Rrëfimi i Patrice Evra: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova në derbin e Manchesterit

22 Tetor 2019, 09:47Sport TEMA

Patrice Evra ka zbuluar se agjenti i tij mendoi se ishte gabim që francezi u bashkua me Manchester United, pasi ai u zëvendësua 45 minuta mbas debutimit.

Mbrojtësi i majtë u zhvendos në “Teatrin e Ëndrrave” nga Monaco, në vitin 2006, por përjetoi makthin në ndeshjen e parë për “Djajtë e Kuq”, në derbin kundër Manchester City.

Duke folur për “Sky Sport”, Evra zbuloi se ishte i sëmurë para ndeshjes, por kishte shumë frikë t’i tregonte trajnerit Sir Alex Ferguson për gjendjen e tij:

“Kur luajta ndeshjen time të parë me Manchester United, hëngra disa fasule dhe makarona para ndeshjes dhe u sëmura në dhomën time.

Unë do t’i thoja Sir Alex Ferguson “shiko, nuk jam i gatshëm për të luajtur”, por u frikësova, sepse do të mendonte: Ai nuk qenka njeriu i duhur, që të luajë në derbi. Unë startova titullar, por u zëvendësova mbas 45 minutash. 

Mbaj mend që Ferguson më tha: “Tani ulu në stol, shikoje dhe mësojë futbollin anglez”.

Ishte një kohë e vështirë. Edhe agjenti im tha se kemi bërë gabim të madh që firmosëm për Manchester United.

Por, kam qenë me të vërtetë i fortë mendërisht dhe provova se të gjithë kishin gabuar për mua. Jam me të vërtetë krenar që e bëra atë”.

Evra vazhdoi të luante 278 ndeshje për Manchester United gjatë 8 viteve, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 33 asiste, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve, pesë tituj të Premier League dhe tri Kupa të Ligës.

1 komente në “Rrëfimi i Patrice Evra: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova në derbin e Manchesterit”

  1. Do kesh ngrene fasule te prishura dhe ke pas shume pordhe, dihet qe pordha e madhe gris breket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje