Porsche tërheq mbi dy mijë makina luksoze në Kinë, ja arsyeja

20 Tetor 2019, 09:37Bota TEMA

Kompania Porsche ka tërhequr nga tregu i Kinës mbi dy mijë automobila për shkak të defektit të airbagëve, raporton Anadolu Agency.

Prodhuesi gjerman i autobilëve luksozë do të tërheqë makinat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.

Nga tregu i vendit më të populluar të botës, Porsche do të tërheqë modelet Panamera dhe Boxter të cilat janë prodhuar në katër vitet e fundit.

Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë do të munden pa pagesë të bëjnë riparimin e defektit të airbagëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje