Do organizonin sulm në festën kombëtare të Turqisë, arrestohen 43 terroristë

29 Tetor 2019, 19:34Bota TEMA

Autoritetet turke raportojnë se kanë shkatërruar një rrjet celulë të Shtetit Islamik i cili ishte duke planifikuar një sulm terrorist gjatë festimeve për ditën kombëtare të Turqisë që përkonte me këtë të martë.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 43 të dyshuar si pjesë e celulës terroriste.

Sipas policisë dhe mediave shtetërore, operacioni u shtri në tre vende të ndryshme në Stamboll dhe qytetin e Bursës.

Terroristët kishin vendosur kontakte me njerëz që do t’i siguronin atyre mjetet logjistike të nevojshme për sulmin terrorist.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë shtetas sirianë dhe autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.

Turqit festojnë më 29 tetor 95 vjetorin e themelimit të Republikës sekulariste të Turqisë, e cila u ngrit nga hiri i Perandorisë Otomane.

1 komente në “Do organizonin sulm në festën kombëtare të Turqisë, arrestohen 43 terroristë”

  1. Glauk says:

    Ka edhe shtetas turq aty.

    Sa per Republiken e themeluar ne 1923, nuk u ngrit nga hiri i Perandorise Osmane por u themelua kunder Perandorise Osmane.

    Mesojeni me mire historine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje