Albin Kurti: Ç’kërkoj nga Rama dhe pse nuk do lejojë Serbinë që të na përçajë

12 Tetor 2019, 20:58Rajoni TEMA

Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Kosovës, tha në një intervistë për Anadoly Agency se procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë me integrimin e serbëve të Kosovës, dhe më pas do rishikohen 33 marrëveshje të nënshkruara që nga fillimi i negociatave, si dhe do formohet një ekip negociator në të cilin do të jenë edhe përfaqësues të opozitës.

Sa i përket partisë fituese të komunitetit serb në Kosovë, Lista Serbe, Kurti tha se nuk ishte një parti e preferuar e serbëve të Kosovës, por një parti e krijuar nga Beogradi. Ai gjithashtu tha se do të kërkojë përfaqësues të tjerë të komunitetit serb për bashkëpunim.

“Para se të futemi në Listën Serbe, kemi edhe serbë të tjerë që janë politikanë, përfaqësues që njohin pavarësinë e Kosovës, njohin republikën tonë dhe respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të bashkpuojmë në Listën Serbe pa u takuar dhe bashkëpunuar me ata serbë që janë autentikë në përfaqësim dhe janë jashtë diktaturës së Beogradit”, tha Kurti, duke shtuar se gjithsesi ai do fliste me deputetët e Srpska-s, sepse ata do të ishin në Parlamentin e Kosovës, megjithëse sipas tij ky fakt është i rastësishëm.

Ideja e shkëmbimit të territorit do të jetë e vdekur

Sa i përket shkëmbimit eventual të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se ideja nuk kishte vdekur akoma, por që me ardhjen e tij në pushtet, ajo nuk do të mbijetojë.

“Unë duhet të them se ideja e shkëmbimit të territorit ende nuk ka vdekur, sepse si presidenti i Kosovës ashtu edhe presidenti i Serbisë e preferojnë atë. Por me qeverinë e re, përveç që projektet e dështuara do të vulosen si të pasuksesshme, një ide e tillë do të vdesë. Këto janë zgjidhje nga shekulli XIX, ne jemi në shekullin XXI dhe duhet të rritemi sa më shpejtë ekonomikisht dhe të bashkohemi në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Kryeministri i mundshëm i ardhshëm thotë se ai do të zhvillojë një dialog të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë, por gjithashtu se opozita do të jetë pjesë e ekipit negociator.

“Me mua, si kryeministër, do të fillojmë diskutimet me serbët e Kosovës nga nivelet më të ulta deri në nivelet më të larta për zhvillim, për integrimin shoqëror. E pranoj, kjo është diçka ndryshe. Por unë do ta filloj këtë sepse deri më tani asnjë kryeministër nuk e ka bërë një gjë të tillë”, tha Kurti.

Pas përfundimit të procesit, Kurti njoftoi se do të përgatitet për një dialog me Serbinë, me parime të qarta dhe një ekip negociues të Kosovës me një platformë dhe kërkesat për palën tjetër.

“Shengen i Vogël”

“Unë nuk do të lejoj arrogancën e autoriteteve ndaj partive opozitare dhe nuk do lejoj që Serbia të veprojë si pykë në skenën politike të Kosovës dhe të na përçajë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër Serbisë, dhe një marrëveshje me Serbinë, e cila do të arrihet një ditë, do të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndryshimin e Kushtetutës serbe, kthimin e pronave dhe zhdëmtimet ushtarake”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të bashkohej me të ashtuquajturin “Shengen i vogël”, një ide e promovuar së fundi nga treshja Vuçiç, Rama e Zaev, Kurti tha se ai nuk ishte kundër iniciativave rajonale dhe se Kosova nuk duhet të lihet jashtë nismave të tilla.

Duke theksuar se ai duhet të takohet me kryeministrin Rama për të marrë informacion mbi idenë, planin dhe mënyrën e zbatimit të nismës, Kurti tha: “Unë dua që Shqipëria të shohë Serbinë përmes syve të Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme”.

17 komente në “Albin Kurti: Ç’kërkoj nga Rama dhe pse nuk do lejojë Serbinë që të na përçajë”

  1. Edi says:

    O albin , o zoteri,
    Rama ounon per Vucic,
    Rama jo Thaci e solli shkembimin e territoreve ( urdher i Sorros).

