. Luajne shuma marramendase ne qarqet politike (Deputete e Senatore) te Mafisa shqiptare te perfaqsuar hapur ne te veteshpalluren Opozite “Demikratike” dhe nderhyrjes Ruse gjithashtu fuqishem. Kaq mjafton besoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje