Një histeri kolektive ka mbërthyer Turqinë pas nisjes së operacioneve të luftës në Siri. Të gjithë po nxitojnë të deklarojnë mbështetjen e tyre për vendimet e Erdoganit, duke përshëndetur ushtarakisht.
Që nga fëmijët e vegjël, sportistët dhe zyrtarët e lartë janë shfaqur duke nderuar me përshëndetje ushtarake, në paraqitjet publike. Kësaj liste të gjatë i’u shtua edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Gjatë vizitës së tij në shkollën ku u diplomua, studentët e pritën me përshëndetje ushtarake. Siç tregohet në videon e mëposhtme, kur ministri hyri në dhomë, të gjithë studentët u ngritën në këmbë, e përshëndetën ushtarakisht dhe kënduan himnin e shkollës.
Në fjalën e tij, Hulusi Akar theksoi rolin e rëndësishëm të arsimit. Ai gjithashtu iu referua çështjes së disiplinës, duke thënë se disiplina është e nevojshme kudo, jo vetëm në ushtri, ndërsa këshilloi studentët të kujdesen për lidhjet familjare. I pyetur nga një student për operacionet në veri-lindje të Sirisë, Akar u përgjigj se “siguria dhe interesat e vendit janë jetike. Në këtë kontekst ne nuk do të lejojmë asnjë rrezik dhe kërcënim për kufijtë tanë dhe njerëzit tanë në jug të vendit “.
Fillimisht ishin futbollistët e Kombëtares së Turqisë që në ndeshjet e Evropianit me Shqipërinë dhe Francën bënë këtë gjest. Përshëndetja ushtarake ka marrë një dimension histerik, ku sportistë të garve të ndryshme tregojnë solidaritetin e tyre me politikën e Erdoganit. Së fundmi edhe në Kosovë, fëmijë të një shkolle në Prizren përshëndetën ushtarakisht duke mbajtur flamurin turk.
Eeeeeeeejjjj hajde mesjete hajde
kjo seshte histeri o pler qe shkruan me neveri por eshte nje per te gjith dhe te gjith per nje .kjo eshte ajo qe ne legenave ne shqiperi na mungon iken kohet e arta te shqiperis ku luftohej me dinjitet.
“Solidaritet” shumë i fortë dhe mbështetje të politikës së Sulltanit.
Kështu fitohet solidariteti po të burgosesh 40 mijë ushtarak, punonjës të administratës, intelektual, gazetar që kanë mendim të kundërt, ata të tjerët që kanë shpëtuar arrestimin mbështesin politikën e Sulltanit me dëshirën e tyre Jo Jo nga frika. E kemi provuar edhe ne dikur dhe shumica nga të gjithë ne i ka akoma duart me kallo nga duartrokitjet dhe nga solidariteti që kemi pasur për udhëheqjen. (Po ta mban mos duartrokit) Këtë kanë pësuar edhe ata dhe janë në hall me të madh nga se kemi qenë dhe ne dikur. Kjo është e vërteta
Vari lesht, turq hesapi, po aq b.. Q.. A sa dhe Serbi e greku bashke
Kur civilet përshëndetin njëri tjetrin si ushtarakë domethënë që ndjehen të dobët si individe dhe kërkojnë të identifikohen me grupin. Kjo është kohë e keqe për të qenë turk. Më mirë vendet që dijnë të ruajnë paqen. Ky trapi turk po kërkon të shpëtojë të perbrendshmet e mykura me këto allishverishet e jashtme.
Sikur ta bente cdo Shqiptar ate qe bejne Turqit per vendin e vet nuk do ishim ktu ku jemi,ata kane shtet e ne dhe qiellin na e ruajne Greket se sa per token ka kohe qe nuk eshte e jona.