    1. Roberto says:

      Po pse jeni kaq te marre o Edo.Ja fut pordhes kot apo do muhabet tani?? Mos u beni me zor koqe se vetem lojen e Vucicit Rama nuk e ben kurre por duhet te shikoni realitetin qe perjetesish nuk mund te vazhdohen me sherre apo grindje.te gjithe jemi popull dhe nuk duhet ngaterruar me politiken.

    2. ?‍♂️? says:

      Or përrc, akoma me Sorosin ? Ne jemi nje qime bythe ne harten gjeopolitike globale. Harro Sorrën dhe Osin se nuk meren me ne. Me ne merret vetem Serbia dhe Greqia, nganjehere dhe italia. Kaq.

    3. Hap says:

      Woowww, Edi qeke shum I informum, dhe trump esht I sorrosi.
      Po iK o pall, per 25 vjet pd donte me tremb njerezit me komunizmin.Tani qe doli qe 70 perqind e PD Jane komunist nga me te vjetrit, doli gogoli sorros.

    4. bureto says:

      Ja këtë Edin tjetër, jo atë të gjatin, duhet të marrë Albini për këshilltar. E siguroj, që nuk do zhgënjehet.

  2. goliku says:

    Albin Kurti je nje idjot qe dallohesh nga forma e kokes, Gjermania fashiste vrau 28 miljon njerz dhe sot Gjermania eshte me e preferuara ne Evropr sepse njerezit atje shikojne perpera, Shqipetaret ne pergjithesi shikojne mbrapa prandaj kame mbetur mbrapa…… Kur je iri si Albini dhe ke mendje te vjeteruar eshte fatekeqesi. Te tille ka plot ne kombin tone dhe kjo perseri eshte fatkeqesi. Shikoni perpara o DERRA se e kaluara e hidhur nuk kthehet me…..

  3. emigranti says:

    Ne takimin e Beogradit qe sapo perfundoi duket qe Rama dhe padiskutim Vucic e Zajev e ashķaluan Kosoven, kur folen per kalimin e lire te mallrave e me shume ne nje rajon prej 12 milion banoresh qe eshte popullsia e ketyre 3 vendeve bashke.
    Kush e pengoi Ramen per ta aplikuar kete sistem se pari me Kosoven.
    Deri tani pengese per gjitne rajonin e Ballkanit peredimoe ( 6 vende ) ka qene Serbia dhe tani qe Kosova me te drejte I vuri taksen ne shkembim te njohjes e ndaljes se lobingut kunder saj del si shpetimtare dhe nepermjet judes Rama I mbyll rrugen Kosoves, duke kryer levizjen è mallrave e njrezve nga Serbia ne Shqiperi permes Maqedonise se Veriut si dhe I le pak mundesi Kosoves per te arritur me shume objektiva ne marreveshjen e ardhshme me Serbine.
    Bukur e permenďi Rama guiden turistike te kohes se monarkise por nuk thote se Zogu perfaqesontè edhe shqiptaret e Kosoves e viseve te tjera shqiptare madje ata kishin perfaqesues te tyre dheshte turp per qeverine shqiptare qe sot pas me shume se 80 vitesh nuk ka hequr doganat me Kosoven .
    Vetem pasi te kete kryer kete veprim me Kosoven Rama mund te beje marreveshjen me vendet e tjera te rajonit e vecanerisht me Serbine.
    E ka per detyre jo vetem morale por edhe kushtetuese Rama te dale ne mbeshtetje te se drejtes se Kosoves.
    Ky veprim I Rames eshte kunder jo vetem Kosoves, por kunder kombit shqiptar. Turp.

    1. Spectrum says:

      Lerini keto brockulla zbatoni keshillat e amerikaneve se do perfundoni keq o armiqte e perbetuar te shqiptareve qe per te vjedhur ca miliona shkaterruat nje vend te tere race bastardesh

    2. liria says:

      Inteligjent e i angazhuar ne kesi soj punesh qenkerke o “emigrant”!Ku e ke pare qe rama e ka anashkaluar Kosoven,apo mos gjithe diskutimin duhet ta kishte ne emer te saj e jo si perfaqesues i Shqiperise e pasketaj Ju analistet e mesjetes do ti turreshit se perse futet ne punet e brendeshme te nje shteti te pavarur!Rama po ta kesh ndjekur takimin ka deklaruar haptazi qe Kosova eshte brenda dhe e patjetersueshme ne kete marrveshje dhe u gezova qe Vuçiç nuk e kontestoi deklaroi ai!Sa per atdhetarin s’ka mbetur ai ti tregoni ju emi -garantet arrat babait!Ndaj njihu me takimin dhe pasketaj vazhdoni e villni per vizionarin me te madh qe ka pare shqiperia deri me sot!

  4. xy says:

    Derra, Rama perfaqson Shqiperin Kosova eshte shtet i pa varur.

  5. beni says:

    Gardhet mesjetare qe kerkojn kosovaret jane pjess e interesave amerikaniste e jo ato rajonale e Europës!
    Teori e koci xoxes ka qen e ngelet nje nga prioritetet me te favorshme per te bashkuar popullin,por qe pushteti i nacionalizmit ekstrem enverist apo sot ai ultranacionaliste kosovar me shum muhexhajdin qe hiqen patriot per ceshtjen kombëtare por jo për t’u integruar ne Kulturen rajonale e Europës len peng prioritetet ekonomike e levizjeje e lire te njerëzve e mallrave!
    Kemi te njejtin histori por qe na hyn e na prish historin ideologjia fetare orjentale me sajesat e pallavrat e pushtetit!
    Integrimi do t’i jepte fund demagogjisë percarse te pushtetit e problemeve vetjake te individëve te veçante për interesat e tyre personale,duke drejtuar ekonomikisht nje popull te tyre me dogmen nacionalizmit nje renim rajonal e izolim total te gjith popullit,njelloj si teza enveriste!

    1. Kiri says:

      Akoma dini me henger plehrat e serbis roma po lun rolin e tradhtarit ne vend te hapi kufirin me kosoven do me hap me serbin ky eshte nje puc kunder albinit.

  6. Bekim Peja says:

    Goliku, ore i,, mençur ” Gjermani nuk ka ditë që ndonjë program televiziv nuk ka reportazhe për luftën e dyte botërore dhe të këqijat që solli ai regjim për njerëz. Ndërsa Serbia krenohet me kriminel luftë. Politikanët Gjermani gjunjëzohet para viktimave që bën gjyshërit e tyre ndërsa serbët nuk pranojnë asnjë fajsi. Gjermania humbi gjysmën e territorit pas që ishte agresori ndërsa Serbia nuk pranon edhe atë territor të humbur që në të vërtet nuk ishte i tij.
    Mund të jenë të prapambetur shqiptarët por maja e të prapambeturve janë serbët.

  7. Timi says:

    Goliku, shqiptarët kanë mbetur mbrapa nga tipat si ti që kanë 30 vite që bërtasin Sali Berisha. Gjermania ka qenë e zhvilluar edhe para hitlerit dhe fati i tyre që filloi lufta e ftohtë dhe armiku u bë Rusia. Rama dhe Albini duhet të projektojnë plane zhvillimi për 30 vitet e ardhshme për gjitha trojet shqiptare së bashku me ekonomistë , akademikë, ushtarakë etj. Duhet mbledhur copat e trupit njëherë që të kesh fuqi për punë dhe dije.

  8. LULJA says:

    AL BIN SHIKO KOSOVEN NUK KA NEVOJE RAMA PER KESHILLAT E TUA .
    I PREMTOVE BASHKIM ME SHQIPERIN DHE NJOHJE NGA SERBIA . MBAJE FJALEN E DHENE 25 % TE ÉLECTORAT SE JU BESOJE VOTEN.
    NUK KA ASNJE INTERES SERBIA TE FUSI PRÉCARJE JU JENI TE PERCARE .
    RAMA ESHTE VIZIONER RAPORTET ME SERBET DUHET TE JENE TE MIRA KUSH KA KRYER KRIME TE DENOHET AL BIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. リアルラブドール

    SilikoDoll グランドディールアラート:話したり学んだりできる最先端のセックスロボットが手頃な価格で利用できるようになります

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      セックス ボット シリコーンとTPE人形を維持するための最良の方法についての6つの助言

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje